Author: tirana

Një portret i ri i princit William dhe gruas së tij Kate u publikua të enjten, vepra e parë zyrtare e artit që paraqet çiftin, të destinuar për të qenë mbret dhe mbretëreshë. Piktura tregon William, i dyti në radhën e fronit pas babait të tij, Charles, me një kostum të errët dhe Kate me një fustan të gjatë smeraldi. Piktura është realizuar nga artisti Jamie Coreth, i cili tha: “Meqenëse është portreti i parë që i përshkruan ata së bashku, dhe veçanërisht gjatë kohës së tyre si Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, doja që imazhi të ngjallte një ndjenjë ekuilibri…

Read More

Ka përfunduar samiti i liderëve të BE-së në Ballkan. Pas përfundimit të Samiti, liderët u rreshtuan për të bërë foton zyrtare. Ajo që vihet re është kryeministri Rama, i cili është duke ecur me Presidentin e Këshillit Evropian,Charles Michel, dhe Presidenten e Komisionit Evropian,Ursula von der Leyen. Nuk dihet se për çfarë po flet kryeministri, por në video shihet se Michel dhe von der Leyn qeshin me të madhe.

Read More

Qytetarët shqiptarë do të tatohen me 15 për qind për të ardhurat që marrin nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme si ambiente banimi apo komerciale. Projektligji i ri për “tatimin mi të ardhurat” përcakton të gjitha të ardhurat e individëve për të cilat do të duhet të paguhet tatim. Kështu, neni 60 i draftit të hedhur për konsultim, citon se: individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët marrin një dhuratë ose trashëgimi të aseteve të ndodhura në Shqipëri ose jashtë saj apo marrin fitime nga lojërat e fatit të zhvilluara në Shqipëri ose jashtë…

Read More

Pas përfundimit të Samitit të BE-së në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Instagram. Kreu i qeverisë shihet i pari në rradhë, me Charles Michel, presidentin e Këshillit Europian dhe Von Der Leyen, presidenten e Komisionit Europian. Ajo që bie në sy është se Rama nuk qëndron afër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin. As në vizitën zyrtare në Kosovë, mes tyre nuk kishte një takim që tregon se raportet vijojnë që të jenë të ftohta. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Read More

Tensione në Samitin e Brukselit. Para Samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, kryeministri bullgar në largim, Kirill Petkov ka takuar të pranishmit në sallë. Në një moment Petkovi përshëndet kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili duket se i flet me ton të ashpër duke iu drejtuar me gisht. Gjestet në fjalë kanë bërë xhiron e mediave maqedonase por edhe në ato bullgare. Petkovi përshëndet kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili duket se i flet me ton të ashpër duke iu drejtuar me gisht.

Read More

Lionel Messi ka zgjedhur t’i kalojë pushimet verore në shoqërinë e Cesc Fabregas, së bashku me familjet respektive. Dy miqtë e ngushtë kanë përfituar nga koha e lirë, përpara se të nisin përgatitjet për sezonin e ri, për të shijuar ishullin e Ibizas, në zonën e Cala Xarraca. Për këtë rast, zgjodhën “Villa de Sa Ferradura”, një rezidencë luksoze me pamje nga deti, duke përfshirë, ndër të tjera, një palestër dhe një pishinë mbi 20 metra, mbi të gjitha është një ishull i gjithi në dispozicion.

Read More

Teksa në Tiranë ka nisur Java e Kulturës Spanjolle, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim legjendat e basketbollit të Realit të Madridit dhe Spanjës. Veliaj u shpreh i kënaqur për marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë dhe Spanjës dhe nënvizoi se kjo marrëdhenie e mirë duhet të vazhdojë sa më gjatë. “Sot kemi një marrëdhënie speciale mes biznesit shqiptar dhe atij spanjoll, kemi akses në kulturën spanjolle, e po ashtu kemi fluturime direkte nga Tirana në Madrid apo Barcelonë. Por, duam që këto arritje t’i çojmë sa më lart, ndaj besoj se jemi në një moment shumë të mire për…

Read More

Seanca në këtë të enjte në Kuvend, ka qenë dinamike deri më tani. Kamerat nuk e kapën momentin kur kryetari i PD-së Sali Berisha dhe kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla replikuan me njëri tjetrin. Berisha me ironi i kujtoi Taulant Ballës që të mos harronte “Gentian Sharrën”, ndërkohë ky i fundit e cilësoi atë si ‘plaku Mere’. REPLIKAT Berisha- Balles: Mos harro Gentian SharrënBalla: Të fala non gratës….Berisha: Mos harro Gentian Sharrën…Balla: Ik o plaku Mere ik!

Read More

DPSHTRR ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë ata persona që kanë humbur patentën. Sipas DPSHTRR për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë. Sot DPSHTRR priti 13 rastet e para, u paraqitën vetëm 6 aplikantë dhe që të 6-të u rrëzuan në testin e teorisë, çka i ridërgon ata nga e para në Autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)! Njoftimi i DPSHTRR: Mesazh i FORTË për humbësit e të gjitha pikëve…

Read More

Në fjalën e tij në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, tha se Edi Rama ka urdhëruar deputetët që të bllokojnë Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike. “Janë 36 projekte që kanë marrë fondin e investitorit strategjik. Edi Rama pa garë ka dhënë pasuri publike dhe plazhet më të bukura të vendit. 36 projekte investime strategjike i kanë marrë jo më shumë se 10 individë ku secili prej tyre ka 3 projekte. Deputetët e PS-së janë udhëzuar që të votojnë kundër. Përfitues nga ligji janë 10 individë miq të Edi Ramës. Për abuzimet me…

Read More

Arkeologët izraelitë zbuluan një xhami të rrallë antike në jug të vendit, ku thonë se hedh dritë mbi periudhën e kalimit të rajonit nga krishterimi në islamizëm. Rrënojat e xhamisë, që besohet se janë më shumë se 1200 vite të vjetra, u zbuluan gjatë punimeve për të ndërtuar një lagje të re në qytetin e Rahatit. Rrënojat e vendosur në shkretëtirën Negev përmban “një dhomë katrore dhe një mur përballë drejtimit të Mekës”, shpjegon Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit. Këto tipare unike arkitekturore tregojnë se ndërtesa është përdorur si xhami. Në një distancë të shkurtër nga xhamia, u zbulua një…

Read More