Reperi Lil Tjay është sulmuar me armë zjarri në New Jersey. Ai iu nënshtrua një operacioni pasi mbeti i plagosur. Ende nuk dihet shkalla e plagëve dhe gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit. Të shtënat thuhet se ndodhën në dy vende, në një restorant Chipotle në The Promenade dhe në një pikë karburanti Exxon aty pranë. Autorët, të cilët janë identifikuar, janë shpallur në kërkim nga policia .
Author: tirana
Rrëzimi i qeverisë në Bullgari ka tronditur edhe aspiratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë “dritën jeshile” për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në. AP NEWS shkruan se ky vendim do të pengojë më tej përpjekjet e vendeve të Ballkanit për t’u bashkuar me unionin. Partia opozitare e qendrës së djathtë GERB paraqiti mocionin javën e kaluar, duke akuzuar qeverinë për keqpërdorim të financave publike dhe politikës ekonomike dhe për dështimin për të trajtuar inflacionin në rritje. Votimi i mosbesimit kaloi me 123 vota pro, 116 kundër dhe 0 abstenim. “Kryeministri Kiril Petkov formoi një koalicion qeveritar…
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një vilë 3-katëshe në lagjen e ish-pjeshkores në Berat. Zjarri është pikasur fillimisht në një nga dhomat e e vilës dhe në një kohë të shkurtër ka përfshirë të gjithë katin e dytë të kësaj vile. Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta të Repartit Zjarrfikës, që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët e të shuajnë zjarrin. Sipas burimeve në vendngjarje, zjarri është vënë nga fëmijët e lagjes. Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartonë dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat nga dritarja që ishte e hapur totalisht. Si…
Pjesë e takimit të Sali Berishës me disa aktivistë të shoqërisë civile ishte edhe aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj. Në tryezën e diskutimit me teme “Shqipëria në rrezik”, Malkaj u shpreh se ajo që duhet bërë është “ekzekutimi” i shprehjes: “E ç’më duhet mua?”. “Edhe e folura me mik është? Çfarë duhet të bëjmë? E ç’më duhet mua! Kjo është motoja e gjithë popullit shqiptar. U hodh gaz, e ç’më duhet mua…Kjo duhet vrarë, e ç’më duhet mua…Duhet të heqim këtë ç’më duhet mua…”, u shpreh aktori.
Nga Kreshnik Spahiu: 20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëngjes dimri me shi, krejt papritur në zyrën time u shfaq Arbëresha vajza e Hasanit, të cilën e kisha shoqe fëmijërie që nga gjimnazi. Ajo ishte një vajzë inteligjente, e edukuar dhe me shumë humor, por jeta i kishte marr ters disa herë. Ajo vinte nga një familje e varfër dhe me shumë probleme konfliktuale të dhunshme brenda fisit. Për këto arsye ishte larguar për një jetë sa më të mirë nga Shqipëria drejt Londrës. E pyeta: “Arbëresha si i ke hallet?” Keq, keq Kreshnik – ma…
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në tryezën e organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile, ku u realizua diskutimi me temë “Shqipëria në rrezik. Ç’duhet të bëjmë?”. Ndërsa akuzoi Ramën se po shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo edhe kombëtar, kreu aktual i PD-së bëri thirrje për bashkim të frontit opozitar kundër “regjimit të kryeministri Edi Rama”. “Jeni përballur me një regjim i cili si fakton çdo ditë, nuk përfill në këtë vend asgjë për veç interesave të ngushta të qeveritarëve dhe Edi Ramës. Në këtë vend, zëri i komuniteteve, zëri i grupeve të interesit, Zëri…
Sot është shënuar një tjetër rritje numri të rasteve të reja me koronavirus në vend. Nga 957 testime të kryera, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 277 raste pozitive me COVID. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria iu bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.
Asambleja Kombëtare në Bullgari rrëzoi nga detyra qeverinë e kryeministrit Kiril Petkon. Rrëzimi i qeverisë erdhi pas mocionit të mosbesimit nga ana e opozitës për shkak të dështimeve ekonomike, ku u votua me 123 vota pro dhe 116 kundër. Ky vendim vjen në një moment kur Bullgaria hoqi sot veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për të ecur përpara me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky rezultat ishte i pritshëm, duke pasur parasysh se Slavi Trifonov tërhoqi partinë e tij ITN nga koalicioni qeveritar në fillim të këtij muaji, duke përmendur çështjet e Maqedonisë së Veriut dhe rishikimin e buxhetit. Qeveria e…
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet të mblidhet të premten në orën 10:30 në Kryesinë e Kuvendit, për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të PD për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës. Kujtojmë që në mocionin e demokratëve thuhet: “Kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar. Shoqëria në pronësi…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur mirënjohjen ndaj grupit të CDU/CSU për mocionin me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet Bashkimit Evropian një perspektivë të qartë dhe të shpejtë për anëtarësimin e Shqipërisë. Balla, në një postim në “Facebook” thekson se vendi ynë do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rrugën e reformave të thella të ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE. “Mirënjohje grupit të CDU/CSU për mocionin me rezolutë të propozuar në Bundestag, ku i kërkohet BE një perspektivë e qartë dhe e shpejtë për anëtarësimin e Shqipërisë,…
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës tha të mërkurën se ajo është “100 për qind” e sigurt që të gjitha 27 vendet e BE-së do të miratojnë propozimin që Ukraina të bëhet kandidate për anëtarësim në bllok gjatë samitit të kësaj jave. Në një intervistë me Associated Press, zëvendëskryeministrja për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik Olha Stefanishyna tha se vendimi mund të vijë të enjten, në ditën e parë të samitit dy-ditor të liderëve të BE-së në Bruksel. E pyetur se sa e sigurt ishte se Ukraina do të pranohej si një kandidate në BE, ajo tha: “Një ditë para fillimit të samitit, mund…
Autoritetet spanjolle kanë identifikuar rastin e parë të kolerës së transmetuar lokalisht në më shumë se katër dekada, thanë sot zyrtarët rajonalë të shëndetësisë, megjithëse personi i infektuar tashmë është shëruar dhe asnjë rast tjetër nuk është raportuar deri më tani. Një pacient u trajtua në një njësi private të kujdesit shëndetësor në Madrid dhe më vonë u lirua pas trajtimit, tha një zëdhënës i autoritetit shëndetësor të Madridit, pa dhënë datat e trajtimit apo detaje të tjera. Ai u infektua pasi piu ujë në një shtëpi në Toledo, 75 km në jug të kryeqytetit në zonën e Castilla La…