Author: tirana

Analisti Ben Andoni shprehet se heqja e vetos së Bullgarisë lehtësoi procedurat për anëtarësimin në BE, dhe se tashmë i takon kësaj të fundit të plotësojë modalitetet. Më tej, ai i cilësoi reagimet e kryeministrit Edi Rama gjatë samitit të BE, jashtë protokollit. Sipas tij, shefi i qeverisë duhet të jetë më i kujdesshëm. “Reagimet e Ramës janë jashtë protokollit, janë gjëra të papranueshme për gjuhën që përdoret për BE. Rama duhet të jetë më i kujdesshëm, por mesa shikoj njerëzit që janë përreth tij, nuk e kanë mundësinë ta ekuilibrojnë…Sot janë lehtësuar procedurat, sepse vetoja e Bullgarisë u hoq.…

Read More

Nga Shpëtim Nazarko Në historinë e shtetit shqiptar, ka pak fjalime të atyre që e kanë përfaqësuar atë dhe që mund të regjistrohen në memorien e përgjithshme. Ato janë të Fan Stilian Nolit në Lidhjen e kombeve, ai i Hoxhës në Konferencën e Paqes në Paris, Alisë në Kombet e Bashkuara dhe së fundmi, ai i Ramës në Bruksel. Vetë, më duket ai më i holli, i Alisë, po kjo është çështje shijeje. Fjalimi i Ramës është analog me të Nolit, po natyrisht dhe kjo është çështje shijeje. Një kolosi me talent poliedrik si Fan Nolit, nuk mund t’i afrohet…

Read More

Dalin përgjigjet e provimit të biologjisë për të gjithë ata maturantë që e kanë përzgjedhur. Ministrja e Arsimti dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar përgjigjet e tezës së biologjisë dhe mënyrës së vlerësimit. “Të dashur maturantë, I kam marrë të gjitha mesazhet tuaja dhe i kam ndjekur me vëmendje shqetësimet në lidhje me testin e biologjisë. Më poshtë gjeni linkun me skemën e vlerësimit të publikuar nga QSHA dhe ndërkohë po konsultohemi me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit. Për çdo rast, ju sigurojmë që do të marrim të gjitha masat e nevojshme që ju…

Read More

Gjykata e Lartë amerikane i ka dhënë fund mbrojtjes kushtetuese gati 50 vjeçare për abortin – një vendim i shumicës së saj konservatore për të përmbysur çështjen historike të gjykatës. Vendimi i së premtes pritet të çojë në ndalimin e abortit në afërsisht gjysmën e shteteve amerikane. Vendimi, i paimagjinueshëm vetëm pak vite më parë, ishte kulmi i përpjekjeve prej disa dekadash të kundërshtarëve të abortit, i mundësuar nga një krah i guximshëm i djathtë i gjykatës që është forcuar nga tre anëtarët e saj të emëruar nga ish-presidentit Donald Trump. Vendimi erdhi më shumë se një muaj pas rrjedhjes…

Read More

Marjeta Zylali, 31-vjeçe, nga Librazhdi, rezulton e zhdukur prej dy javësh. Në një lidhje telefonike në studio, shoku i Marjetës, Bledi nga Pogradeci, publikoi SMS-të e fundit me 31-vjeçaren, e cila nuk di të shkruajë dhe lexojë, por vetëm i shkruan që “Jam në Tiranë”, ndërsa e shoqëron mesazhin e saj me ikona duke qarë dhe lutje, çka ngre dyshime që e reja mund të mbahet peng, raporton “BalkanWeb”. Në studion e emisionit ishte dhe nëna e 31-vjeçares, e cila hodhi akuza ndaj shoqes së Marjetës, Valentinës, dhe një djali nga Elbasani, Gentian Koçi, se po e shfrytëzojnë për interesat…

Read More

Mjekët këshillojnë se dhimbja në pjesë të ndryshme të trupit mund të zbulojë problemin shëndetësor që ju mbartni: Zemra: Nëse ndjeni dhimbje në gjoks, kontrolloni funksionin e zemrës, edhe nëse ndjeni dhimbje në krahun e djathtë apo në pjesën e sipërme të shpinës. Jeni veçanërisht të kujdesshëm në qoftë se dhimbja anon në anën e majtë të trupit tuaj. Kjo është mënyra përmes së cilës trupi juaj dërgon sinjale përmes palcës kurrizore. Mushkëritë dhe diafragma: Nëse dhimbja prek qafën dhe supet , kontrolloni mushkëritë tuaja dhe diafragmën. Konsultohuni me mjekun për ndonjë terapi të mëtejshme. Mëlçia dhe tëmthi: Dhimbjet në mëlçi dhe në…

Read More

Modelja shqiptare Erjona Sulejmani nuk ka ndërmend të ndalë pozat provokuese. Tashmë ajo po kalon pushimet verore në bregdet dhe e ka më të lehtë të ekspozojë hiret e saj. Së fundmi, modelja shkodrane ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet para pasqyrës me bikini duke fotografuar veten dhe vë në pah të pasmet e saj. Ndërsa në një foto tjetër, Erjona Sulejmani shfaqet me pamje nga bregdeti dhe ekspozon gjoksin bombastik.

Read More

Vlerat e vitaminës C janë të larmishme, por prania e saj është e domosdoshme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve kardiovaskulare, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme. Siç ndodh rëndom edhe në rastin e vitaminave të tjera, shumë njerëz në vendin tonë nuk konsumojnë sasinë e duhur të kësaj vitamine të rëndësishme. Kjo vjen si pasojë e ushqyerjes së shpejtë e të keqe dhe mungesës së suplementëve. Kur organizmi nuk merr sasinë e mjaftueshme të kësaj vitamine, njeriu përballet me manifestimin e një sërë simptomash mendore dhe fizike. Për më tepër, organizmi bëhet më…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, duke komentuar vendimin e Bullgarisë për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, ai u shpreh se nuk e ka fajin Bullgaria për hapjen e negociatave për Shqipërinë, por qeverisja e Ramës. “Nuk na e ka fajin Bullgaria që nuk hapen negociatat, e ka fajin Shqipëria, kjo qeverisje. E ka fajin shteti shqiptar që në çdo raport ndërkombëtar del shteti më i korruptuar i Europës. Në vend që të kemi një qeveri që reflekton, ti ke Edi Ramën që shqetësohet se ku I gjejnë paratë shqiptarët me 300 mijë lekë rrogë që edhe jetojnë…

Read More

Në një rrëfim për jetën e tij tek Rudina Magjistari, fotografi me famë botërore, Fadil Berisha ndalet edhe në historinë familjare. Një aspekt jo shumë i njohur i tij pasi gjithmonë ka ulërirë puna dhe suksesi, por në vitin 1953 familja e tij emigroi për në SHBA. Për në tokën e mundësive, u bë shkak një rrethanë jo e favorshme, por që rezultoi të ishte e duhura. “Siç thashë më herët, prindërit e mi kanë ikur në ’53-in. Ta dijë Shqipëria një herë e mirë, unë jam nga Tropoja. Të gjithë e mendojnë që jam kosovar, në të vërtetë jam…

Read More

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez deklaroi këtë të premte se Spanja është e gatshme të pranojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sipas rekomandimit të Komisionit Evropian të 2016-ës. “Spanja luan rol konstruktiv dhe jemi të hapur për aprovimin e heqjes së vizave për Kosovën”, ka thënë ai në një konferencë për media në fund të samitit të Këshillit Evropian në Bruksel, që një ditë më parë pati një takim me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, shkruan “europapress”. Këshilli Evropian ende nuk i ka dhënë dritën jeshile Kosovës për shkak se pesë shtete anëtare, si Spanja, Qiproja, Greqia,…

Read More

Ju mund të mendoni se dini gjithçka për shenjën tuaj të zodiakut, por astrologët zbulojnë një anë më pak të njohur dhe të paeksploruar të vetvetes. Jeni gati ta zbuloni? Dashi Ju njiheni për dinamizmin dhe shpirtin tuaj luftarak, por ajo që pak njerëz dinë për ju është se ju fshihni një pafajësi fëmijërore që bie në kundërshtim me atë që u tregoni atyre që ju rrethojnë. Demi Nuk dorëzoheni lehtë dhe jeni shumë kokëfortë. Të gjithë e dinë këtë, por ajo që dihet më pak për ju është se jeni artistik në natyrë dhe ju pëlqen të krijoni. Sipas…

Read More