Author: tirana

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Bruksel dhe ka takuar Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. Osmani ka theksuar se Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës europiane. Për këtë si dhe për mbështetjen e vet presidentes Metsola, Osmani ka shprehur po ashtu mirënjohjen e thellë të popullit dhe të institucioneve të Kosovës. “Në një diskutim të hapur dhe përmbajtjesor me presidenten e Parlamentit, Roberta Metsola në Bruksel, diskutuam për nevojën që…

Read More

Këtë të mërkurë, fermerët e Çermës kanë dalë në protestë, dhe krah tyre është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Në një prononcim për mediat, Braçe thotë se çmimi i grurit ka rënë aq shumë saqë fermerët janë zhytur në faliment. “Nga Velipoja deri poshtë në Ksamil, çfarë do të hanë njerëzit. Sepse i kemi thirrur njerëzit, u themi turistëve që të vijnë, por çfarë do të hanë. Nëse falimenton kjo ekonomi bujqësore, ka falimentuar ekonomia e të gjithë vendit. Ai shkon në emigracion dhe merr më shumë lekë”.

Read More

Motra e Martin Çeços ka hedhur poshtë pretendimet e 18-vjeçares se ajo nuk e njihte 26-vjeçarin dhe se nuk kishte punuar kurrë në byrektore. Gjatë një interviste për emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, pas daljes nga komisariati, ajo u shpreh se vajza, e cila dyshohet se u shkas për vrasjen e 27-vjeçarit, është mashtruese e madhe. Klarita theksoi se Martina i mori në qafë të vëllanë dhe kërkoi ballafaqim me të duke thënë “do ia nxjerr sytë me duart e mia”, teksa hodhi dyshimet se ajo mund ta ketë shtyrë Martin Çeçon që të dilte jashtë nga banesa…

Read More

Vijon operacioni policor i koduar “Rent”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave. Në kuadër këtij operacioni, më datë 13.12.2021, shërbimet e Policisë të DVP Durrës, zbuluan në katin e dytë të një pallati, një apartament të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, si dhe sekuestruan pajisjet elektrike që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë ditës së sotme, u vu në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili kishte marrë me qira apartamentin, për ta përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Seksionit për Hetimin…

Read More

Në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të enjten në Bruksel, deputetët e CDU/CSU kërkojnë nga qeveria gjermane hapa konkrete për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Një ditë para samitit BE-Balkan partia më e madhe opozitare gjermane po e rrit presionin ndaj qeverisë mbi Ballkanin Perëndimor. Grupi parlamentar i Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag ka paraqitur një mocion në parlamentin gjerman i cili diskutohet sot, 22.06, në plenum. Deputetët gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të arrijë në BE një perspektivë “të shpejtë, të qartë, të besueshme dhe progres të prekshëm” për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës,…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi sot prezantoi vendimet e reja që mori Këshilli i Ministrave, duke thënë se këto ndryshime kanë për qëllim që të reflektojnë në formulën e financimit politikat e reja që janë ndërmarrë në fushën e Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, siç është ndërkombëtarizimi i universiteteve për programe studimi të përbashkëta dhe shpallja e programeve prioritare për zhvillimin e vendit. Kushi tha se formula e ndryshuar e financimit do të ketë disa elemente shtesë. Për shembull, të gjitha universitetet që kanë programe prioritare, programe të përbashkëta, apo të dyfishta me universitetet e huaja, do…

Read More

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Poker 4”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë aksionit, policia ka goditur një rast të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali, duke arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht nëntë të tjerë. Gjithashtu, janë sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Njoftimi i policisë:Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit,…

Read More

Një mjek i cili është bërë baba në moshën 83-vjeçare thotë se jeton çdo ditë duke e ditur se nuk do arrijë ta shohë djalin e tij të rritet. Eksperti i ushqimit, Alberto Comillot thotë se ai bën gjithçka që mundet për t’i dhënë fëmijës sa më shumë kujtime që të jetë e mundur. Gruaja e tij, Estefania Pasquini, 35 vjeçe, mbeti shtatzënë me fëmijën pas trajtimit të fertilitetit. Pavarësisht moshës së Dr. Cormillot, ai thotë se është i përfshirë në mënyrë aktive në rritjen e djalit të tij, Emilio. Ai tha: “Unë jam i vetëdijshëm se jeta nuk është…

Read More

The Animals, banda e famshme britanike e viteve ’60, u njohën sa hap e mbyll sytë nga e gjithë bota në vitin 1964 kur publikuan hitin “The House of The Rising Sun”, që edhe sot mbahet si një nga këngët me klasike të rokut botëror. Por, si e kujton John Steel, bateristi i “The Animals”, sot 81 vjeçar, suksesin e parë të bandës në një periudhë kur roku british po pushtonte globin. Ai ndodhet në Tiranë këto ditë, për të performuar në koncertin që do të mbahet sot në mbrëmje në Amfiteatrin e Liqenit, dhe me këtë rast i ka…

Read More

Apolonia mbetet parku më i vizituar. Gjatë janar-prill 2022, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit Butrint ka vijuar punën për krijimin e kushteve në pritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Njëkohësisht veprimtaria e këtij institucioni është përqendruar dhe në mirëmbajtjen, pastrimin dhe monitorimin e monumenteve. Kryesisht gjatë kësaj periudhe janë realizuar 3 veprimtari në zërin: Ruajtja dhe mirëmbajtja e monumenteve të kulturës. Përsa u përket aktiviteteve mbi ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore janë realizuar 3 të tillë” nënvizon Ministria. Ndërkohë Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik Apoloni-Bylis që është institucioni i cili administron dy parqet arkeologjike Apoloni…

Read More

Një dramë komedie është procesi i 240 fshatarëve që janë si dëshmitarë në një proces të SPAK-ut. Banorët e fshatit Kozare presin hetimin në kafene, ku thonë se Bektashi ka korrur grur, dhe se nuk është trafikant. “Ai është fermer i shkëlqyer. Vetëm në dorë ia kemi dhënë lekët. Pardje e korra unë, 6 dynym. Në dorë ia dhashë lekët. Është rritur edhe ccmimi sivjet. Unë nuk e njoh mirë, fëmijët nuk ia njoh por Bektashi nuk është marrë me këto gjëra”, tha dëshmitari. 240 fshatarët po dëshmojnë me kërkesë të SPAK-ut dhe palës së akuzuar, pro ose kundër Bektash…

Read More

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, u shpreh se është kaluar një draft marrëveshje me Italinë për një shumë prej 30 milion eurosh për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë. Ahmetaj mes të tjerash u shpreh se në javët që vjen do të pasohet me një tjetër kredi prej 30 milion eurosh, për sektorin e bujqësisë, kryesisht tek peshkimi. Po ashtu Ahmetaj ka njoftuar një 30 milion eurosh tjetër, kredi që sipas tij do të shkojë, për mirëmbajtjen dhe rifreskimin e flotës së emergjencave civile. “Një shumë prej 30 milion eurosh për rrjetin e energjisë elektrike në veriun…

Read More