Dalin përgjigjet e provimit të biologjisë për të gjithë ata maturantë që e kanë përzgjedhur. Ministrja e Arsimti dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar përgjigjet e tezës së biologjisë dhe mënyrës së vlerësimit.
“Të dashur maturantë,
I kam marrë të gjitha mesazhet tuaja dhe i kam ndjekur me vëmendje shqetësimet në lidhje me testin e biologjisë.
Më poshtë gjeni linkun me skemën e vlerësimit të publikuar nga QSHA dhe ndërkohë po konsultohemi me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.
Për çdo rast, ju sigurojmë që do të marrim të gjitha masat e nevojshme që ju të vlerësoheni sipas meritës dhe nivelit të arritjeve”, shkruan Kushi.
Testi:
