Author: tirana

Shpresë për Ukrainën pritet sot në Samitin e Bashkimit Europian që po mbahet në Bruksel. Ditën e djeshme, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky bisedoi me 11 liderë europianë, në një përpjekje për të rritur shanset që Parlamenti Evropian t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat. Ai ka biseduar me kryeministrat e Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Suedisë, Estonisë, Republikës Çeke, Belgjikës dhe Sllovenisë, si dhe me presidentët e Moldavisë, Lituanisë dhe kancelaren e Austrisë. “Nesër (sot) do të vazhdoj këtë maratonë, ne duhet t’i ofrojmë mbështetje maksimale shtetit tonë”, tha Zelensky.

Read More

Dashi Jeni në shoqërinë e planetëve që favorizojnë një evolucion të qetë racional dhe konstruktiv të jetës suaj. Së pari është Neptuni në shenjën e fqinjit të mirë të Peshqve dhe së dyti është Mërkuri te Binjakët. Racionaliteti i shoqëruar me optimizëm dhe besimi tek e nesërmja nuk mungon tek ju. Demi Kjo ditë e bukur vere shpaloset në një shenjë shumë të pëlqyeshme për ju në skemën e zodiakut: Gaforren. Vetëm Saturni, nga Ujori ju bën kontrast. Provoni mençurinë tuaj duke u përballur me një problem në familje, të ndikuara marrëdhëniet prindër – fëmijë. Mësimet që keni marrë nga…

Read More

Samiti i Bashkimit Europian në Bruksel mblidhet sot me një ngjarje ku në Bullgari dje u rrëzua qeveria. Kryeministri Edi Rama konfirmoi pjesëmarrjen, bashkë me presidentin e Serbisë dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Udhëheqësit e BE-së do të takojnë homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor sot në mëngjes, përpara samitit kryesor, për të “folur mbi lidhjet e ngushta ekzistuese”, por diskutimet priten të jenë të vështira. BE-ja ka hezituar që t’i trajtojë të ndara në procesin e integrimit, të dy vendet e Ballkanin Perëndimor, më argumentin se do të ishte më mirë për stabilitetin rajonal nëse dy fqinjët…

Read More

Kjo ditë e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira shtresore në zonën perëndimore, gjatë ditës në verilindje vranësirat do të shtohen duke u pasuar nga reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 18-22 gjate ditës 34 °C ne veri deri në 33-37°C në zonat e ulëta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 ballë në det të hapur.

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas pamjeve të siguruara nga mediat një grua është dhunuar brenda një makine nga një burrë. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale, burri, i ulur në vendin e shoferit godet fort dhe kap prej flokësh gruan, e cila e pafuqishme nuk bën dot asgjë.

Read More

Presidenti Ilir Meta është shprehur sërish kundër ‘Ballkanit të Hapur’, duke e cilësuar nismën si iniciativë hibride që synon të dobësojë Kosovën dhe të faktorizojë Beogradin. Meta tha se të gjithë ata që bënë llogaritë për të ‘ekzekutuar’ pluralizmin politik dhe demokracinë, me qëllim shkatërrimin e interesave kombëtare, do të zhgënjehen shumë thellë pas 25 korrikut. Pyetje: Ilir Meta për Kosovën, është vështirë të gjesh një gjë që të ketë bërë gabim. A keni një mendim se çfarë do të ndodhi? Sepse ka shpërthyer në media, kanë shpërthyer këta, edhe ato takimet me Vuçiç. Duket sikur na kanë turbulluar edhe…

Read More

Sali Berisha do të testojë veten me 7 korrik mbështetjen qytetare si kryetar i PD. Në një tryezë me shoqërinë civile ai zbuloi se PD ka menduar pikërisht këtë datë për protestën e madhe në Tiranë.about:blank “Data 7 korrik është menduar nga PD të jetë data e protestës së madhe në Tiranë”.

Read More

Rrëzimi i qeverisë së kryeministrit bullgar Kiril Petkov, të mërkurën në mbrëmje, duket se rrëzoi dhe shpresat e vakëta të zgjuara gjatë ditës së sotme, për zhbllokimin e mundshëm të nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian mes Brukselit dhe Tiranës e Shkupit. Opozita bullgare u deklarua në mbështetje të heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duke i kërkuar qeverisë që të thërriste parlamentin për të marrë një vendim sipas propozimit francez, i cili i ofron garanci Sofjes për trajtimin në vijim të problemeve dypalëshe me Shkupin. Vendimi i opozitës bullgare u përshëndet si një hap historik…

Read More

Edhe kjo mbrëmje në Adriatik duket e qetë. Pavarësisht se është muaji tetor, deti ngjet të jetë i patrazuar për Fërhat Ajdinin dhe grupin e tij, ndërsa nata përpara duket sërish premtuese. Ashtu siç në fakt kishin qenë tri vitet e fundit, ku kishin mundur të transportonin të pashqetësuar me qindra tonelata drogë në bregun tjetër matanë Vlorës. Një udhëtim i gjatë në det që kish nisur në vitin 2014 dhe që u kish sjell shumë andralla në kërkim të pasurisë. Por pa e ditur se ky zbarkim i radhës në brigjet e Barit do të ishte edhe fundi i…

Read More

Gjykata Administrative ka miratuar rregullat e reja për të pranishmit në seancat gjyqësore, ku ka lëshuar një urdhër që i ndalon avokatët të mbajnë celularët në sallën e gjyqit. Në vendimin që mban datën 1 qershor thuhet se avokatët, por edhe gazetarët dhe të pranishmit duhet të dorëzojnë celularët para se të hyjnë në gjyq dhe nëse nuk i binden këtij urdhri, do u ndalohet hyrja në sallë. “Ky është urdhri zhargavinë i Gjykatës Administrative Tiranë që ndalon avokatët nga përdorimi i mjeteve të punës sikurse janë edhe telefonat e zgjuar ose smart siç e thonë këto që dinë anglishten,…

Read More

Finlanda ka reaguar ndaj kërcënimeve me luftë nga ana e Kremlinit. Gjenerali Timo Kivinen deklaroi këtë të mërkurë se vendi skandinav është përgatitur për një sulm të mundshëm rus për dekada dhe do të ofronte rezistencë të fortë nëse kjo ndodh. Sipas gjeneralit, një faktor kyç në rast të një sulmi të tillë do të jetë motivimi i finlandezëve për të luftuar. “Linja më e rëndësishme e mbrojtjes është ajo mes veshëve, siç po e dëshmon lufta në Ukrainë”, tha Kivinen në një intervistë. Finlanda luftoi dy herë në vitet 1940 kundër fqinjit të saj lindor me të cilin ndan…

Read More

Deputetja Flutura Açka, njihet për qëndrimin e saj kritik gjatë fjalimeve të saj në foltoren e Kuvendit. Së fundmi në një status në ‘Facebook’, deputetja Açka shprehet se merret me politikë dhe e di që politika e kërkon që ‘ju të hani njëri-tjetrin’, duke shtuar se është më mirë që secili të merret me punët e tij dhe jo të shajë lart e poshtë. “Unë me politikë merrem dhe e di se politika kështu ju do, të hani njëri-tjetrin, që ajo ta ketë të gjatë jetën parazite në të shumtën e kohës së saj.”, shkruan Açka. Statusi: Politika ju do…

Read More