Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur këngëtarit nga Kosova, Enur Pakashtica. Katër persona të armatosur me armë kanë tentuar që të grabisin biznesin e tij. “Kam qenë në katin e dytë të ambienteve ku punoj, kur kanë ardhur grabitësit. Njëri prej tyre mu afrua me një armë të tipit “AK 47” dhe po më kërcënonte që t’i jepja para. Por nuk e bëra një gjë të tillë. Iu vërsula edhe unë pas. Edhe ai filloi të zbrapset. Kur zbrita pashë edhe 3 bashkëpunëtorë të tij dhe i pashë që filluan të dilnin jashtë. Kur dolën, pashë që qëlluan me…
Author: tirana
‘Si u bëra agjente e SHISH’. Rrëfimi i një prej agjenteve të Shërbimit Informativ Shqiptar është publikuar në raportin e këtij institucioni për vitin 2021. Agjentja tregon se si u rekrutua nga SHISH, stërvitjen dhe betimin për të qenë gati për të shërbyer siç e quan ajo. Rrëfimi i plotë: Rrugëtimi për t’u bërë pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit ka qenë një nga rrugëtimet më emocionuese të jetës sime. Gjithçka filloi kur lexova njoftimin se ishin hapur aplikimet e reja për punë pranë këtij institucioni. Kjo ishte mundësia që kisha pritur prej një kohe të gjatë! Në atë periudhë, punoja…
Të shkosh te dentisti nuk është kurrë e mirëpritur, por për rusët që jetojnë nën sanksionet e vendosura nga Perëndimi, tani vizitat dentare janë edhe më vështira. Industria dentare ruse është pothuajse tërësisht e varur nga importet evropiane dhe amerikane të pajisjeve dhe materialeve, dhe tani, duke u përballur me një zinxhir furnizimi praktikisht të ngrirë, dentistët po përpiqen të peshojnë alternativat e trajtimeve potencialisht inferiore për pacientët – dhe duhet të rrisin çmimet. “Të trajtosh dhëmbët ka qenë gjithmonë një luks, por tani edhe më shumë”, thotë Inna, pronare e një klinike dentare në qytetin siberian të Krasnoyarsk. “Pavarësisht…
Frutat më të preferuara të stinës së verës janë padiskutim mango dhe shalqini. Megjithatë, nuk duhet ta teproni me sasinë. Shalqinjtë me përmbajtje të lartë uji janë të shkëlqyeshëm për të shuar etjen, por kjo sjell me vete disa efekte anësore. Edhe pse është një burim i shkëlqyer i ujit dhe fibrave dietike, shalqini mund të shkaktojë probleme me tretjen, si diarre, fryerje dhe gazra. Ai përmban sorbitol, një përbërës sheqeri që dihet se stimulon tretjen e patrazuar dhe kontrollon aciditetin, por në sasi më të mëdha mund të shkaktojë probleme me stomakun. Do të habiteni kur mësoni se ata…
Ushtria shqiptare ka kryer një tjetër stërvitjet me mbështetjen e ekipit trajnues amerikan të SFAB. Bëhet e ditur se në stërvitjen e fundit 3-ditore mori pjesë Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë. “Përfundon stërvitja e dytë 72-orëshe, e Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë. Gjatë kësaj stërvitje, u testuan të gjithë kapacitetet operacionale të GBKL, me mbështetjen e ekipit trajnues amerikan të SFAB”, njofton FA me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë edhe pamjet nga stërvitja.
Policia sllovene ka shkatërruar dy banda kriminale të të përfshira në trafikun e sasive të mëdha të drogave ilegale. Ata arrestuan 11 të dyshuar dhe sekuestruan disa kilogramë kokainë dhe kanabis dhe mbi 60.000 euro. Ekipi mblodhi prova se një rrjet droge i drejtuar nga një shtetas shqiptar në Evropë po kontrabandonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt vendeve evropiane. Media Slovenia Times, shkruan se kreu i grupit u vra në një restorant në Ekudador, në fillim të vitit 2022, konkretisht Ergys Dashi. Sipas hetimeve, në Slloveni, Ergys Dashi është ndihmuar nga një tjetër shqiptar, i cili…
Publikohen pamjet kur Martia Patti çon vajzën e saj me makinë drejt vendit të krimit më 13 qershor në Catania dhe për këtë i janë dashur 1 orë e 9 minuta. Ditën e djeshme dolën pamjet kur gruaja e sjell fëmijën në shtëpi, për të dalë sërish pas 24 minutash. Pasi kanë dalë nga shtëpia, Elena ishte ulur në sendiljen e pasme. Kamera e vëzhgimit regjistron herën e tretë teksa kalon makina e Martina Patti, pikërisht një orë e nëntë minuta më vonë. Këtë herë gruaja është e vetme, pa fëmijën dhe është nisur sërish për në shtëpi. Duart e…
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1974, ku Peçi Orgocka dhe Sezai Shyti, funksionarë partiakët pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, me anë të disa raport-informacioneve dërguar Komitetit Qendror të PPSh-së, informojnë, lidhur me me zhvillimin e mbledhjeve të 12 organizatave bazë të partisë në përfaqësitë diplomatike shqiptare të akredituara në disa vende të botës, ku u diskutua Buletini Nr.3, lidhur me letrën e Komitetit Qendror, “Mbi veprimtarinë armiqësore të Beqir Ballukut”. Raport-informacionet e plota të Peçi Orgockës dhe Sezai…
Mediat e huaja raportojnë se tre shqiptarët janë kapur me një plantacion bimësh narkotike prej 2 mijë rrënjësh në Valencia. Fillimisht ishte një agjent i fshehtë që zbuloi drogën e mbjellë nga shqiptarët ndërsa pas një kontrolli u zbulua një tjetër sasi e madhe kanabisi i kultivuar në hapësira të mbyllura. Plantacionin e drogës e kanë zbuluar në një anije e modifikuar sikur shiste divanë nën mbishkrimin ‘Divanë në masën tuaj’. Agjentët kanë kontrolluar anijen në prani të pronarit të saj, ku kanë zbuluar 3 shqiptarët, që kalonin natën brenda anijes dhe prej disa ditësh nuk kishin dalë prej saj,…
Korrupsioni dhe krimet në ekonomi mbeten fenomene shqetësuese që cenojnë barazinë ekonomike mes shtetasve dhe sundimin e ligjit. Në raportin e publikuar së fundmi nga SHISH, theksohet se pastrimi i produktit të veprës penale mbetet karakteristikë e krimit të organizuar. Ndërveprues janë edhe shtetas të huaj, të përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar. Krimet në ekonomi më të përhapura janë: evazioni fiskal, nëpërmjet aplikimit të praktikave dhe skemave të ndryshme abuzive; kontrabanda e mallrave të akcizës, shfaqur nëpërmjet manipulimit të dokumentacionit doganor, si dhe të kartëmonedhave të huaja kesh dhe të metaleve të çmuara mbi vlerën e lejuar; realizimi i…
Dashi Edhe pse një pjesë e juaja sot i është përkushtuar karrierës, pjesa tjetër do vetëm qetësi dhe të relaksohet në prani të njeriut të zemrës. Beqarët më në fund do takojnë personin e duhur me të cilin do përshtaten mjaft mirë. Në panin financiar situata do të jetë mjaft e mirë. Demi Miqtë janë ata që mund ti vlerësojnë më mirë veprimet tuaja. Mos u mërzisni sot nëse, partneri/ja ju kritikon në një situatë të caktuar. Beqarët do gabojnë rëndë pasi do marrin vendime të nxituara vetëm për të ndryshuar statusin. Financat do jenë nën kontroll, do dini si…
Dy persona janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Kurbinit me akuzën e vrasjes së Rakip Rrolit në dhjetor 2021. Të pandehurit Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj sipas hetimeve e kanë kryer ngjarjen për hakmarrje. Viktima disa kohë para ngjarjes kishte dhunuar Llej Likën, duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike. Prokuroria e Kurbinit, i ka dhënë fund hetimit për vrasjen e Rakip Rrolit, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Laçit. Dosja është dërguar në gjykatë me dy të pandehur, Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj. Njëherësh prokuroria ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit…