Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi sot pranimin e padisë së kryeministrit Edi Ramës ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, lidhur me akuzat e këtij të fundit për një shtëpi në Amerikë për të cilën deklaroi se ishte në pronësi të kryeministrit. Sipas medieve, gjyqtari Dritan Caka mori sot vendimin për të rrëzuar kundërpadinë e Berishës dhe për të pranuar atë të Ramës, duke i kërkuar Berishës shpërblim dëmi prej 1 milion lekësh të vjetra dhe detyrimin për të përgënjeshtruar postimin e vitit 2018 në faqen e tij në Facebook. Pak pasi në 23 tetor të vitit 2018, Berisha…
Author: tirana
“Gabimet harrohen atëherë kur gjendet forcë për t’i pranuar dhe për t’u ringritur”. Ky është mesazhi që vjen nga një e re nga Tirana e cila fitoi mbi varësinë e drogës. Të rinjtë vrasin energjitë e tyre nëpër cepa duke konsumuar drogë ndërkohë 28-vjeçarja Flora nga kryeqyteti po e lufton me mish dhe shpirt këtë fenomen negativ që i ka ndryshuar tërësisht jetën. about:blank Gjatë interviste në Fax, e reja rrëfen momentet e tmerrit që ka përjetuar kur ka pasur mungesën e drogës, ndërsa pohon se për të siguruar një dozë ka kryer edhe vepra penale siç është prostitucioni apo…
Deputeti Erion Braçe ka dalë bashkë me fermerët në protestë kundër qeverisë. Shkak është bërë çmimi i ulët i shitjes me shumicë. Ata kërkojnë që ushtrohen kontrolle ndaj pikave të grumbullimit që kanë fiksuar çmimin 12 lek për kg. Jemi të falimentuar thanë fermerët nëse nuk arrijmë të shesim shalqinin, së paku me 18 lek për kg. Deputeti Erion Braçe tha Ministria e Financave dhe ajo e Bujqësisë nuk kryejnë kontrolle në Divjakë e Lushnje ku grumbulluesit punojnë pa fatura. Protestat e fermerë në zonën e Myqezesë kanë qenë të vazhdueshme pasi kostot në bujqësi janë rritur për shkak të…
Rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në kushtet kur rritja e çmimeve vijon, Ministria e Financave parashikon ndryshime në buxhet me qëllim që të vijojë mbështetjen për shtresat në nevojë. Qeveria do të shtyje deri në fund të vitit efektin e paketës se rezistencës sociale të prezantuar së pari në muajin Mars. Në paketën e parë financiare që mbyllet këtë Qershor qeveria vendosi t’u japë pensionistëve dhe familjeve në nevojë nga 3 mijë lekë për 3 muaj. Janë 434 mijë qytetarë që do të përfitojnë këtë ndihmë. Paketa e parë që është aktualisht në fuqi realizoi indeksimin e pensioneve me 3.3 miliardë lekë, kompensim me 3…
Ka shkuar në 1 mijë numri i viktimave nga tërmeti prej 6.1 shkallësh që goditi të mërkurën Afganistanin. BBC raporton se janë plagosur mbi 1500 të tjerë. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti goditi rreth 44 kilometra nga qyteti Khost, pranë kufirit me Pakistanin. “Lëkundje të forta dhe të gjata”, postoi një banor i kryeqytetit afgan, Kabul, në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC). “Ishte i fortë”, tha një banor i qytetit veriperëndimor pakistanez të Peshawarit. EMSC-ja tha se fuqia e tërmetit ishte 6.1 shkallë, ndonëse USGC tha se ishte 5.9.
Rusia mund të ndërpresë plotësisht gazin për Evropën pasi kërkon të forcojë ndikimin e saj politik në mes të krizës në Ukrainë, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, duke shtuar se Evropa duhet të përgatitet tani. “Duke marrë parasysh këtë sjellje të fundit, nuk do të përjashtoja mundësinë që Rusia të vazhdojë të gjejë çështje të ndryshme aty-këtu dhe të vazhdojë të gjejë justifikime për të reduktuar më tej dërgesat e gazit në Evropë dhe ndoshta edhe ta ndërpresë atë plotësisht,” tha drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol, sipas Reuters. “Kjo është arsyeja pse Evropa ka nevojë për plane emergjente”, shtoi…
Halil Hasani, 77-vjeçar nga fshati Çabër i Komunës së Zubin Potokut, jeton me besimin se katër djemtë e tij, të zhdukur për më shumë se njëzet vjet, janë ende gjallë diku në Serbi dhe se një ditë do të kthehen. Hasani thotë se djemtë e tij janë rrëmbyer nga forcat serbe në fshatin Zhabar të Mitrovicës, më 8 qershor të vitit 1999, pak ditë para se të përfundonte lufta në Kosovë. Atëbotë, djali i madh, Fadili, ka qenë 32 vjeç, Gazmendi 24 vjeç, Armendi 20 vjeç dhe Hasani 15 vjeç. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, babai i tyre…
Fjoralba Ponari ka marrë goxha vëmendjen me përgjigjen që i ka dhënë së fundmi një ndjekësi që e pyet: “Po pse u mbyll kaq herët Portokallia?” “Që të marrë çik fryma konkurrenca. Bëj shaka, sezoni që fillon në mars gjithmonë fund maji/qershori ka mbaruar”, përgjigjet moderatorja. Në një postim tjetër, Fjoralba shkruan se e ka marrë shumë malli për spektaklin dhe energjinë që merr nga “Portokallia” e publiku.
Ditë pas dite po merr formë lagjja e re “KombinArt”, ku do të strehohen familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i Nëntorit 2019. Pas zhbllokimit të procesit, si pasojë e disa çështjeve gjyqësore, rindërtimi i zonës ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, teksa po ngrihen pallatet e reja me nga 6 dhe 8 kate, po ashtu edhe infrastruktura ndihmëse për 21 mijë banorët e rinj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se procesi i rindërtimit po ecën shpejt, për të kapur kohën e humbur si pasojë e bllokimeve. “Nuk do reshtim asnjë ditë të…
Amber Heard është në bisedime për të shkruar një libër për të rritur të ardhurat e saj pas humbjes së gjyqit me ish burrin e saj, Johnny Depp, të cilit duhet t’i paguajë 8 milionë dollarë. Një burim i afërt pohoi se aktorja 36-vjeçare nuk ishte në gjendje të refuzonte paratë pas situatës në të cilën ndodhet. Ata thanë se aktorja e konsideron të përfunduar karrierën e saj në Hollywood dhe “nuk ka asgjë për të humbur” pas disa muajsh katastrofik. Lajmi vjen pasi Heard pranoi përmes avokatit të saj se ajo nuk mund të përballojë dëmshpërblimin prej 8.3 milionë…
Një nga vendimet që ka marrë sot Këshilli i Ministrave, është edhe që Shqipëria do të dërgojë trupa në Bullgari dhe krahun lindor që po përforcohet për shkak të agresionit rus. Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas mbledhjes së qeverisë. “Ne jemi aktiv sot jo vetëm në Shqipëri por dhe në misione dhe operacione ndërkombëtare. Së shpejti do të jemi edhe në Bullgari në krahun lindor që po përforcohet për shkak të agresionit rus. Do të kemi javën tjetër samitin e liderave të NATO-s ku do të merren vendime të rëndësishme sidomos me konceptin e ri…