Author: tirana

E enjtja si çdo javë i takon Kuvendit. Seanca e sotme ka nisur me debate për shkak të Aktit Normativ për kompensimin e çmimit të materialeve të ndërtimit. Ky Akt është hequr nga rendi i ditës. Ishte deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ai që kërkoi që të shtyhej projektligji. Taulant Balla nga grupi i PS ra dakord dhe kërkoi që të shtyhet për në 30 qershor, pasi akti normativ duhet të miratohet brenda 45 ditëve. Enkelejd Alibeaj e cilësoi shkelje futjen në rendin e ditës dhe pranoi shtyrjen e këtij akti. Seanca vijon me interpelancën e thirrur nga deputeti demokrat Agron…

Read More

Agron Shehaj ka hedhur akuza të tjera në kuvend për Investimet Strategjike dhe fitimit të të drejtës për të investuar për bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka.Në mocion sqarohet se kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar. Duke ju përgjigjur Agron Shehajt, Ministrja e shtetit Elisa Spiroplai, tha se…

Read More

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Eno Papën, të arrestuar për arsenalin e armëve që u gjet tre ditë më parë në Tiranë. Eno Papa (Beqiri) u arrestua në kuadër të një aksioni të koduar “Silent 2”, për shkak se në ambientet që ai kishte me qira pranë “Liqenit të Thatë”, u kap një arsenal me armë. Pas kontrollit policia sekuestroi 2 snajpera, 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme krehra armësh, pjesë të ndryshme…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka publikuar listën e pasurive të sekuestruara të 39-vjeçarit me iniciale R.O, të cilat rrjedhin nga veprimtaria kriminale e personit në fjalë. Në kuadër të operacionit “Summer 2022” është vendosur sekuestro ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit R. P., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2007, është dënuar me 7 vjet burgim nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, për të njëjtën vepër penale. Me kërkesë të Prokurorisë së…

Read More

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka ngritur sërish në Parlameet çështjen e rezolutës për të dënuar gjenocidin serb. Pjesë e grupit të PD-së që kanë firmosur këtë rezolutë, Shehu iu drejtua me kritika zonjës Nikolla dhe u shpreh se kanë vepruar në kundërshtim me rregulloren. Shehu: Jeni në shkelje të rregullores për dy arsye. Kërkesa për mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë ka kaluar mbi 2 javë që është paraqitur dhe rregullorja thotë qartësisht se duhej diskutuar brenda 3 ditësh nga koha e paraqitur. Së dyti, kemi kërkuar, unë personalisht, të marrim pjesë në konferencën e kryetarëve sipas rregullores…

Read More

Sali Berisha ka folur jashtë ambienteve të Parlamentit. Ashtu siç paraljmëroi ditën e djeshme, theksoi dhe një herë se në 7 korrik ka thirrur një protestë kombëtare. I pyetur nëse LSI do t’i bashkohet protestës, Berisha nuk preferoi të përgjigjej direkt, pot ha se kjo është një protest e të gjithë shqiptarëve. Berisha: Kjo protestë është e hapur për gjithë shqiptarët. Do mbahet më 7 korrik, në orën 19:00. Do protestohet ndaj qeverisë, Parlamentit. Mund të them se me vendosjen e monizmit kushtetueshmëria e kësaj qeverie ka rënë. Një grup ekspertësh po punon për stemën. Kjo nuk është një protestë…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin e ardhshëm 2023-2027. Ky vendim u mor në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pasi u shqyrtua propozimi dhe u ra dakord mes anëtarëve për të mbështetur kandidaturën e Presidentit aktual të UEFA-s. Zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit europian do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndërsa Ceferin do të garojë për një mandat të tretë. Alexander Ceferin u zgjodh fillimisht në krye të UEFA-s në shtator të vitit 2016 dhe u rizgjodh në këtë…

Read More

Disa turistë janë mahnitur nga bukuria e krijesave në gjirin e Vlorës, teksa ishin duke u kthyer me varkë nga një vizitë në ishullin e Sazanit. Delfinët, karakteristik për këtë stinë në detin e Vlorës, kanë dhuruar spektakël përpara tyre Një familje delfinesh e cila po lundronte njëkohësisht me varkën në fjalë, ka kërcyer pak metra larg tyre Pasagjerët në varkë mes tyre dhe të huaj janë surprizuar nga kërcimet e tyre teksa dëgjohen në videot edhe fjalët që ata shprehin duke u ndjerë te mahnitur nga bukuria e krijesave të detit. 

Read More

Një 65-vjeçar nga Pogradeci ka rënë prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se e shoqja e 65-vjeçarit cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. G., 65 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht në banesë, bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Read More

Bashkëpunimi ekonomik dhe liria e lëvizjes duket se janë kryefjalë e objektivave të dy nismave që përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Ekspertë të politikave të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor thonë se këto dy nisma – ndonëse mbulojnë çështje të ngjashme – dallojnë në strukturë dhe mund të bien ndesh me njëra-tjetrën. Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel. Ndër qëllimet kryesore të këtij procesi janë: përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Procesi fokusohet në lëvizjen…

Read More

Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për djegien e një makine në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë. Sipas policisë në pranga ka rënë Sh. Sh., 47 vjeç, banues në Delvinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K. Njoftimi: Delvinë – Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Delvinë, ku u dogj një automjet tip “Suzuki”. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur në orët…

Read More

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka rrëfyer se vajzës së saj Teas i tregon për lidhjet që ka duke mos pasur asnjë lloj droje. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, ndau edhe një prej momenteve ku vajza e saj u ndje keq pasi e pa me lot. “I kam prezantuar partner, ka qenë një ekuilibër jashtëzakonisht i mirë se Tea në fund të ditës ka dashur që unë të jem e lumtur. Tea ka menduar gjithmonë për të më thënë… fjalët e Teas kanë qenë këto: Mami nëse ti je gati për një lidhje dhe për të ardhur në shtëpi bujrum,…

Read More