Intervistë me Dr. Mutlaq bin Majed Al-Qahtani, I Dërguari i Posaçëm i Ministrit të Jashtëm të Shtetit të Katarit për Antiterrorin dhe Ndërmjetësimin në Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve (Gjatë vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë) Dr. Mutlaq bin Majed Al-Qahtani është i Dërguari i Posaçëm i Ministrit të Jashtëm të Shtetit të Katarit për Antiterrorin dhe Ndërmjetësimin në Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve. Javën e kaluar ai ishte në Tiranë për një takim të Bordit Drejtues GCERF, fond i specializuar në mbështetjen e projekteve që synojnë parandalimin dhe adresimin e ekstremizmit të dhunshëm, i cili mund të çojë në terrorizëm. Shteti i…
Author: tirana
Giacomo Vrioni pritet të largohet nga Juventusi sërish gjatë kësaj vere, edhe pse bardheznjtë mund ta provojnë në Amerikë në grumbullimin e parë. Pasi fitoi trofeun e golashënuesit më të mirë në Austri me fanellën e ËSG Tirol (19 gola), 23-vjeçari shqiptar u rikthye në Torino pasi përfundoi huazimi. Drejtuesit e Juventusit po punojnë për shitjen e tij dhe sipas asaj që raportojnë mediet italiane, për sulmuesin ka oferta nga Holanda, Belgjika (Charleroi), Franca apo edhe Turqia. Nga shitja e tij, Juve mund të mbledhë maksimumi 10 milionë euro, gjë që do të ishte shumë e dobishme për të bërë…
Ambasada amerikane në Tiranë, ka publikuar mesazhin e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker, i cili ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara, që vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysmë shekulli. Në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA, ambasada amerikane në Tiranë, publikon sot mesazhin e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker. Ai ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara i cili vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysëm shekulli dhe dëshmonte festimin e lirisë në vend nën demokracinë e re. “Ju jeni me ne dhe ne jemi…
Në prag të mbledhjes së Samitit të radhës të Bashkimit Evropian, Partia Socialiste është angazhuar në një proces lobimi politik për zgjerimin e mbështetjes për dhënien e dritës jeshile në fillimin zyrtar të bisedimeve të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Rrjeti “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” i përbërë nga partitë dhe fondacionet simotra të Partisë Socialiste të Shqipërisë i është bashkuar thirrjes për një deklaratë të përbashkët drejtuar liderëve të Bashkimit Evropian. “Është koha e duhur që liderët evropianë të heqin pengesat që vazhdojnë të pengojnë procesin e anëtarësimit. Është koha që të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe…
“Dritë jeshile ” në Bullgari, Rama merr vendimin për pjesëmarrjen në Samitin e BE-së Kryeministri Edi Rama në Twitter: Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës! Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e…
Policia spanjolle ka zbuluar dhe çmontuar një “shtëpi bari”, duke sekuestruar mbi 1800 bimë marijuane. Policia ka publikuar pamjet e aksionit, ku shihet se marijuana ishte kultivuar në disa dhoma të banesës dhe arrinte peshën e 124 kg drogë. Shtëpia ishte e pajisur me kondicionerë të shumtë, ventilatorë dhe ilaçe që shërbenin për rritjen e bimëve. Gjatë aksionit ka rënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Agjentët kishin monitoruar shtëpinë prej kohësh, duke parë se kush hynte dhe kush dilte, duke zbuluar se brenda saj kultivohej drogë.
Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter në Afganistan, ka shkuar në 920. Këtë e konfirmoi zëvendësministri për menaxhimin e fatkeqësive, Sharafuddin Muslim duke shtuar se 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor, vjen lajmi i mirë nga Bullgaria. Ish-kryeministri bullgar, njëkohësisht dhe kreu i opozitës, Boyko Borisov i ka kërkuar kryeministrit Krill Petkov që të sjellë propozimin për t’i hapur rrugën hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehur se 59 deputetët e tij do të votojnë pro. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Komisionerit për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, ku vendimin e cilëson si historik. “Falënderojmë liderin e opozitës Borisov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin…
Rikthimi te titulli kampion pas 11 vitesh bëri që tifozët e Milan të ëndërrojnë për gjëra më të mëdha, minimalisht të krijojnë një cikël fitues në Serie A por mbi të gjitha shpresonin të rikthehej Milani i madh në Evropë. Menjëherë pas titullit erdhi dhe shitja e klubit te fondi RedBird, por as kjo lëvizje me sa duket nuk mjafton që Paulo Maldini dhe stafi tjetër drejtues të lëviz lirshëm në tregun e transferimeve. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Maldini do të ketë në dispozicion këtë merkato vere vetëm 50 milionë euro për të operuar. Disa nga pistat e tij…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i pranishëm këtë të mërkurë në konferencën “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën europiane”, tha se kryeministri Edi Rama me refuzimin për të marrë pjesë në samitin e BE-së, është rreshtuar krah Beogradit dhe jo krah Brukselit. Ndaj edhe Berisha bën thirrje për protesta të fuqishme, si rrugën për të mbrojtur drejtimin e Shqipërisë, që për të është Europa. “Rama nuk e do integrimin në BE. Qeveria propagandon një BE me probleme. Ballkani i Hapur, apo MiniShengeni që u themelua në Novisad, u shpall nga Vuçiç se kjo është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë. Janë konsoliduar…
Nënkryetarja e LSI-së, deputetja Erisa Xhixho thotë se kryeministri Edi Rama në vend që të flasë për veton bullgare, duhet të shohi situatën brenda Shqipërisë. Për të, ngaqe kemi një qeveri të korrputuar, është shkaku pse vendi nuk po bëhet pjesë e familjes europiane. “Shqiptarët nuk e meritojnë një qeveri që i mban larg Europës, shqiptarët nuk e meritojnë një kryeministër që i qeveris keq”. Postimi i plotë Një ditë më parë, kryeministri paralajmëroi dështimin e radhës në përpjekjen për të hapur dyert e Europës. Ajo që Rama e përmbledh me një “jo, më fal” që na fton ta dëgjojmë…
Pjesë e Samitit të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, do të jetë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, por thotë se nuk ka pritshmëri për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Unë shkoj gjithmonë atje (BE) me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, tha presidentja për median holandeze Ky takim përkon me seancën e planifikuar të Këshillit Evropian në datat 23 dhe 24 qershor, pasi anëtarët e Komisionit Evropian ranë dakord të propozojnë që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit për në BE.