Author: tirana

Sot 33 mijë maturantë kanë provimin e fundit të Maturës Shtetërore, dhe është ai i lëndës me zgjedhje. Provimi nis në 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta. Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme. Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më…

Read More

Botërori i Katarit po afron dhe bashkë me të edhe emocionet e një kompeticioni që bëhet më i veçantë për faktin se do të luhet në dimër, një periudhë e pazakontë që do të shkaktojë edhe ndërprerjen e kampionateve. Për shkak të periudhës kur do të luhet dhe faktit që vetëm 5 ditë para startit futbollistët do të jenë të angazhuar me klubet e tyre, FIFA ka vendosur të miratojë kërkesën e përfaqësueseve për të rritur numrin e lojtarëve të grumbulluar. Kështu, çdo skuadër do të ketë mundësi të marrë me vete 26 futbollistë në Katar, nga 23 që ka…

Read More

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i arrestuar për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohet drejt këtij shteti për tu përballur me drejtësinë. Autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin, duke detyruar togat e zeza në Kurbin që ta mbajnë në burg Prodanin me qëllim ekstradimin. Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Read More

Zgjerimi i BE ka marrë një rrugë të re. Për shkak agresionit rus në Ukrainë momentalisht prioritet ka gjeopolitika, në vend të debateve për negociata me Ballkanin, shkruan Bernd Riegert. Zhgënjimi është i madh tek kandidatët nga Ballkani Perëndimor që duan anëtarësim në BE. Prej dekadash atyre u premtohet anëtarësia, por për arsye të ndryshme nuk ecet përpara. Papritur Ukraina dhe Moldavia parakalojnë shtetet e Ballkanit. Në kohë rekord ato bëhen vende kandidate të BE. Zhgënjimi është i kuptueshëm, por ai bazohet në supozime të gabuara. Në të ardhmen në zgjerimin e BE do të bëhet fjalë për gjeopolitikë, për…

Read More

Këngëtari i grupit Kalush Orchestra që fituan “Eurovison 2022”, Oleg Psyuk pranon se ishte i befasuar nga vendimi që festivali vitin e ardhshëm nuk do të mbahet në Ukrainë, sipas traditës të vetë festivalit. “Jam shumë i zhgënjyer sepse kishim shpresuar ta organizonim atë në Ukrainë”. Menjëherë pas fitores grupi nxori në ankand trofeun, duke mbledhur një shumë të madhe parash, rreth 900,000 dollarëm të cilat u dërguan për të ndihmuar ushtrinë ukrainase. “Është shumë e rëndësishme të ndihmojmë Ukraninën. Ne ndihmojmë sa mundemi. Unë kam një organizatë vullnetare, një nga muzikantët e mi po lufton në vijën e parë,…

Read More

Egzon Berisha, është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka përplasur për vdekje një të mitur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 29-vjeçari, banues në Dërmenas, në Fier, rreth orës 22 të mbrëmjes së kaluar, në aksin Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur një 15-vjeçar, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë. Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit

Read More

Kryeministri Edi Rama, edhe mëngjesin e sotëm ju ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, ku këtë herë ka zgjedhur të promovojë spitalin e ri i sëmundjeve të brendshme. Kreu i qeverisë e cilëson si një ndër investimet më të rëndësishme të shëndetësisë në dekadat e fundit. “MIRËMËNGJES dhe me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, ku po punohet për të finalizuar një ndër investimet më të rëndësishme të shëndetësisë në dekadat e fundit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Nuk është koha për të qenë të fshehtë në lidhje me një projekt karriere për të cilin po punoni. Ndoshta keni frikë se dikush mund të përpiqet të vjedhë idenë tuaj të fundit. Ndaloni së qeni kaq paranojak dhe veproni me besim. Demi Konsideroni zgjerimin në të gjitha frontet. Çfarëdo që jeni duke punuar, cilido qoftë investimi juaj, cilado qoftë puna juaj aktuale, zgjerojeni atë. Përqafoni më shumë, investoni më shumë dhe punoni më shumë. Suksesi do të vijë në rrugën tuaj shumë shpejt. Binjakët Durimi dhe këmbëngulja juaj do të vihen në provë. Njohja nga figurat e autoritetit…

Read More

Kjo e premte do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në orët të mëngjesit në veri dhe verilindje. Gjatë ditës do të kemi vranësira shtresore në zonën perëndimore dhe kthjellime. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 18-22 gjatë ditës 31 °C në veri deri në 31-35°C në zonat e ulëta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 ballë në det të hapur .

Read More

Monika Kryemadhi është e gatshme të lërë kryesimin e LSI, nëse Ilir Meta do të dojë të rikthehet në drejtimin e kësaj partie pas 24 korrikut. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kryemadhi tha se Meta është politikan i paparashikueshëm. Pjesë nga biseda: Ylli Rakipi: Në 24 korrik, Ilir Meta mbaron mandatin e Presidentit. Meta ka paralajmëruar rikthimin. Nëse do të dojë të marrë LSI-në, do ta lëshoni ju? Monika Kryemadhi: Ka kohë edhe një muaj. Kjo ka qenë gjithmonë arma sekrete e Ilir Metës. Ilir Meta është i paparashikueshëm. Ylli Rakipi: Ky vjen aty, të thotë ty largohu, çfarë…

Read More

Tre shqiptarë dhe një belg rrezikojnë deri në 50 muaj burg pasi tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin për në Britaninë e Madhe. Furgoni i Viviane V. u ndalua nga dogana më 19 gusht 2021 në E40 në Nieuwpoort. Tre turistët shqiptarë u zbuluan pas një pirgu pikturash. Mes tyre ishte edhe një fëmijë 3-vjeçar. Liège pretendoi se ajo donte t’i shiste pikturat në Londër dhe mohoi çdo përfshirje në kontrabandën e njerëzve. Hetimet zbuluan se 36-vjeçari shqiptar Ermal L. ka shoqëruar gruan belge në Drongen ku u takuan edhe me dy shqiptarët e tjerë, Hysen D. 35 vjeç dhe Basri…

Read More

Më datë 23.06.2022, në vendin e quajtur Komuna e Parisit, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi E. I., 67 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga tensioni. Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ky shtetas është rrëzuar në rrugë, dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More