Author: tirana

Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku dikur ushtarët romakë u blatonin dhurata hyjnive dhe hyjneshave të tyre. Një grup arkeologësh zbuluan në Holandë një kompleks tempulli romak gati 2000-vjeçar. Zbulimi i ka habitur dhe emocionuar arkeologët, pasi është hera e parë që zbulohen tempuj në zonat veriore të Perandorisë së dikurshme Romake. Kompleksi i tempullit u gjet në një zonë ku nxirret argjilë në fshatin Herwen-Hemeling, në provincën lindore të Gelderland pranë kufirit me Gjermaninë. Zona ndodhet pranë zonës Roman Limes e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjetjet e para u bënë nga arkeologë amatorë,…

Read More

Në një kohë që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut hezitojnë që të marrin pjesë në Samitin e BE-së, i dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, thotë se unioni duhet të bëjë të besueshëm formulën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Duket se nuk do të ketë progres as me çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. A nuk duhet të ndahen dy kandidatët dhe të fillojnë negociatat me Shqipërinë? Ju sapo folët për dezinformimin rus. Maqedonia e Veriut do të jetë një objektiv kyç i dezinformatave ruse, por jo vetëm, gjë që për ne mund…

Read More

Samiti i Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, me shumë gjasa do të mbahet pa pjesëmarrjen e vetë liderëve nga Ballkani Perëndimor. Takimi i së enjtes do të mbahet pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit europian ku do të diskutohet sërish çështja e nisjes zyrtare të bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin, të bllokuara nga Bullgaria. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dje bëri me dije se ka komunikuar me kryeministrin e Shqipërisë dhe me atë të Maqedonisë së Veriut, në lidhje me mospjesëmarrjen në këtë Samit, pasi ata ndihen të zhgënjyer nga mënyra sesi po vepron BE në lidhje…

Read More

Urimi i mëngjesit që tashmë është një traditë nga ana e kryeministrit Edi Rama për ndjekësit në facebook, këtë të mërkurë e ka shoqëruar me pamjen sic edhe shkruan, të shkollës së rilindur “Sami Frashëri”. Po ashtu kreu i qeverisë thekson edhe se kjo shkollë do të jetë gati për sezonin e ri shkollor “MIRËMËNGJES dhe me shkollën e rilindur “Sami Frashëri”, ku edhe pak punë e gjithçka do të jetë gati për sezonin e ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Dita jote është plot energji, aksion dhe aventura, por nervat, polemikat apo edhe gabimet që ndodhin nga nxitimi nuk pushojnë së ekzistuari. E ndjen se ka ardhur koha për të ecur përpara, për të bërë fillime të reja, për të tronditur ujërat e ndenjura dhe për të pasur sërish jetën dhe zhvillimet tuaja të përditshme. Dita është e përshtatshme për ju për të marrë iniciativa për rinovimin e marrëdhënies tuaj, për sa kohë që disa situata nuk i shihni me egoizëm. Nëse nuk jeni në një lidhje, atëherë dita ju favorizon të dilni nga guaska juaj. Vendimet që do…

Read More

Kjo e mërkurë do të jetë me kthjellime në mëngjes në zonë perëndimore. Sipas Meteoalb gjatë ditës në verilindje do të shtohen vranësirat duke u pasuar nga reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 15-20 gradë, ndërsa gjatë ditës variojnë nga 32 °C në veri deri në 31-35°C në zonat e ulëta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perendim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 ballë në det të hapur.

Read More

Romelu Lukaku rikthehet te Inter pas dështimit me Chelsean, teksa sulmuesi nuk ia doli të përshtatej në skemat e trajnerit Thomas Tuchel tek Blutë e Londrës. Megjithatë, nëse i hedh një vështrim të kaluarës së sulmuesve të Chelseat që kanë veshur numrin 9, atëherë Lukaku mund të mos jetë edhe aq për t’u fajësuar. Kjo sepse numri 9 i Chelseat duke i mallkuar pasi me këtë numër në fanellë kanë dështuar në të kaluarën edhe lojtari si Higuain, Torres, Falcao, Franco Di Santo, Sidwella, Crespo apo edhe Boulahruouz. Përjashtim në fakt bën vetëm Tammy Abraham, prodhim i shtëpisë që sot…

Read More

Një episod i frikshëm është regjistruar në Botërorin e notit që zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Notarja amerikane, Anita Alvarez ka humbur ndjenjat teksa ishte në pishinë duke konkurruar dhe për pasojë për disa sekonda qëndroi e zhytur në fundin e pishinës. Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e trajneres së 25-vjeçares rezultoi të ishte vendimtare për jetën e Alvarez, ndërsa me shpejtësi reagoi edhe ekipi mjekësor duke stabilizuar situatën shëndetësore të sportistes amerikane. Alvarez, tashmë është mirë teksa shkaku i humbjes së ndjenjave ishte stresi i madh në bashkëpunim edhe me nxehtësinë e lartë në ambientin ku garohej.

Read More

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar mes debatesh të ashpra miratoi aktin normativ për kompensimin e kompanive që kryejnë punë publike për rritjen e çmimeve nga 5% deri në 30% të vlerës së materialeve. Akuzat se ndërtuesit do të abuzojnë me nismën që qeveria po ndërmerr duke i subvencionuar kanë ardhur si nga opozita ashtu edhe nga vetë mazhoranca. Deputeti socialist Erion Brace tha se shtrenjtimi më shumë se nga lufta, po vjen nga spekulimet që bëhen në tregun vendas. “Ky akt legalizon rritjen e çmimeve. Sa kohë legalizon rritjen e çmimeve ka shumë rëndësi edhe kohë dhe sa është kjo…

Read More

Luçiano Boçi, i zgjedhur nënkryetar i ri në Partinë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha thotë se do të vazhdojnë të shprehin deri në fund qëndrimet e tyre lidhur me reformat e reja. “Rithemelimi” përfaqësohet vetëm në Komisionin për Reformën Zgjedhore nga Oerd Bylykbashi. “Do vazhdojmë të shprehim qëndrimet tona. Do të zhvillojmë tryeza me ekspertë. Do të bëjmë edhe takime me qytetarët për reformën territoriale”, tha ai në ABC Demokrati u shpreh se në shtator do të rikthejnë protestat në vend, pasi siç thotë ai është një kërkesë e vazhdueshme nga qytetarët. “Protesta janë të kërkuara. Ngjarjet janë të tilla…

Read More