Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Policia aksion të befasishëm në lokalin në Shkodër, 2 të arrestuar dhe 9 nën hetim

13:36 / June 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policaaaa 770x445 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Poker 4”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë aksionit, policia ka goditur një rast të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali, duke arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht nëntë të tjerë.

Gjithashtu, janë sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Njoftimi i policisë:
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit, menjëherë u organizua puna dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Poker 4”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. Z., 32 vjeç, banues në lagjen “Ajasem”, Shkodër, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
A. P., 54 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: G. L., 60 vjeç, I. O., 31 vjeç, E. V., 39 vjeç, M. A., 58 vjeç, A. K., 42 vjeç, B. T., 32 vjeç, B. T., 65 vjeç, B. N., 37 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit me administrator shtetasin E. Z., në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, janë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, duke luajtur lojëra të paligjshme, në një tavolinë pokeri, kundrejt pagesës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 5 palë letra bixhozi dhe 2 aparate celulare.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026

Pronat në bashkëpronësi, si do të bëhet regjistrimi me ndryshimet ligjore

12:33 / October 3, 2026

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

11:21 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.