Ish-zv.presidenti amerikan, Mike Pence ka mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në Shqipëri. Ai ka vizituar disidentët iranianë në Manzë të Durrësit, aty ku ndodhet kampi ASHRAF 3 i muxhahedinëve. Të pranishëm janë kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ai demokrat Enkelejd Alibeaj, si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe deputetë nga të gjitha forcat parlamentare. Politikani amerikan do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës shqiptare. Në muajin maj të këtij viti, Shqipëria u vizitua edhe nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.…
Author: tirana
Gjykata Kushtetuese, ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga Flamur Haka i njohur ndryshe si “i forti i Niklës”, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të marrë nga GJKKO për sekuestrimin e pasurive të tij. Me pranimin e kërkesës, çështja do të gjykohet në Kushtetuese. Ndërsa në gjykatën Kushtetuese, ka përfunduar edhe OFL me vendimin e marrë për sekuestrimin e pasurive të këtij shtetasi. Flamur Haka nuk është një emër aspak i panjohur për autoritetet e drejtësisë. Kujtojmë, se ai njihet si ‘koka’ e bandës së Niklës, e cila në vitin 2008 u dënua me 86 vjet…
Notarja amerikane Anita Alvarez, e cila humbi ndjenjat gjatë provave në Kampionatin Botëror të Notit, u shpëtua nga trajnerja e saj, e cila nuk u mendua dy herë dhe u hodh në ujë. Trajnerja Andrea Fuentes dha një deklaratë për mediat, ku tregoi se gjendja aktuale e notares është stabilizuar, ndërsa përshkroi edhe çastet e panikut që kaloi. “Ishte një frikë e madhe. Isha e frikësuar sepse e pashë që ajo nuk merrte frymë, por tani po ecën shumë mirë. Ajo kishte vetëm ujë në mushkëri. U ndjeva sikur kishte një orë të tërë ashtu. Thashë se gjërat nuk ishin…
Aktorja Rudina Dembacaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekëset e saj në “Instagram”, njëra prej të cilave e pyet se si ia ka dalë të mundë paragjykimet që janë bërë në drejtim të saj, si një nënë e divorcuar. Rudina nuk ka hezituar t’i përgjigjet ndjekëses: “Nga eksperienca që kam është e kundërta. Vështirësitë që kalojmë na bëjnë të jemi më sexy dhe të parezistueshme. Vetëm për burrë nuk do vuash kurrë. Por mos e merr si atë që ke lënë. Merr një shok këtë herë. Gëzuar.” Aktorja konfirmoi lidhjen me Mark Frrokun në fillim të vitit 2020, duke postuar…
Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke pasi duke lëvizur në zonën e Eksarkisë ka vjedhur 8 mjete të tjera. Sipas mediave vendase, në mënyrë të veçantë, 33-vjeçari shqiptar, me precedentë të mëparshëm penal, u arrestua mbrëmjen e së martës, pasi kishte kapur 8 automjete të parkuara në rrugën Ipokratus. Në datën 9, policia e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka arritur ta prangos pas një ndjekjeje, për ta çuar në Seksionin e Sigurimit të Eksarkesë dhe prej andej në prokurori. Arrestimi i shqiptarit u bë në orën 21:30 të së martës. Oficerët e policisë së ekipit të DIAS kanë marrë…
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së së Rithemeluar, Rudina Hajdari iu bën edhe njëherë thirrje qytetarëve shqiptarë që të reagojnë kundër arrogancës së pushtetit, siç e quan ajo. Ndaj, ajo fton të gjithë që të marrin pjesë në protestën që pritet të mbahet më 7 korrik. “Ka ardhur koha të mbështesim njëri tjetrin dhe ta gjejmë fuqinë e ndryshimit te bashkimi…Kudo shkoj në Shqipëri takoj njerëz të cilët më flasin për problemet e pafundme që kanë e për shurdhërinë e veshëve të pushtetit për ti zgjidhur ato. Ka ardhur koha të flasim më fort e të reagojmë të gjithë bashkë.…
Tahir Johnson dhe shoku i tij Jon Dockery janë arrestuar disa herë për posedim të marijuanës. Por tani, ata do të jenë ndër të parët, që do të kenë mundësi ta shesin atë në mënyrë të ligjshme, mundësuar nga një program i krijuar nga Komisioni Rregullator i Kanabisit në Nju Xhersi. Një nga kërkesat e programit është që aplikuesi për licensë, të ketë kryer në të kaluarën shkelje ligjore që lidhet me kanabisin. Por, jo të gjithë e mbështesin idenë, që ish të dënuarit të përfitojnë nga kjo mundësi. Tahir Johnson dhe Jon Dockery së fundmi morën 2 nga 11…
E ardhmja e Kepa Arithabalaga te Chelsea është e pasigurt, me “blutë” që mund të lëvizin për të blerë një portier në rast se spanjolli largohet. Sigurisht që nuk do të synohet për një bazë, por për një rezervë të Edward Medit dhe një nga emrat që mund të përflitet është ai i Thomas Strakoshës. Portieri shqiptar pritet të lirohet nga Lacio dhe sipas gazetarit autoritar italian, Niccolo Sira, i është propozuar “bluve”.
Që prej një jave, në të gjitha rrugët e vendit, flota e re e makinave të Policisë Rrugore të pajisura me makinën inteligjente dhe radarët automatikë, kanë skanuar shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar. Si rezultat i kontrolleve janë vendosur 1610 gjoba për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit. Gjithashtu, janë ndaluar dhe 233 makina të shpallura “Alert”, kryesisht për shpejtësi, të pikasura nga makina inteligjente. Këtyre shoferëve u është pezulluar leja e drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masat administrative përkatëse. Po ashtu, janë evidentuar dhe ndëshkuar 22 drejtues…
Një shqiptar e ka pësuar keq në Itali, pasi ka puthur me dhunë një kamariere në një lokal. Ishte pronari i lokalit që ka thirrur policinë për të shpëtuar punonjësen e tij të punësuar si banakiere. Pas arrestimit, sot shqiptari ka dalë para gjyqtarëve, ndërsa është përballur me masën e sigurisë arrest shtëpie deri në pritje të gjykimit. Në bazë të videove të regjistruara nga kamerat e në ambientet e lokalit vërtetojnë pretendimet e banakieres. Në video duket 47-vjeçari shqiptar i cili i është afruar të resë, e cila në atë moment ishte përkulur për të pastruar banakun dhe pasi…
Këngëtari shumë i dashur për publikun, Gena në një intervistë përballë Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros, rrëfeu detaje nga jeta personale dhe ajo profesionale. Duket u kthyer pas në kohë, Gena tregoi si nisi rrugëtimi i tij në muzikë, të cilin e konsideroi aspak të lehtë. “Fillova si baterist dhe për një kohë të gjatë fillova në këto mbrëmjet që atëherë ka qenë e ndaluar të këndohej. Atëherë kam qenë 16-17 vjeç. Vazhdova 11 vite si baterist dhe këngëtar, pastaj iki në Greqi, shkoja shumë herë sepse familja ime ka jetuar atje. Rrija pak pastaj kthehesha, e ndjeja veten më…
Siç ishte paralajmëruar, samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundoi pa rezultate konkrete. Vazhdon bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi të enjten (23.04) në Bruksel pa rezultate konkrete.Siç u kuptua që të mërkurën, pas rrëzimit të qeverisë bullgare një ditë më parë, bllokada e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende vazhdon, siç bëri të ditur një diplomat në Bruksel pas katër orë bisedimesh, shkruan dpa.…