Kryetari i PD-së, Sali Berisha i pranishëm këtë të mërkurë në konferencën “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën europiane”, tha se kryeministri Edi Rama me refuzimin për të marrë pjesë në samitin e BE-së, është rreshtuar krah Beogradit dhe jo krah Brukselit. Ndaj edhe Berisha bën thirrje për protesta të fuqishme, si rrugën për të mbrojtur drejtimin e Shqipërisë, që për të është Europa.
“Rama nuk e do integrimin në BE. Qeveria propagandon një BE me probleme. Ballkani i Hapur, apo MiniShengeni që u themelua në Novisad, u shpall nga Vuçiç se kjo është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë. Janë konsoliduar lidhjet me Beogradin dhe me Moskën.
Ndodhi që një vasal pa inetersa vendi të deklarojë dje se refuzoj ftesë nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret para në Beograd shpallet nga padroni i tij, por Vuçiç të paktën thotë do të vendos pasi të mbledh qeverinë, ndërsa ky i joni e vendos. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk është përcaktuar nga Serbia.
Aleanca bilatarele Tiranë-Beograd-Shkup është pro ruse dhe është anti-BE. Edi Rama paralajmëroi se do të ndryshojë drejtimin dhe dje mes Brukselit dhe Beogradit zgjodhi Beogradin. Rama refuzoi një ftesë një moment historik.
Mendoj se ne duhet të thërrasim protestë të fuqishme. Ky është një motiv në një fare mënyre ekzistencial për kombin tonë. Nuk mundet kurrë një njeri i shitur, i paashitur, cilido qoftë ai, të luajë me fatin tonë në këtë mënyrë. Nuk mundet. Edi Rama ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël, nuk mundemi ne të jemi Beogradi i vogël, ne jemi kryeqyteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”.
