Author: tirana

Të gjithë u ka ndodhur të marrin telefonata apo e-maile nga kompani që shesin produkte ose shërbime të caktuara. “Na bezdisin, 2 herë në jave telefonata. Na shesin dyshekë”, u shpreh një qytetar. Përveç kohës dhe shpeshtësisë së telefonatave qytetarët janë të shqetësuar dhe për mënyrën sesi këto biznese kanë gjetur numrin e tyre. Për të shmangur bezdisje të tilla, do të krijohet një regjistër kombëtar, i menaxhuar nga komisioneri për mbrojtjen e të dhënave, ku kushdo regjistron emrin se nuk do të shqetësohet nga kompanitë e marketingut. “Numër pa pagesë. Kushdo që shkel këtë do të marrë gjoba”, u…

Read More

Kim Kardashian ka reaguar pas akuzave se dëmtoi fustanin e Marilyn Monroe, të cilin e kishte veshur në Met Gala. Në një intervistë për emisionin “Today”, ajo i konsideroi të pavërteta pretendimet e lëshuara në drejtim të saj. Më 14 qershor, Kardashian u akuzua për dëmtimin e fustanit. Llogaria në Instagram për Koleksionin Marilyn Monroe, e cila drejtohet nga Scott Fortner, postoi foto të marra më 12 qershor nga Chad Michael Christian Morrisette që dukej se tregonin se fustani ishte dëmtuar, duke treguar pëlhurë të fërkuar pranë zinxhirit dhe kristalet që dukeshin se kishin rënë. Ripley bëri ​​një deklaratë të…

Read More

Jeni zhgënjyer ndonjëherë kur keni bërë blerje të bizhuterive në shuma të konsiderueshme parash? Dyqane me bizhuteri të rreme ka kudo dhe i shesin ato si të vërteta. Argjendi mund të shitet si ari i bardhë, shenjat e falsifikuara mund të jenë të gdhendura në bizhuteri. Metalet , Vulë Natyrisht, mënyra më e lehtë është të kontrollosh vulën. Dhe për numrat e gdhendur kërkoni në internet për t’i krahasuar nëse janë njëlloj. Kur të blini bizhuteri nëse nuk arrini të lexoni qartë numrat, mos rrezikoni kot për ta blerë. Numri që merrni do të tregojë përqindjen e përmbajtjes së një…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një prononcim për mediat, duke u ndalur te hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ai u shpreh se kreu i qeverisë iu ka mohuar lirinë qytetarëve shqiptarë. “31 vite më parë sekretari amerikan i shtetit James Baker me ftesë të opozitës dhe prof. Sali Berishës do të bëhej amerikani i parë i lartë që shkeltë në Shqipëri. Vizita e tij mbetet  e papërsëritshme por mesazhi mbetet ende sot, liria funksionon. Shqipëria në vitin 2006 nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit. U…

Read More

Papa Françeskut u pa sot duke ecur me shumë vështirësi, ndërsa dy persona e mbanin prej krahësh. Thashethemet se 85-vjeçari, i cili ka qenë Papë për nëntë vjet, mund të japë dorëheqjen filluan pasi ai shtyu një udhëtim në Afrikë dhe njoftoi një takim të pazakontë të kardinalëve I fotografuar në audiencën e tij të përgjithshme javore në Vatikan, argjentinasi foli se si pleqëria është ‘një kohë për të gjetur forcë në dobësi’ dhe inkurajoi të moshuarit që të përqafojnë dobësinë dhe pafuqinë e tyre. Ai dukej se ishte në siklet gjatë hipjes dhe daljes nga karrigia dhe shoqërohej nga dy…

Read More

Në qytetin e Sarandës është duke u investuar për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit i cili do të furnizojë me ujë të pijshëm lagjen “Baba Rexhepi” dhe Logu i Dardhës. Aktualisht këto zona informale kanë mungesë të theksuar të furnizimit, një problematikë e mbartur ndër vite, ndërsa përmes këtij investimi synohet t’i jepet zgjidhje kësaj situate duke e përmirësuar ndjeshëm. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e AKUM, Klevis Jahja ndoqën nga afër punimet që po bëhen në këtë zonë. Drejtori Jahja sqaroi se ka përfunduar puna për rehabilitimin e depos me një kapacitet prej…

Read More

Një studente nga Egjipti, Naira Ashraf u masakrua me thikë teksa zbriste nga autobusi, pasi refuzoi propozimin e martesës nga një përndjekës i fiksuar pas saj. Ngjarja ndodhi jashtë hyrjes së universitetit të Mansoura, rreth 100 km në veri të kryeqytetit Kairo. Zyrtarët thanë se ajo kishte humbur jetën në vend, ndërsa turma kishte kapur vrasësin e quajtur “Mohammed A”, dhe e kishte rrahur teksa përpiqej të largohej. Policia tha se vrasësi ka pranuar krimin. Ai pohoi se e ndërmori këtë akt pasi e ndjera kishte ndaluar komunikimin me të në rrjetin “Facebook”, duke i bërë bllok, dhe se kishte…

Read More

PS dhe PD kanë rënë dakord të shtyjnë afatin e komisionit për reformën territoriale deri në fundin e muajit shtator. Sipas planit të miratuar sot, komisioni parashikon që deri në fund të korrikut të zhvillohen dëgjesa me qytetarët. Pas pushimeve të verës, në muajin shtator mazhoranca dhe opozita parashikojnë që të kenë gati propozimet në sa bashki duhet të ndahet vendi dhe ne 30 shtator është përllogaritur votimi i hartës së re. Por reforma territoriale kërkon 84 vota për t’u miratuar dhe mazhoranca e opozita duhet te gjejnë gjuhën e përbashkët për numrin e bashkive ne vend; një proces qe…

Read More

Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari mori pjesë këtë të mërkurë në tryezën e organizuar nga Sali Berisha, me temë “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën europiane”. Ajo hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se e ka mbushur Parlamentin me kriminelë e trafikantë droge. Sa i përket nismës “Ballkani i Hapur”, ajo e konsideroi një projekt të rrezikshëm në të gjitha nivelet. “U futën kriminelë në Parlament, u futën trafikantë droge në Parlament, si deputetë, pra u rrit korrupsioni në mënyrë galopante. Kemi kaluar nga një vend, që hapi rrugët për BE, pas 2013 në një vend që ka…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Summer 2022”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Summer 2022”, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme…

Read More

Qeveria ka zgjedhur drejtoreshën e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Burimet bëjnë me dije se në krye të këtij institucioni është zgjedhur Abigela Voshtina, e cila pason në këtë detyrë Zana Çelën. Qeveria e ka marrë vendimin në mbledhjen e sotme dhe pritet që të bëhet publike për pak orë.

Read More

Pas gjyqit aspak të zakonshëm sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku u thirrën për t’u marrë në pyetje 240 persona të fshatit Kozarë, në Kuçovës në lidhje me pasurinë e Bektash Shtëpënjës, pasi djali i tij ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe prostitucion, vjen reagimi nga SPAK. Ky i fundit ka sqaruar se pse është konfiskuar pasuria e tij. SPAK thekson se nga të dhënat e administruara nga Operacioni Forca e Ligjit, rezulton se ky shtetas dhe personat e tjerë të lidhur, nuk disponojnë të ardhura të ligjshme për justifikimin e pasurive të…

Read More