Sot është shënuar një tjetër rritje numri të rasteve të reja me koronavirus në vend.
Nga 957 testime të kryera, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 277 raste pozitive me COVID.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria iu bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.