Author: tirana

Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka komentuar vendimin e Bullgarisë për të miratuar propozimin e Macron për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut. “Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ec përpara!” – tha Varhelyi.

Read More

Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës, i kthehet bojkotit të seancave gjyqësore. Kjo dhomë me 244 anëtarë mori sot vendimin për bojkotimin e seancave gjyqësore, përfshirë edhe masat e sigurimit, në datat 27, 28 dhe 29 qershor. Avokatët në disa qytete të vendit kanë njoftuar vazhdimin e bojkotit për seancat gjyqësore për shkak të mos reagimit të treguar ndaj kërkesave të tyre lidhur me hartën e re gjyqësore. Ata e kanë kundërshtuar këtë projekt të ri si të pabazuar në specifikat lokale dhe si një projekt sipërfaqësor që vetëm do të rriste kostot e punonjësve të drejtësisë, do të zhbalanconte zinxhirin…

Read More

Diplomati Gëzim Podgorica, thekson se Shqipërisë nuk i intereson një konflikt me Bullgarinë, duke shtuar se thirrja e domosdoshme për udhëheqësit është që të jenë të kujdesshëm në politikën gjeostrategjike. “Kryeministri ishte në të drejtën e vet të reagimit, me një ngarkesë emocionale, pas një ‘Jo’-je te përsëritur, që ka dy vite ku mandatin për ta kundërshtuar e ka marrë Bullgaria. Rama e di që nuk është çështje bullgare dhe ka një tejkalim të së drejtës në komunikim. Ministria e Jashtme bullgare ka reaguar diplomatikisht me të drejtë lidhur me këtë. Ka një thirrje të domosdoshme që udhëheqësit të jenë…

Read More

4 muaj luftë nga Rusia në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka postuar një shkrim një Telegram duke rikujtuar edhe njëherë qëllimin e luftës e cila mbush katër muaj sot. “Gjithçka ndryshoi për Ukrainën katër muaj më parë. U bëmë një vend me çizme ushtrie. Një vend në tanke, avionë, anije. Një vend në llogore dhe strehimore”. Rusia filloi pushtimin e saj të Ukrainës katër muaj më parë më 24 shkurt, ndërkohë miliona njerëz kanë humbuj jetën. Ndërtesat, spitaet shkollat janë shkatërruar nga forcat ruse.

Read More

Neymar mendon rikthimin në Barcelonë. Pas deklaratave të fundit të presidentit Al Khealifi ku e cilësonte si “të padëshiruar”, futbollisti brazilian po mendon seriozisht për të ardhmen e tij. Mediat nga Spanja raportojnë se sulmuesi mund të largohet nga Parisi gjatë kësaj vere, dhe 30-vjeçari dëshiron të rikthehet te Barcelona. Sigurisht për situatën në të cilin klubi ndodhet, kjo është e paimagjinueshme mirëpo duket se lojtari është i gatshëm dhe për të negociuar. Një prej emisioneve më të njohur në Spanjë “El Chiringuito” theksoi se agjenti i lojtarit, Pini Zahavi ka ofruar brazilianin tek katalanasit për shumën e 50 milionë…

Read More

Ish-kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, i rrëzuar nga Parlamenti i Bullgarisë ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimit të Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Ai shkruan se Parlamenti bullgari mori sot një vendim historik teksa ka shtuar se Integrimi i Ballkanit Perëndimor është interesi strategjik i BE. “Parlamenti bullgar sot mori një vendim historik duke i dhënë dritë jeshile propozimit francez për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është interesi strategjik i Bashkimit Europian”, shkroi Petkov në Twitter.

Read More

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta kanë reaguar menjëherë pas këtij vendimi. Meta cilëson si një lajm të mirë nga Sofja mike. “Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit. Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit…

Read More

Parlamenti bullgar ka miratuar propozimin e presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kryeministri Edi Rama, tregon se ka folur në telefon me ish-kryeministrin dhe kreun e opozitës bullgare, Boyko Borissov, për të cilin thotë se partia e tij në Kuvend me votimin e propozimit francez për heqjen e vetos, i shpëtoi fytyrën Bullgarisë. “Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s…

Read More

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Mix”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të tregtimit të mallrave të sjella kontrabandë në shtetin tonë. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës. Shiste në dyqanin e tij mallra, të cilat dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë, procedohet penalisht 39-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, mallrat e ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e tregtimit të mallrave që futen kontrabandë në vendin tonë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për të cilët tha se janë “aleatët e Tiranës në ditë të vështira”. Veliaj theksoi disa investime që Bashkia e Tiranës po kryen në bashkëpunim me BERZH-in. Ai dha lajmin e mirë për kthimin e zonës së Bregut të Lumit në një park linear, si vijim i projektit të Pyllit Orbital. “Kemi identifikuar zonën e Bregut të Lumit për ta kthyer në një park linear me pemë, por ndërkohë jemi në hapat e fundit për përfundimin e skemës së financimit…

Read More

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi shantazhonte me publikimin e fotove dhe videove një të re, e cila i kishte dhënë para pas presioneve. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi K. K. i kishte marrë shuma të ndryshme parash në mënyrë të vazhdueshme, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht që t’i jepte shuma të tjera parash, për mospublikimin e disa fotove dhe videove që ai dispononte. Njoftimi i policisë: Deklaratat e Ramës, reagon zv.kryeministrja bullgare: Fyese dhe të papranueshme, ne nuk jemi një turp… Finalizohet operacioni policor i koduar “Shantazhi”, i zhvilluar nga…

Read More

Pasi gjeti dashurinë, Fifi nuk rresht me dedikimet romantike në rrjetet sociale për të dashurin e saj. “Përtej dashnisë! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di, ty do të dedikoj veten. M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me radhë. Të dua”. Gazetarja njëkohësisht aktiviste për të drejtat e grave, Zhaklin Lekatari e cilëson si gjënë më të shëmtuar të thënë nga një grua në shekullin 21. Sipas saj ajo po e përdor audiencën për të…

Read More