Author: tirana

Replikat dhe akuzat në seancën plenare të kësaj të enjte në Kuvend nuk kanë të sosur. Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka iu drejtua deputetit demokrat Agron Shehajt, duke i thënë se e ka blerë mandatin e deputetit si dhe mashtron me tekstet në politikë. Po ashtu, ajo kërkoi nga ai që ta dërgojë çështjen e mandatit të saj si deputete në Gjykatën Kushtetuese nëse kërkon që të marrë përgjigje. “Zoti Shehaj nuk ka turp më të madh, se të hysh në Parlament duke paguar për mandatit e deputetit dhe ta blesh tekstin në politikë duke mashtruar.…

Read More

Ish-zv/kryeministri, deputeti socialist Erion Braçe është zëri më opozitar në PS, por edhe më shumë se vetë PD-ja. Në seancën e kësaj të enjte, Brace është ndalur tek administrata publike, ku ka thënë se është e mbushur me skiftera e me njerëz të paaftë. “Kur flasim për administratën publike i ndajmë punët nga nënpunës që duhet të plotësojnë politika. Me këta të 2-tët e kam unë, ka njerëz të paaftë, pa vizion, nuk e kanë idenë se çfarë është interesi publik. Priren nga interesi privat, mendojnë se shteti është diçka që fitohet më shumë se përtej rrogës. Këtu e 30…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar para fillimit të Samitit të BE-së në Bruksel, se vendet anëtare të Open Balkan, morën vendim për të marrë pjesë për shkak të ngërçit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Vuçiç tha se disa vende të BE-së janë përpjekur që të bllokojnë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Ne e kemi diskutuar këtë, por jemi këtu për të diskutuar të ardhmen tonë evropiane, besojmë se do të ketë disa përfundime që janë të mira për Ballkanin Perëndimor”.

Read More

E pranishme në Bruksel për Samitin e BE-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka bërë një ftesë të veçantë presidentes së Komsionit Europian, Ursula von der Leyen. Teksa ajo e pyeti për Dua Lipën, osmani e ftoi në “Sunny Hill Festival”, teksa i tha që të marrë kryetarin e Këshillit Europian, Charles Michel si dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. “Dua është mirë dhe shpresojmë t’iu kemi në kohën e Sunny Hill Festival që do zhvillohet në Kosovë ku [Dua] po sjell një line-up të mirë.”, tha Osmani.

Read More

Në seancën plenare të kësaj të enjte, ministrja e Europës dhe të Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ktheu përgjigje ndaj akuzave të ardhura nga PD-ja, se bashkëshorti i saj ka shkelur ligjet në lidhje me investimet strategjike. Në fjalën e saj, ministrja tha se bashkëshorti i saj merret me biznes që në vitin 1991. Akuzat janë për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Jugut. “Që unë nuk jam në konflikt interesi, këtë nuk e them vetëm unë sepse po ta thosha vetëm unë do të ishte fjala e deputetit Shehaj përballë fjalës time. Këtë e thotë ligji, e ka…

Read More

Lulzim Basha pas largimit si kryetar i Partisë Demokratike, ka ruajtur një imazh të largët mediatik dhe larg syrit të politikës. Në një kohë që politika në vend po “vlon”, Basha ka zgjedhur të “arratiset” nga vendi. Këtë të enjte ish-kreu i PD-së është në Rinas, ku destinacioni ku ka ikur nuk dihet.

Read More

Akuzat e Sali Berishës këtë të enjte nga jashtë Kuvendit, u adresuan për Taulant Ballën, për të cilën tha se ka përgjime dhe telefonata që vërtetojnë se ka lidhje me Gentian Sharrën, të arrestuarin në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” që iu sekuestruan dhe 5 milion euro pasuri. Berisha shtoi më tej edhe se ka përgjime e telefonata që vërtetojnë se Sharra është njeriu që ka blerë vota për PS-në në vitin 2017. “Dola këtu për të denoncuar publikisht lidhjet e mëdha dhe të tmerrshme të Taulant Begos me Gentian Sharrën,njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të Bandës së…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien në të katër anët e vendit dhe e vetmja rrugë është protesta. “Sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien në të katër anët e vendit. Mbrëmë, në një tryezë me aktivistë të shoqërisë civile, kryefjala ishte një dhe vetëm një: protestë. Qytetarët shqiptarë, duke nisur nga interesi i tyre kombëtar, te shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh; ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht të marrin në dorë fatin e…

Read More

Greqia përkrahëse e Ballkanit Perëndimor ka qenë pozicioni i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis i shprehur për median greke gjatë samitit BE-Ballkan Perëndimor. “Plot 19 vjet më parë, në Samitin e Selanikut hapëm rrugën për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Fatkeqësisht, progresi që është bërë nga samiti praktikisht është minimal. E jam tërësisht i qartë përse në vendet e Ballkanit Perëndimor mbizotëron një mosbesim relativ rreth qëllimit të Bashkimit Europian, për të përfshirë realisht vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane”, ka theksuar Mitsotakis. Tashmë është një shans për të rifilluar këtë proces me intensitet edhe më të madh.…

Read More

Ministrja Elisa Spiropali është përplasur me deputetët e opozitës në Kuvend. Ajo i është drejtuar me tone të ashpra deputetit Luçiano Boçi që të pushojë. Spiropali: Interpelancat bëhen për çështje publike, jo për biznese individuale apo për të telendisur njerëz me mikrofonin e Kuvendit. Por që kur zotëria është bërë kalë karroce i qorr fermanit nuk i dallon dot këto të dyja. Ishte një biznesmen i nderuar kur hyri në politikë dhe po del si një ushtar i qorr fermanit. Nuk di as çfarë nxjerr nga goja, as peshën e fjalëve, na përmend ne trupin. Ka turp më të madh…

Read More

Qytetarët e Ballkanit kanë ëndërruar prej kohësh të bashkohen me BE-në pas luftërave etnike të viteve 1990, pasi Jugosllavia u shpërbë dhe udhëheqësit e BE-së do të thonë përsëri në samitin e së enjtes se gjashtë vendet do të anëtarësohen një ditë, sipas një draft deklarate përfundimtare të parë nga Reuters. Prapa retorikës triumfuese, megjithatë, ka shqetësim brenda BE-së se si blloku mund të mbetet koherent dhe i bashkuar ndërsa vazhdon të zgjerohet. Mungesa e përparimit në pikat historike për hyrjen në BE ka çuar në një ndjenjë të tillë zhgënjimi sa udhëheqësit e Shqipërisë dhe Serbisë menduan fillimisht të…

Read More

Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare të Kuvendit sot, deputeti Agron Shehaj hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës dhe ministres për punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka. Shehaj tha se se Rama ka favorizuar familjen e Olta Xhaçkës duke e bërë atë investitor strategjik në projektet në plazhet e jugut. Agron Shehaj nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka se ka përfituar prona shtetërore për familjen e saj. “Të bësh interpelancë për vjedhje në këtë qeveri duket absurde. Çdo koncesion një krim, çdo ligj një favor, çdo tender një grabitje. Xhaçka, Rama marrin përfitime…

Read More