Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për samitin e BE-së, dhe dha një prononcim edhe për gazetarët bullgarë, ku ironitë nuk i kurseu.
“O, Bullgaria, ju jeni lëmsh djema, jeni shumë lëmsh dhe është shumë turp. Është një turp që një vend i NATO-s të marrë peng dy vende të tjera të NATO-s në mes të një lufte të nxehtë dhe nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence”.
