Kryetari i PD-së, Sali Berisha pohoi se është takuar disa herë me presidentin Ilir Meta, ndërsa e ftoi atë që të bashkohet në koalicionin opozitar. Berisha tha se të ftuara në këtë nismë do të jenë të gjitha ato forca që janë kundër këtij regjimi. “Disa herë jemi takuar me presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet dhe e mirëpres kontributin i tij dhe të LSI-së në opizitarizmin kundër Edi Ramës. Ne do të bashkohemi me të gjitha forcat politike kundër Ramës.”, tha Berisha.
Author: tirana
Dy vëllezër, 14 dhe 15 vjeç janë arrestuar nga policia italiane pasi kanë bërë kërcënime dhe sulme të vazhdueshme ndaj një djali të moshës së tyre dhe nënës së tij. “Na jep paratë, përndryshe do të të vrasim djalin”. Ishte ky mesazhi që dy djemtë i dërgonin vazhdimisht nënës së një 14-vjeçari, ndërsa një herë i gjeti edhe në shtëpinë e saj, të vendosur për të marrë një borxh të pretenduar prej pak më pak se 200 euro. Ky borxh sipas tyre ishte grumbulluar për blerjen e marijuanës që nga i biri i saj 14-vjeçar, i cili e kishte për…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk dha detaje se sa do të zgjasë protesta e 7 korrikut. Ai u shpreh se është i gatshëm që ta udhëheqë, por edhe të udhëhiqet nga kjo protestë. “Të vërtetat janë protesta duhet të jetë e atillë që nuk duhet të ndalet gjer në realizimin e qëllimit. Por cila do jetë kjo protestë që nuk do ndalet, do e përcaktojë vetë protesta. Mos harroni një parim: në lëvizje ky është një front, fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Në një lëvizje suksesi përcaktohet kur ti pranon që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin. Mund të…
Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në ceremoninë dedikuar çeljes së konkursit për nismën më të re të qeverisë shqiptare, për realizimin e veprave të artit në hapësira publike. Janë 18 hapësira që projekti përfshin dhe Rama shpjegoi se do të ketë tre projekte fituese nga artisë ose grupe artistësh, të cilët pas fitimit të këtij fondi të përcaktuar do t’i japin një dorë rivitalizimit të jetës në komunitet. FJALA E RAMËS: Do të kërkojë natyrisht edhe testin e eksperiencës për të parë sesi do të eci, çfarë do të mund të përmirësohet, cilat do të jenë sugjerimet, e…
Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Pogradec. Sipas policisë, sot rreth orës 10:00, në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, është vetëvarur shtetasi H. Ç., 83 vjeç, i cili nga deklarimet e mara dyshohet se vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti të turpshëm sulmin që Rama i bëri Bullgarisë që bllokoi Maqedoninë e për rrjedhojë edhe Shqipërinë në BE. Duke folur në konferencën për shtyp një ditë pas Samitit në Bruksel, Berisha tha se Rama është i martuar me Vuçiçin, duke shtuar jo pa humor se i referohet aspektit politik. Pjesë nga fjala e Berishës Unë do quaja skandal shumë të rëndë sulmin që i bëri Bullgarisë e cila në mënyrë absolute në të paktën 32 vitet e fundit ky vend ka të regjistruar në arkivat e saj me qindra vendime miqësore me…
Henrik Hoxhaj, i cili tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, do të merret sot në pyetje nga SPAK. Në pamje shihet se si një makinë policie dërgon në SPAK të arrestuarin, ish-miku që çoi pas hekurave Nuredin Dumanin, që me rrëfimet e tyre tronditën botën e nëndheshme të krimit. Hoxhaj është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për shkak të statusit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. I penduari i drejtësisë, do të pyetet nga prokurorët mbi krimet e rrëfyera prej tij dhe bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Autoritetet talebane në Afganistan njoftuan se kishin ndërprerë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 22 qershorit që goditi pjesën lindore të vendit, teksa numri i viktimave tashmë ka shkuar në 1150 persona, sipas mediave të huaja. Abdul Ëahid Rayan, drejtori i agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Bakhtar’ tha se numri i viktimave ka arritur në 1150 persona ndërsa të plagosurit janë të paktën 1600. Më herët, më 24 qershor, Muhammad Nassim Haqqani, zëdhënësi taliban i Ministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha për mediat se mbi 10 mijë banesa ishin shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në tërmetin që goditi pjesën lindore të vendit, pranë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama ka shkuar në Bruksel si vasal i Aleksandër Vuçiç. Mes të tjerash për Berishën, moshapja e negociatave nuk ka të bëjë me Bullgarinë por me mos përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE për Shqipërinë. Për Sali Berishën, kryeministri Edi Rama u soll në Bruksel si Dodik dhe jo si kreu i qeverisë shqiptare. “Edi Ramës nuk i hapi negociatat. Nuk e pranojnë. Në mënyrë absolute shkaqet themelore nuk është Bullgaria por siç ja tha vetë padroni i tij Vuçiç, janë disa vende…
Kryeministrit Rama me sa duket “nuk i del inati” pas deklaratës së ministrisë së Jashtme bullgare i cila i kërkon që të marrë parasysh mënyrën e të shprehurit. Pasi iu përgjigj kësaj deklarate, kryeministri Rama përmes një reagimi të dytë i kujton Bullgarisë së miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, pro i japin dorën. “Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër @BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin…
Ekziston një shpjegim shkencor se si trupi mund ta ndjejë kohën edhe kur është në gjumë të thellë. Ora e brendshme e trupit tuaj – ritmi cirkadian – rregullon ciklin gjumë-zgjim. Është si një orë 24-orëshe që funksionon duke kontrolluar presionin e gjakut, temperaturën e trupit dhe ndjenjën e kohës që dikton sa të përgjumur ose vigjilent jeni. Proteina PER rregullon ciklin gjumë-zgjim pasi nivelet e proteinave rriten dhe bien, duke arritur kulmin në mbrëmje dhe në nivelin më të ulët gjatë natës. Nivelet e ulëta të PER çojnë në uljen e presionit të gjakut dhe ngadalësojnë rrahjet e zemrës,…
Maturantët janë ulur për herë të katërt në banka për të zhvilluar këtë herë provimin me zgjedhje. Sapo kanë kaluar 10 minuta nga nisja e provimit, në rrjet është publikuar tezat e Bilogjisë, Fizikes dhe qytetarisë. Provimi nisi në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30. Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Kjo tanimë është bërë një “traditë” në vendin tonë, e cila ndodh prej vitesh.