Author: tirana

Në samitin e Bashkimit Evropian, që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, do t’u ndahet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, ndërsa do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë tashmë është përgatitur drafti i konkluzave që do të miratohen në këtë takim të Këshillit Evropian, draft në të cilin ka pasur qasje edhe Radio Evropa e Lirë. Por, siç qëndrojnë gjërat aktualisht, përveç porosive politike për përshpejtimin e integrimit të vendeve të rajonit me BE-në nuk priten vendime konkrete sa i përket nisjes së negociatave të…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson qëndrimin e Edi Ramës kundër samitit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, si një qëndrim pro aleancës pro-ruse dhe anti-Europiane. “Ky është një akt anti-historik i këtyre gangsterëve politike që tradhtojnë interesat jetike të kombeve të tyre. Aleksandër Vuçiç nuk shkon në Samit sepse atij i është kërkuar publikisht të zbatojë sanksionet e BE kundër Rusisë dhe ai me refuzimin e ftesës së Brukselit e bënë të qartë se ai ka bërë përfundimisht zgjedhjen e tij”. Postimi i plotë Te dashur miq, neser ne Bruksel mblidhet Samiti i BE. Ky…

Read More

I pranishëm në tryezën e diskutimit për financimin e partive politike që mbahet këtë të mërkurë nga ana e KQZ-së, Enkelejd Alibeaj tha se financimi i fushatave zgjedhore, janë jo transparente. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, tha edhe se është në favor të një financimi të partive politike nga shtetit, pasi kjo mënyrë do të jetë më e matshme dhe më transparente. “KQZ duhet të caktojë auditues. Shifrat e financimit të fushatave zgjedhore janë jo transparente. Shitblerja e votave vazhdon të mbetet një shqetësim madhor në Shqipëri. Situata është alarmante. Modeli që do të zgjedhim për financimin e partive…

Read More

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Çifti i famshëm i telenovelave, pas tre vitesh priten të bëhen prindër të një fëmije tjetër. Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat turke, sipas të cilave Evcen është shtatëzanë. Ndonëse vetë aktorët e njohur nuk kanë konfirmuar diçka zyrtare, media vendase “Gazete Magazin” raporton se Fahriye është në tremujorin e parë të pritjes së ëmbël. Ju kujtojmë që Burak Özçivit është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Aktori është ndër të preferuarit në vendin tonë me rolet si Kemal në “Dashuri e pafund”…

Read More

Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë në lidhje me të dhënat e fundit të Eurostat, që e rendisin Shqipërinë të fundit në Europë në të ardhurat për frymë për vitin 2021. Nga selia blu, anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo tha se “për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për antarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një shekull”. Deklarata e plotë: Qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vend-numëro dhe mbrapa-ecje. Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021. Që…

Read More

Nesër do të mbahet Samiti i BE-së, ku tre liderë nga Ballkani Perëndimor me shumë gjasa nuk do të marrin pjesë. Udhëheqësit e BE-së në Bruksel pritet të nënshkruajnë rekomandimin e javës së kaluar nga Komisioni Evropian për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit në BE, sipas draft-konkluzioneve të samitit të fundit të BE-së, të datës 21 qershor dhe të parë nga EURACTIV. Ballkani Perëndimor duhet të humbasë Udhëheqësit e BE-së ka të ngjarë të shprehin gjithashtu “angazhimin e plotë dhe të qartë të bllokut ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor” dhe “thirrje për përshpejtimin…

Read More

Një 55-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Sarandë, pasi u kap duke transportuar 7 emigrantë ilegalë. Njoftimi i policisë Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 55-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Seven”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç., 55 vjeç,…

Read More

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka propozuar që të krijohet një “Komunitet Politik Evropian”, propozim ky që pritet të shqyrtohet nga liderët e Bashkimit Evropian në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet ditën e nesërme. Sipas projekt-konkluzioneve, synohet të ofrohet një platformë për koordinimin politik për vendet evropiane në të gjithë kontinentin. Nisma mund të ketë të bëjë me Ballkanin Perëndimor, vendet e asociuara të Partneritetit tonë Lindor, vendet e EFTA-s dhe të gjitha vendet e tjera evropiane me të cilat Bashkimi ka marrëdhënie të ngushta. “Një kuadër i tillë nuk do të zëvendësojë politikat dhe instrumentet ekzistuese…

Read More

Vera ka ardhur dhe shumë prej nesh janë të shqetësuar për imazhin, cilat rroba banje do të blejmë dhe në cilin plazh do të shkojmë. Sigurisht e gjithë kjo është e nevojshme, por gjëja më e rëndësishme është trupi ynë dhe nevojat e tij. Pra, si ta kuptoni nëse jeni të dehidratuar? Keni një dhimbje koke të vazhdueshme Truri ynë është në një “qese” lëngjesh. Kur trupi është i dehidratuar, këto lëngje janë të varfëruar dhe truri mund të shtypet duke rezultuar në dhimbje koke të shpeshta. Mundohuni të pini shumë lëngje dhe do të shihni një ndryshim. Keni aromë…

Read More

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se raportimi i partive publike është sipërfaqësor dhe se kontrolli mbi to është formal, ndërsa shton se nuk kanë mjetet e duhura për të çuar më tej kontrollet. “Financimi i partive politike dhe fushatave është rregulluar, ka ardhur në standardin ku jemi sot përmes ndryshimeve të vijueshme. Në 2020 kuadri rregullator i fushatave mund të konsiderohet i plotë. Pasi është përcaktuar kush i financon, kush janë limitet dhe kush i mbikëqyr. A ka vend për përmirësim të sistemit, mendoj që po. Ne diskutime me përfaqësues politik mendoj se…

Read More

Mospjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama në samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër, është kthyer në 24 orët e fundit një “mollë sherri” për politikën në vend. Deputetja demokrate, Flutura Açka i kërkon dorëheqjen Ramës në rast se nuk shkon në Bruksel. Për të lidhja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave është pretekst i Europës që po e përdor kundër regjimit të korruptuar. Shkrimi i plotë Çetat e Ballkanit tuj tregu munxët Europës! Ç’e do Brukselin kur ke Surrelin! Zoti Kryeministër! Kush je ti që i jep të drejtë…

Read More

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka deklaruar se vendi i tij “mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Deklarata e tij u bë në një fjalim para Senatin italian të martën, ku kryeministri Draghi konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Shqipërinë, raporton Euractiv. Ai tha se qeveria e tij është dakord me hapjen e negociatave dhe me zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kujtojmë që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut paralajmëruan dje bojkot të Samitit të Bashkimit Europian më 23 qershor. Rama e paralajmëroi vetë në “Twitter” mospjesëmarrjen në Samitin e Brukselit, ku Shqipëria është e ftuar,…

Read More