Author: tirana

Bayern Munich nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga Robert Lewandowski. Edhe pse sulmuesi polak është në qendër të zërave për një largim të mundshëm nga skuadra gjermane gjatë kësaj vere, drejtuesit e saj duket se nuk janë dorëzuar. “Pozicioni jonë në këtë argument është i qartë: Ka kontratë deri në verën e vitit 2023. Shpresoj që ta shohim Lewandowskin në Säbener Strasse për t’u stërvitur më 12 korrik”, ka shpjeguar Hasan Salihamidzic, i cili është drejtor sportiv i Bayernit. Sipas Bild drejtuesit e ekipit bavarez do të bëjnë të gjitha tentativat që sulmuesi të vijojë që të jetë…

Read More

Nga: Shaban Murati Çeshtja çame është një çeshtje e pazgjidhur e çeshtjes së pazgjidhur shqiptare. Ajo është një çështje e pazgjidhur dhe e hapur në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Përgjegjësia për moszgjidhjen e saj të deritanishme ndahet midis shtetit, që e shkaktoi, dhe shtetit, që kishte detyrën kombëtare të kërkimit të zgjidhjes. Zgjidhja e saj kërkon tani kushtin “sine qua non” të hartimit shtetëror të një platforme diplomatike për çeshtjen çame. Diplomacisë dhe shtetit shqiptar u ka munguar kjo platformë për shkak të dobësive të drejtuesve të tyre, të cilët janë pajtuar me asimetrinë e marrëdhënieve midis dy vendeve.…

Read More

“Nuk ndryshon asgjë për biznesin e vogël deri në vitin 2029”,-tha zv. kryeministri Arben Ahmetaj, i pyetur se a synon ky ligj rikthimin e tatimit mbi të ardhurat për biznesin e vogël. “Ligji është organik dhe në çdo rast do të përmirësojë definicionet e procedurat, por jo trajtimin e biznesit të vogël me taksën zero, tatim fitim zero deri në 14 mln lekë dhe i përjashtuar nga TVSH deri në 10 milionë lekë. Nuk do ketë ndryshim. I vetmi ndryshim ka të bëjë me profesionet e licencuara dhe ministria e Financave do ta hedhë në konsultim publik. Ka filluar konsultimet…

Read More

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se nga 1 korriku hyn në fuqi rritja e pagës për ushtarakët, me 30%. “Sot kemi bërë rritje historike të pagës së ushtarëve. Të gjithë ushtarakët nga data 1 korrik në bazë të këshillit të ministrave do të kenë një pagë 30% më të lartë. Do të jetë paga bazë 51 mijë lekë të reja”.

Read More

Gazetarja investigative, Klodiana Lala, ka rikthyer në kujtesë trafikantin shqiptar Altin Drimadha, në banesën e të cilit në Brazil u gjetën 350 kilogram kokainë. Lala thotë se Drimadha është një emër që nuk ekziston në regjistrat shqiptar. Sipas saj, trafikanti i njohur që është në arrati, duhet të ketë ndryshuar identitetin. “Altin Drimadha eshte nje emer qe nuk ekziston ne regjistrat shqiptar. Supertrafikanti i Brazilit per te cilin flitet me zell prej ditesh me siguri e ka ndryshuar identitetin. Te flitet per te pa e ditur kush eshte dhe cfare perfaqeson me duket guxim i tepruar. Jemi mire dhe me…

Read More

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka mohuar se do të ketë ndërtime në Parkun e Butrintit dhe në zonën e pambrojtur afër tij. “Çfarë do të ndodhë me zonën e pambrojtur që u hoq në janar të këtij viti. Dy javë më parë u dha leje për investim te gjiri i Manastirit. Ao do ketë sërish investime strategjike në zonë”, u pyet Margariti. “Plani i menaxhimit të interguar të Butrintit ka qenë në vëmendje të institucioneve, ministrive, për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura. Zona e hequr është zona e Ksamilit, që është tashmë zonë urbane, janë bërë ndërtime.…

Read More

Serbia konfirmoi sot se tre vendet, përfshi këtu edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të marrin pjesë nesër në samitin e BE-së. “Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve vendosën të shkojnë së bashku në samit, duke rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të BE-së”, raporton Kurir.

Read More

Një fshat i tërë janë marrë si dëshmitarë në Prokurorinë e Posaçme. 240 banorë të fshatit Kozare në Kuçovë po dëshmojnë me kërkesë të SPAK-ut dhe palës së akuzuar, pro ose kundër Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokombanje që korrte grurin në fshat. Institucionet ligjzbatuese dyshojnë se ai ka pasuri të bërë me paratë e dhëna nga i biri i cili është i dënuar për trafik droge dhe prostitucion në Itali. Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën, duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokambaja të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe…

Read More

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pedals” janë vënë në pranga 4 persona që vidhnin biçikleta ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Konkretisht, janë arrestuar 20-vjeçari Mateo Dedaj, 19-vjeçari Kevin Matraku, 18-vjeçari Eno Cenollari, dhe 20-vjeçari Dejvid Luca, të katërt banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim 19-vjeçari me iniciale M. M., banues në Berat. Nga veprimet hetimore, dyshohet se këta persona kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës. Gjatë kontrolleve të banesave të tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 biçikleta të dyshuara…

Read More

Dy vlonjatë janë vënë në pranga pasi kanë ushtruar dhunë ndaj grave të tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit: -Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, bashkëshorten e tij; -G. R., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

E cilësuar si “molla e sherrit” që i mori jetën të riun Martin Çeço në Maliq, 18-vjeçarja M.P ka folur për emisionin “Me zemër të hapur”, ku mohoi të kishte pasur lidhje me 26-vjeçarin Martin Çeço dhe madje deklaroi se nuk e njihte fare. Sipas policisë, motivi i krimit ishte lidhje me vajzën, e cila kishte një lidhje paralele dhe me njërin prej autorëve të krimit. Policia arrestoi për vrasjen Valter Mollaj, Idlir Mollaj dhe Bledi Angjo. “Nuk jam në shkollë. Mbledh lule. Erdhi na mori policia se unë nuk dija gjë fare, më thanë për një sqarim dhe ne…

Read More

Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në një atentat mafioz në Tiranë. Partnerja e tij, Inva Kurti, bëri një dedikim në rrjetet e saj sociale, por çfarë bëri më shumë përshtypje është identiteti i saj. Portali “Prapaskena” shkruan se Inva Kurti është e bija e Avni Kurtit, taksistit më të njohur në Shqipëri dhe më gjerë, i cili pushtoi rrjetet sociale disa vite më parë, me anë të disa videoje origjinale dhe shprehjeve që ‘ngjitën’ në opinion. Bëhet fjalë për personazhin që thoshte: ‘”Jam nana, hajde pi kafe”.

Read More