TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kievi zbulon rrjetin e spiunazhin rus, bie në grackë politikani ukrainas që punonte për Moskën

00:00 / June 25, 2022

4 Korriku në SHBA pritet të shënojë udhëtime rekord

23:54 / June 24, 2022

Kemi martesë së shpejti? Mariza Ikonomi habit me përgjigjen: Prit njëherë të…

23:49 / June 24, 2022

Kryebashkiaku i Mykolaiv thirrje banorëve: Largohuni nëse doni të mbeteni gjallë!

23:42 / June 24, 2022

Gjermani/ Kryebashkiakja e Berlinit bie viktimë e mashtrimit digjital me video të rreme

23:38 / June 24, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Dëshmuan në gjyq 240 persona të fshatit për pasurinë, SPAK publikon pronat që do i sekuestrohen fermerit në Kozarë

15:47 / June 22, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas gjyqit aspak të zakonshëm sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku u thirrën për t’u marrë në pyetje 240 persona të fshatit Kozarë, në Kuçovës në lidhje me pasurinë e Bektash Shtëpënjës, pasi djali i tij ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe prostitucion, vjen reagimi nga SPAK.

Ky i fundit ka sqaruar se pse është konfiskuar pasuria e tij. SPAK thekson se nga të dhënat e administruara nga Operacioni Forca e Ligjit, rezulton se ky shtetas dhe personat e tjerë të lidhur, nuk disponojnë të ardhura të ligjshme për justifikimin e pasurive të tyre.

REAGIMI I SPAK
NJOFTIM MBI PROCEDIMIN PASUROR NE NGARKIM TË PASURIVE TË SHTETASIT ANDREA DINGA, BEKTASH SHTËPËNJA DHE PERSONAT E TJERË TË LIDHUR ME TA, SIPAS AKTIT NORMATIV NR. 01 DATË 31 JANAR 2020 “PËR MASAT PARANDALUESE NË KUADËR TË FORCIMIT TË LUFTËS KUNDËR TERRORIZMIT, KRIMIT TË ORGANIZUAR, KRIMEVE TË RËNDA DHE KONSOLIDIMIT TË RENDIT DHE SIGURISË PUBLIKE”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Operacionit Forca e Ligjit, ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Andrea Dinga dhe personave të lidhur.
Ka rezultuar se shtetasi shqiptar Andrea Bektash Dinga alias (Shtëpënja) alias (Prifti), është subjekt i aktit normativ, pasi me vendimin Nr. 6995/2014 datë 08 Tetor 2014 të Gjykatës së Apelit në Milano/Itali është deklaruar fajtor për veprat penale të “Emigracionit ilegal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Po kështu sipas informacionit të ardhur nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ky shtetas është arrestuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në këto rrethana, ky shtetas është subjekt i aktit normativ.
Nga të dhënat e administruara nga Operacioni Forca e Ligjit, rezulton se ky shtetas dhe personat e tjerë të lidhur, nuk disponojnë të ardhura të ligjshme për justifikimin e pasurive të tyre.
Mbi këtë bazë, që në Muajin Maj 2021 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me objekt konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon
•Pasuria e llojit Are, me sipërfaqe 1700 m2 ndodhur në Sauk, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Pasuria e llojit apartament, me Sip. 189.4 m4, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Pasuria e llojit garazh, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të shtetasit Bektash Hasan Shtëpënja;
•Pasuria e llojit apartament, ndodhur në Draç Durrës në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Mjeti i llojit autoveturë e markës Mercedez Benz, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Mjeti i llojit autoveturë e Markës Audi, prodhim i vitit 2005, në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;
•Mjeti i llojit motor i markës Harley Davidson, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, subjekti i aktit normativ Andrea Dinga, dhe personat e lidhur, kanë pretenduar që të ardhurat nga të cilat është siguruar krijimi i këtyre pasurive janë si rezultat i punës së shtetasve Bektash Shtëpënja e Sokol Shtëpënja me një autokombajnë, të cilën shtetasi Bektash Shtëpënja e ka blerë nga privatizimi i aseteve të Ish Koperativave Bujqësore. Po kështu ka pretenduar se pas viteve 1990 ai ka punuar në tokat bujqësore të bujqve të Zonës së Kuçovës, duke i ndihmuar ata kundrejt shpërblimit që të korrnin produktet bujqësore me autokombajnën e privatizuar prej tij.
Në mungesë të dokumentacionit tatimor, subjekti Andrea Dinga dhe personat e lidhur ka kërkuar në gjykatë që të ardhurat ti provojë nëpërmjet thirrjes së dëshmitarëve, që janë titullarët e familjeve bujqësore ku ai ka punuar.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

SHISH për kërcënimet kibernetike: Kemi neutralizuar dhe identifikuar targetin dhe burimin, në rastet më të shumta janë sulmuar…

22:28 / June 24, 2022

Varianti i ri COVID, paralajmëron epidemiologu Alimehmeti: Do ketë dyfishim rastesh

22:16 / June 24, 2022

Vrasja e biznesmenit Rroli në Laç për hakmarrje, flet autori i krimit: Më rrahën e më thyen këmbët 

21:52 / June 24, 2022

Laborator droge brenda anijes në Valencia/ Çmontohet banda e trafikut të kanabisit, vihen në pranga 3 shqiptarë, si hasi në erën e fortë agjenti spanjoll

21:51 / June 24, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

SHISH për kërcënimet kibernetike: Kemi neutralizuar dhe identifikuar targetin dhe burimin, në rastet më të shumta janë sulmuar…

22:28 / June 24, 2022

Varianti i ri COVID, paralajmëron epidemiologu Alimehmeti: Do ketë dyfishim rastesh

22:16 / June 24, 2022

Vrasja e biznesmenit Rroli në Laç për hakmarrje, flet autori i krimit: Më rrahën e më thyen këmbët 

21:52 / June 24, 2022

Barometri i Ballkanit për vitin 2022, Bregu: Të dhënat tregojnë rritje të pesimizmit të qytetarëve se vendet e rajonit do t’i bashkohen BE-së

21:32 / June 24, 2022
Te fundit

Kievi zbulon rrjetin e spiunazhin rus, bie në grackë politikani ukrainas që punonte për Moskën

00:00 / June 25, 2022

4 Korriku në SHBA pritet të shënojë udhëtime rekord

23:54 / June 24, 2022

Kemi martesë së shpejti? Mariza Ikonomi habit me përgjigjen: Prit njëherë të…

23:49 / June 24, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.