Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë për komunikimin e tij gjatë ditës së djeshme në Bruksel. “Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Ngadalë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”
Author: tirana
Në diskutimet që janë duke u bërë në mbledhjen e Këshillit të Mandeteve, deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka kërkuar më shumë kohë që deputetët të njihen me kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Fillimisht fjalën e mori deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i cili tha se nga 1/10 e deputetëve të parlamentit është kërkuar pavlefshmëria e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. “Kërkesa është e nënshkruar nga 14 deputetë. Përveç depozitimit të mocionit, janë të bashkëlidhur dhe faktet dhe provat përkatëse, vendimet e Komisionit të Investimeve strategjike, dhënien e statusit të…
‘BE për Bashkitë’ , financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim mbështetjen e potencialit zhvillimor të bashkive ka përzgjedhur sërish Matin për implementimin e një tjetër projekti me rëndësi. Lajmin e ka bërë të ditur Kreu i Bashkisë së Matit, Agron Malaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Malaj ka dhënë edhe disa detaje në lidhje me projektin “Inovacioni dhe Kultura për të fuqizuar Matin” Postimi i Malaj: “INOVACIONI DHE KULTURA PËR TË FUQIZUAR MATIN” Bashkia #Mat shpallet fitues i një tjetër projekti të Bashkimit Europian. Rivilitalizimi i Pallatit të Kulturës përmes projektit “Inovacioni dhe Kultura për të fuqizuar Matin”, ka për…
Ministria e Jashtme bullgare ka reaguar në lidhje me deklaratat e ashpra dje të bëra nga kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit i quajti ‘një turp’ sa i takon qëndrimit për çështjen e integrimit. Përmes një reagimi zyrtar Bullgaria ka dënuar qëndrimet e Ramës. “Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar. Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot. Ndër vite nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 23”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve, ndërsa në pranga ra një 46-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Ilir Limani, akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. NJOFTIMI I POLICISËOperacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit. U kapën në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm, vihet…
Dy persona humbën jetën kur një makinë elektrike e kompanisë kineze Nio ra nga kati i tretë i një pallati në Shangai. Kati i tretë i pallatit nga ku ra makina ishte vendi I ekspozitave të makinave. Sipas medieve të huaja rrethanat e incidentit tragjik nuk janë zbardhur ende. “Kompania jonë po bashkëpunon me departamentin e sigurisë publike për të filluar hetimin dhe analizën e shkaqeve të aksidentit. Në bazë të analizës së situatës në vendngjarje, fillimisht mund të konfirmojmë se ka qenë një aksident (i cili nuk është shkaktuar nga automjeti)”, thuhet në njoftimin e kompanisë Nio, duke shprehur dhimbjen…
Astrologët thonë se këto tre shenja të horoskopit janë një “magnet” për paratë. 3 shenjat e mëposhtme dinë të bëjnë para, janë të shkathët, por edhe ambiciozë. Luani Luani është “mbreti” i zodiakut dhe si i tillë nuk mund të jetë i varfër, apo jo? Ambicia dhe dëshira e tyre e palodhshme për t’u dukur janë aq të mëdha sa kjo ndjenjë i bën ata të rrisin pasurinë çdo ditë. Ata pëlqejnë të punojnë vetëm, janë të fokusuar në qëllimin e tyre. Një tjetër gjë që i inkurajon ata të fitojnë është familja. Ata kanë një dëshirë të madhe për…
Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas bluve të kryeqytetit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i V. H., 27 vjeç, banues në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin V. H., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e…
Ai thotë se i vjen keq për Bashkimin Evropian , jo i zhgënjyer. Megjithatë, dje në Bruksel, kryeministri shqiptar, socialisti Edi Rama , e kishte të vështirë të fshihte zhgënjimin dhe nervozizmin për një ngërç në procesin e anëtarësimit në BE që prek vendin e tij dhe Maqedoninë e Veriut . “Ishte një ditë e keqe për Unionin,” tha ai gjatë një interviste telefonike me Corriere della Sera . Intervista: Ditë e keqe pse? “Sepse nuk ishte e mundur të lironim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pengje vetëm të një vendi të BE-së, Bullgarisë, e cila është edhe anëtare e…
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, ka folur për samitin BE-Ballkani Perëndimor, mbajtur dje në Bruksel. Lidhur me pritshmërinë e këtij samiti për vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos për Kosovën, Sarrazin theksoi se ka pritur rezultate, sepse, sikundër tha ai, në Gjermani është punuar shumë për liberalizimin e vizave. “Por betejën nuk do ta ndalim”, tha ai. Mes tjerash në magazinën informative “Lajmet e Fundit”, theksoi se Këshilli i Evropian ka dhënë perspektivën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Tutje, ai foli edhe për liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët janë ndierë të zhgënjyer nga samiti i…
Senati amerikan miratoi një projekt-ligj për kontrollin e armëve, një ndër legjislacionet më të rëndësishme mbi armët e zjarrit në gati 30 vjet. Pesëmbëdhjetë republikanë iu bashkuan demokratëve në dhomën e sipërme të Kongresit për të miratuar masën me 65 vota pro dhe 33 kundër. Votimi pason ngjarjet tragjike të muajit të kaluar ku u regjistruan të shtëna masive në një supermarket në Buffalo, Nju Jork dhe një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, që la 31 persona të vdekur. Projektligji tani do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se Presidenti Biden ta nënshkruajë atë. Kjo pritet të…
Pasi Bashkimi Europian dje në Samitin e mbajtur pranoi Ukraninën si kandidate zyrtare për Integrimin në Unionin, sot ka një zhvillim. Guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai, ka konfirmuar se trupat ukrainase që mbrojnë qytetin kyç lindor të Severodonetsk do të duhet të tërhiqen. Serhiy Haidai deklaroi se nuk mund të qëndrojnë më pasi në pjesën më të madhe të rajonit janë të vendosur trupat rus. “Të qëndrosh në pozicione të copëtuara për shumë muaj vetëm për hir të qëndrimit atje nuk ka kuptim. Rusët po përparojnë pa u përpjekur të kursejnë municionet apo trupat dhe nuk po u mbarojnë as…