Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do isha në Tropojë me delet”, Fadil Berisha rrëfen historinë familjare që i dha mundësinë e jetës

18:45 / June 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fadil berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një rrëfim për jetën e tij tek Rudina Magjistari, fotografi me famë botërore, Fadil Berisha ndalet edhe në historinë familjare. Një aspekt jo shumë i njohur i tij pasi gjithmonë ka ulërirë puna dhe suksesi, por në vitin 1953 familja e tij emigroi për në SHBA. Për në tokën e mundësive, u bë shkak një rrethanë jo e favorshme, por që rezultoi të ishte e duhura.

“Siç thashë më herët, prindërit e mi kanë ikur në ’53-in. Ta dijë Shqipëria një herë e mirë, unë jam nga Tropoja. Të gjithë e mendojnë që jam kosovar, në të vërtetë jam nga të dyja dhe i shoh si një, por familja ka ikur në ’53-in dhe unë kam lindur në Kosovë.

Babi në atë kohë kohë i dhanë  një detyrë, të vriste një kosovar dhe të mos dihej. Ai s’mundi ta bënte atë gjë dhe i thotë “të lutem mos trego se kush të shpëtoi sepse mua më vrasin”. Ai e tregoi dhe babin e fton qeveria të shkojë në Tiranë, “të të japim gradat”, por ai e dinte se nuk do ta bënin. I thonë kushërinjtë “hajde ikim në Tiranë se do kënaqemi”, ata shkojnë, ai nuk shkon, ata i rrahin, i fusin në burg.

Ndaj babai i Fadilit shpëtoi veten dhe shkoi në Serbi ku bën 8 muaj burg. Ata i ofrojnë një biletë që të shkonte në një vend tjetër kudo në botë ose të qëndronte aty, pa asnjë lehtësi nga shteti. Ashtu si shumë emigrantë të tjerë të asaj kohe, ai zgjedh të shkojë në SHBA.

“Mos të kishte ndodhur kjo, do isha në Tropojë me delet akoma”, shton Fadili me humor. “Kush e kishte menduar një malok kështu, fotograf i modës? Si unë, si Emine Çunmulaj”, përmbyll ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.