Author: tirana

Moderatorja e njohur nga Kosova Egzona Rafuna është një nga ish-banoret e “Big Brother Vip” që ka qëndruar larg intervistave dhe rrjeteve sociale, pas përfundimit të formatit.  Por së fundmi ajo ka vendosur të thyejë heshtjen pasi është shfaqur në disa intervitsa televizive. Në një dalje të fundit ajo ka rrëfyer detaje të reja nga rrugëtimi i saj në formatin “Big Brother Vip.” Moderatorja kosovare ka zbuluar se pas daljes ka qenë e penduar që ka hyrë në një format të tillë pasi ka kaluar shumë momente të vështira aty. Ndër këto momente, Egzona veçon si më të vështirën atë…

Read More

Një vajzë 4 vjeçe ka arritur të shpëtojë për mrekulli falë një personi që po kalonte rastësisht para banesës së saj në momentin kur vogëlushja u rrëzua nga ballkoni i shtëpi në Treviso të Italisë. 4-vjeçarja, e cila po qëndronte e vetme në ballkon duke luajtur me tablet, u përkul me qëllim që të merrte pajisjen elektronike që i rrëshqiti nga duart. Kalimtari i rastit shmangu atë që mund të kishte përfunduar në një tragjedi. Ai arriti ta kapte atë në kohë dhe t’ia dorëzonte pa asnjë dëmtim prindërve, të cilët në momentin e rrëzimit të vajzës së tyre, po…

Read More

Shqipëria do të dërgojë trupa në Bullgari në kuadër të vendimit të NATO-s për të përforcuar praninë ushtarake në Europën Lindore pas agresionit rus në Ukrainë. “Së shpejti do të jemi ushtarakisht edhe në Bullgari, në krahun lindor të NATO-s që po përforcohet për shkak të agresionit rus”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së Qeverisë këtë të mërkurë. Në ditët e para të pushtimit rus në Ukrainë, NATO mori vendim që të shtojë praninë ushtarake në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki. NATO po dërgon elementë shtesë të Forcës së saj të Reagimit, prej 40,000 trupash…

Read More

Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të mërkurë në lumin Vjosë. Bëhet fjalë për A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve ishte larguar nga banesa që prej 18 qershorit të këtij viti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili u transportua në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.

Read More

Ministrja e sapoemëruar në qeverinë e re të presidentit francez, Emmanuel Macron është nën hetim për përdhunim. Chrysoula Zacharopoulou është subjekt i dy akuzave të ngritura nga një grua, të cilës nuk mund t’i bëhet publik emri për arsye ligjore.Sipas revistës Marianne, që zbuloi këtë çështje, veprat për të cilat ajo akuzohet, janë kryer në periudhën kur ajo ushtronte profesionin si gjinekologe. Sipas informacioneve të cituara nga revista franceze “Marianne”, ndaj 46-vjeçares Chrysoula Zacharopoulou janë ngritur dy akuza për përdhunim. Ankesa e parë është bërë më 25 maj. Zyra e prokurorit të Parisit i tha revistës Marianne se një hetim kishte…

Read More

Karabinierët zbatuan urdhër arrestet ndaj 11 personave (nga të cilët 4 burg, 4 arrest shtëpie, një detyrim qëndrimi dhe dy me pezullim nga ushtrimi i profesionit) lëshuar nga gjyqtari hetues në Gjykatën e Avellino-s, me kërkesë të Prokurorisë Publike, pasi dyshohet për “shoqatë kriminale” me qëllim “mashtrim në dëm të një institucioni sigurimi”. Në hetim janë 17 mjekë për lëshimin e certifikatave të rreme për dëmtimet e pësuar nga viktimat, 3 avokatë dhe 2 mbajtës të studimeve për aksidentet rrugore. Hetimi bëri të mundur zbulimin e ekzistencës së tre grupeve të dallueshme kriminale, që vepronin kryesisht në Avellino, të cilët…

Read More

Polumbarët e forcave “RENEA” kanë ndërprerë kërkimet në lumin Vjosë për gjetjen e trupit të 56-vjeçares, e cila është raportuar prej ditësh e zhdukur. L.K., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pasditen e 20 qershorit, dhe ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj. Deri tani janë konstatuar vetëm disa sende vetjake, shapka dhe një shami, të cilat dyshohet se i përkasin gruas. “Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L.…

Read More

Anulohet procedura e tenderit për ngritjen e satelitëve Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka njoftuar se procedura është anuluar pasi nuk ka pasur asnjë ofertë të paraqitur që përputhej me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. Më herët kryeministri Edi Rama vendosi si afat muajin mars 2022, për dërgimin e satelitëve, por ky premtim nuk u mbajt.

Read More

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi. Mësohet se në vend të tij është emëruar Iris Ago. Kjo e fundit që prej muajit dhjetor 2021 është emëruar në pozicionin e Këshilltares në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtoreshës në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga viti 2020 deri në 2021. Gjatë periudhës 2017-2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Read More

Kursi i këmbimit të Euros vazhdon të shënojë rekorde të reja në rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, ditën e mërkurë Euro preku një minimum të ri historik, duke arritur nivelin e 119.54 Lekëve. Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se rënia e paprecedentë e Euros kundrejt Lekut tashmë po nxitet kryesisht nga elementi sezonal. Sipas tyre, në ditët e fundit ka një rënie të ngadaltë, por të qëndrueshme të kursit, të lidhur kryesisht me shtimin e prurjeve nga turizmi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për tre muajt e parë të vitit kishte vlerën e 233…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ndodhet për një vizitë pune në Berlin. Ai u prit në një takim nga Presidenti i Zyrës Federale të Krimeve të Gjermanisë, Holger Münch dhe nga zëvëndëspresidentja e Zyrës Federale të Krimeve, Martina Link. Në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit dhe BKA-së për ta ngritur në një nivel tjetër ndërveprimin midis dy policive. Ata diskutuan edhe për rritjen e hetimeve të përbashkëta kundër grupeve kriminale në fushën e krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe terrorizmit si dhe për shtimin e operacioneve të përbashkëta për këtë qëllim.…

Read More

Valbona Hoxha mbesa e ish-diktotrit Enver Hoxha është bërë pjesë e medias në Shqipëri. Shkak për këtë është bërë aktvizimi i saj në Instagram, ku ku janë të rasta rrallet që ajo publikon një foto të saj. Ajo është mjeke psikoterapiste, edhe profili i saj ka na qendër shërbime psikologjike. Që prej kur publikoi foton e saj në profilin “e punës” duket se i është rritur edhe aktiviteti dhe ndjekësit shqiptar komentojnë postimet e saj. Valbona prej 20 vitesh, është larguar nga Shqipëria , por duket se ndjek ende jetën e spektaklit dhe televizionit të vendit të saj. Ajo nuk…

Read More