Author: tirana

Vetoja e Bullgarisë për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE shkakton debat në arenën ndërkombëtare. “Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time. A ka ende shpresë? Nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari. Por duket se nuk po shkon mirë”- kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. “Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk…

Read More

Një prerje e mirë e flokëve mund të rrisë vetëbesimin te femrat ose të ndikojë negativisht nëse nuk marrin atë që kanë kërkuar. Ka lloje të ndryshme prerjesh flokësh që mund të përshtaten me çdo formë fytyre. Megjithatë, ka një sekret që e ndjekin të gjithë VIP-at. Prerja e balukeve (perde) është një zgjidhje që përdoret nga shumë të famshme për t’u dukur më te reja. Në fakt, ndryshe nga prerjet e tjera, ky opsion ka një avantazh që të famshmit e dinë mirë. Balluket perde kanë efekte kundër plakjes. Ky look i flokëve na bën të dukemi më të…

Read More

Mëngjesin e sotëm u shënua një aksident në aksin Elbasan Metalurgji, ku për pasojë është plagosur një vajzë. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë ndërsa policia mendon se shkak është një parakalim i gabuar. Drejtuesja e mjetit tip “Jepp” është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje janë ekspertet dhe policia të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për samitin e BE-së, dhe dha një prononcim edhe për gazetarët bullgarë, ku ironitë nuk i kurseu. “O, Bullgaria, ju jeni lëmsh djema, jeni shumë lëmsh dhe është shumë turp. Është një turp që një vend i NATO-s të marrë peng dy vende të tjera të NATO-s në mes të një lufte të nxehtë dhe nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence”.

Read More

Pasi mbërriti në vendin ku do të mbahet Samiti i BE-së, kryeministri Edi Rama dha një prononcim për mediat. Ai u shpreh se Shqipëria nuk do të jetë asnjëherë viktimë dhe se nuk do të ndryshojë korsinë e saj drejt rrugës së BE-së. Po ashtu Rama nënvizoi edhe se nisma rajonale “Open Balkan” është zgjidhja e duhur për të gjithë. ‘Nuk do jemi kurrë viktima, se në këtë rrugë ka një Bullgari atje e një këtu, ne nuk ndryshojmë korsinë tonë. Ajo që duhet të bëjmë është të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë. Open Balkan është zgjidhja e duhur në…

Read More

Deputetja socialiste Etilda Gjonaj, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.Në fjalën e saj, ligjvënësja e majtë ka analizuar rolin e partive politike në nxitjen e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes, ku ka adresuar edhe rekomandimet përkatëse. View this post on Instagram A post shared by Etilda Gjonaj (@etildagjonaj) Ndër të tjera, ajo u shpreh se:“Në Shqipëri jemi përballur prej dekadash me një komunikim të polarizuar publik të partive politike që promovojnë intolerancën, gjuhen e urrejtjes, veçanërisht në hapësirat e internetit, apo shigjetimin me bazë gjinore, kur duhet të kishim dialog konstruktiv, tolerant dhe gjithëpërfshirës”, nënvizon Gjonaj. Më tej,…

Read More

Vapa është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë. Nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari. Trupi i njeriut arrin të përballet me nxehtësinë e lartë në dy mënyra të cilat e stresojnë zemrën. Rrezatimi Nxehtësia në trup kalon nga zonat e ngrohta tek ato më të ftohta. Për sa kohë ajri përreth është më i ftohtë se trupi, organizmi rrezaton nxehtësi në ajër. Ky rrezatim…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Samitin e BE-së që mbahet sot dhe nesër në Bruksel, dhe përmes një postimi në Twitter, thekson se çështja e Bullgarisë është një turp për Europën. “Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence”,-tha Rama. Po ashtu për gazetarët, kreu i qeverisë…

Read More

Sot nis punimet Samiti i BE, ndaj edhe Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, thotë se momenti për të marrë vendime të përgjegjshme është tani. Për të Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE. Po ashtu Varhelyi shkruan edhe se Bullgaria duhet të miratojë propozimin për Maqedoninë e Veriut për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave për të dhe për Shqipërinë.

Read More

Sot në Bruksel mbahet samiti i BE-së, ku priten vendime me rëndësi, edhe pse takimet do të zhvillohet me lajmin e rrëzimit të qeverisë bullgare. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samirin e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, edhe pse nuk ka pritshmëri për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Unë shkoj gjithmonë atje (BE) me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, tha presidentja Vjosa Osmani një ditë më parë për median holandeze NRC.

Read More

Dhunë, sherr dhe kaos janë fjalët që përshkruajnë ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards 22” në Athinë. Dy persona u përleshën me rojet e sigurisë, duke shkaktuar kaos në arenë. E plagosur ka mbetur moderatorja e njohur greke Roula Koromila dhe është lënduar lehtë këngëtarja e mirënjohur Elena Paparizo. Sa i përket këngëtares greke Elena Paparizou, ajo ndodhej shumë pranë vendit ku ndodhi përleshja dhe është shtyrë furishëm duke vrapuar për t’u larguar nga vendi. Sherri nisi në podiumin zyrtar, teksa dy persona kanë nisur të shtyhen me njëri-tjetrin, ndërsa turma është afruar për t’i ndarë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama urimin e mëngjesit për ndjekësit në facebook, këtë të enjte e ka shoqëruar me pamjet e kampusit të Universitetit Bujqësor, që sipas kreut të qeverisë është i rilindur nga rrënojat me 8 godina. “MIRËMËNGJES nga Kampusi i Universitetit Bujqësor, rilindur nga rrënojat me 8 godina të konceptuar nga arkitekti i famshëm hollandez Winy Maas, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More