Gjykata e Pogradecit ka lënë burg dy policët dhe dy doganierët e arrestuar në Qafë Thanë pak ditë më parë, të cilët u kapën duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore. Konkretisht me kërkesë të prokurorisë, gjykata la në burg Julian Poce, Arjan Hajrulla, Fisnik Mahmutllari dhe Vladimir Bardhi. Ndërsa 3 tregtarët e ndaluar Julian Hila, Bule Hila dhe Florenc Gega, janë lënë në arrest shtëpie. Masa e sigurisë sapo ka përfunduar në Gjykatën e Pogradecit. Dhoma e Avokatisë se Pogradecit nuk i ka bojkotuar masat e sigurisë dhe te…
Author: tirana
Gjatë 2 ditëve të fundit në Rinas kanë mbërritur me 2 avionë charter nga Anglia dhe Franca, 72 shtetas shqiptarë të kategorisë “Deportiv”. Kjo në kuadër të operacionit për riatdhesimin e shqiptarëve që gjenden në situatë të parregullt në territorin britanik dhe në atë francez. Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia, ndodheshin 24 shtetas shqiptarë, nga të cilët 21 shtetas shqiptarë që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe 3 shtetas të tjerë, për qëndrim të parregullt në Angli. Këta shtetas, pasi iu nënshtruan procedurave të intervistimit…
Hueyda El Saied luftoi, por kanceri i mori jetën. SotPresidenti i Republikës, Ilir Meta e dekoroi pas vdekjes me Titullin “Mjeshtër i Madh” artisten e spikatur shumëdimensionale, si dhe mbrojtësen e të drejtave të njeriut. “Në vlerësim të kontributit të pasur si artiste shumëdimensionale në fusha të ndryshme sibalet, pikturë, televizion e teatër. Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste e të drejtave të njeriut, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore.” Jeta e Huejdës ka qenë shumë dinamike. Ajo…
Ditën e sotme është hedhur shorti i Seria A për sezonin 2022-2023 që do të startojë më 13 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor. Goglat kanë ndarë edhe ndeshjet që do të nisin kampionatin, si dhe të gjitha sfidat e tjera të Serie A. Milani do të nisë kampionatin përballë Udineses, ndërsa Interi në transfertë kundër Lecces. Juventusi do ta nisë ndaj Sassuolos. Për sa i përket derbit të Milanos, ndeshja e parë do të zhvillohet në javën e pestë më 4 shtator ku pritës është ekipi i Milanit, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në javën…
Garda e Republikës do të marrë në ruajtje Gjykatën e Posaçme dhe SPAK. Sipas vendimit të marrë, shërbimet e Policisë së Shtetit do të zëvendësohen me punonjës të Gardës. Kjo mund të lidhet me arrestimet e fundit, sidomos ajo e Nuredin Dumanit që ka rrëfyer krimet e bujshme dhe ka nxjerrë për vrasjet e kryera vitet e fundit. Nga Garda ruhen dhe dy institucionet e tjera të Vettingut të krijuara pas reformës në drejtësi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Ankimimit.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku një një deklaratë për mediet ka kritikuar projektin për aeroportin e Vlorës. Ajo denoncoi se projekti do të shkatërrojë zonën e mbrojtur në zonën e Vjosë-Nartës. Por, përpos shkatërrimit të zonës së mbrojtur, Tabaku konstaton se ky projekt në vetvete është korruptiv. Tabaku: Ditën e djeshme në kuvendin e Shqipërisë ngritja një çështje që si deputete dhe si kryetare e komisionit të integrimit më është dashur ta ndjek; aeroportin e Vlorës. Një projekt që kryeministri e shpalli fituesin dhe vendin e ndërtimit në mars 2021, pak javë përpara ditës së zgjedhjeve. Ministrja Kumbaro ditën e djeshme deklaroi se “njolla…
Zemërimi i kryeministrit të Shqipërisë me veton bullgare ndaj hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, gjë që ndikon direkt edhe në procesin integrues të Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters ka si titull “Kandidatët e Ballkanit për anëtarësim largohen duarbosh nga samiti i BE-së”. Më tej Reuters citoi kryeministrin e Shqipërisë duke thënë se ky ishte një “turp” dhe akuzoi gjithashtu krerët e BE për “pafuqi” për dështimin e presionit ndaj Sofjes për të bërë lëshime. “Është një turp që një vend i NATO-s, Bullgaria, rrëmben dy vende të tjera të NATO-s, pikërisht Shqipërinë…
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur fjalimin që ka mbajtur një ditë më parë në Këshillin Europian. I dashur Charles Michel, faleminderit. Kërkove në fillim që ndërhyrjet të jenë nga tre minuta. Po ta kishit mbajtur fjalën e të na kishit thirrur për nisjen e negociatave, do më kishin mjaftuar 30 sekonda. Por kur kjo nuk ka ndodhur kufirin e 3 minutave duhet ta harroni! Të paktën na duroni ca minuta më shumë, në respekt të durimit tonë shumëvjeçar karshi jush! Të nderuar Presidentë e Kryeministra të Bashkimit Europian, Të dashur miq, Eshtë mirë dhe keq të jesh këtu me të…
Parlamenti bullgar ka miratuar propozimin e presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo është bërë përmes një projektvendimi të dorëzuar nga bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, në të cilin thuhet se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të Këshillit për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase “ku përmenden popujt e tjerë dhe në kushte të barabarta me këta popuj”. Pas më shumë se katër orësh debat, projektvendimi…
Regjistrohen 38 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë kryer 206 testime. Sipas njoftimit, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu, në 24 orët janë dhënë 53 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.333 doza të vaksinës. Po ashtu mësohet se Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.344.
Presidenti i SHBA-s, Joe Biden është kapur me “kopje” pasi ka zbuluar aksidentalisht një fletë udhëzimi që i jep atij orientimet bazë se ku të ulet dhe çfarë të bëjë gjatë një takimi me drejtues të bizneseve industrialë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti gabimisht u tregoi fotografëve listën e udhëzimeve në të cilën shkruhej “uluni në vendin tuaj”, “jep komente të shkurtra” dhe “largohu”.
Kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe zëvendëskryeministrja në qeverinë bullgare, Kornelia Ninova, ka kritikuar hapur fjalorin e përdour nga kryeministri Edi Rama dje pas Samitit të BE-së, ku e quajti Bullgarinë një turp. Ajo thotë përmes një reagimi në facebook, se Bullgaria ka dinjitet, mbron interesat e saj kombëtare dhe mbështet vlerat evropiane. “Deklarata e kryeministrit shqiptar është fyese dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe BE-në. Bullgaria ka dinjitet dhe mbron interesat e saj kombëtarem dhe fakti që 26 vendet e tjera europiane janë në një impotencë të frikshme është fyese, mosrespektuese e ashpër dhe e papranueshme si për…