Author: tirana

Partia Socialiste është duke zhvilluar zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve dhe Sekretari Organizativ i të majtëve Blendi Klosi sjell në vëmendje se gjithçka po bëhet në salla të hapura. Në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC nga Durrësi, Klosi theksoi se do të ketë një rifreskim të konsiderueshëm të emrave, të kryetarëve të PS në 61 bashki. Ndërsa, duke u ndalur te zgjedhjet vendore vitin që vjen, Sekretari Organizativ i PS-së, tha se nga shtatori do të nisin përgatitjet duke theksuar edhe rolin e rëndësishëm që kanë patronazhistët. “Nuk diskutohet që s’e kemi bërë procesin të…

Read More

Kryeministri Edi Rama është nisur pasditen e sotme në një udhëtim drejt Francës. Rama bashkë me të birin Zaho kanë udhëtuar me një avion linje duke udhëtuar drejt Parisit. Mësohet se kreu i qeverisë do të zhvillojë një vizitë private në shtetin francez. Sot ai ka zgjedhur të udhëtojë me ‘economy class’ drejt Francës duke ndarë fluturimin me shumë pasagjerë të tjerë.

Read More

Britania e Madhe po përjeton një bllokadë të plotë që nga orët e hershme të ditës së martë, pasi mijëra punëtorë hekurudhorë kanë hyrë në grevë, duke lënë rrjetin hekurudhor të funksionojë me një shërbim strukturor, ndërsa aeroportet e vendit tashmë janë paralizuar për më shumë se një muaj për shkak të mungesës së stafit. Greva hekurudhore do të thotë se vetëm rreth gjysma e rrjetit hekurudhor të Britanisë do të funksionojë në ditët e grevës me një shërbim shumë të kufizuar dhe ndërprerje të vazhdueshme. Mbi 40 mijë punonjës do të ndërpresin punën për tre ditë në shenjë protestë.…

Read More

Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili vuri në pikëpyetje pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e Bashkimit Europian që do të mbahet në datat 23 dhe 24 qershor në Bruksel. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një postim në “Facebook”, ka ndarë një video, ku shihet Rama teksa shpërndan dekorata në lidhje me atë që numri dy i LSI-së e cilëson si “hapja imagjinare e negociatave”. “Rama sot bojkoton BE, dje ndante medalje per hapjen imagjinare te negociatave!(VIDEO). Shiheni VIDEON ju lutem. Sot ky Rama bojkoton BE dhe shkruan: ‘Ne diskutuam gjatë…

Read More

Figura enigmatike dhe shpesh e diskutueshme e njohur si Gio Basha sapo është gjobitur me 10 milionë dollarë nga SEC (komisioni i letrave me vlerë dhe këmbimit) dhe kjo nuk është përplasja e tij e parë me ligjin. Sipas medias britanike “Ventsmagazine” në vitin 2011 Basha po hetohej nga FBI dhe DD për pastrim parash me dajën e tij, politikanin shqiptar Alqi Bllako. Por imuniteti diplomatik i Bllakos luajti një rol në rrëzimin e këtij hetimi, megjithatë llogaritë bankare të Bashës u bllokuan dhe pasuritë e tij u sekuestruan. Në vitin 2021 Basha thuhet se fitoi mbi 15 milionë dollarë në…

Read More

Gjumi Gjumi pas ngopjes me ushqim provokon fryrjen, urthin dhe parehatinë. Për këtë arsye, këshillohet të prisni të paktën 30 minuta përpara se të pushoni pas ushqimit. Në këtë mënyrë, do të jeni më pak të rrezikuar nga ishemia. Çaji Çaji është i pasur me tanina, por këto substanca ndikojnë në përthithjen e hekurit në gjak. Ekspertët rekomandojnë shmangien e çajit për të paktën një orë para apo pas vaktit. Frutat Frutat janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe ato duhet të konsumohen shpesh. Megjithatë, përmbajtja e lartë e sheqerit nënkupton më shumë kalori. Ngrënia e më shumë se…

Read More

Të tjera dëshmi zbulohen për vrasjen e Martin Çeços në Maliq. Sipas një bariu të zonës, i cili ka gjetur shapkat e 26-vjeçarit, para se në vendngjarje të mbërrinte policia, ka treguar se tre vrasësit e kanë sjellë Martinin afër liqenit dhe më pas i kanë vënë litarin në fyt. Ai tregon për një emision investigativ, se Martini është tërhequr zarrë me makinë nga tre personat dhe më pas është hedhur në liqen. “Ata e tërhoqën zvarrë me makinë aty re. E mbytën. E sollën këtu dhe e tërhoqën zvarrë. E mbytën. Me litar në fyt dhe e tërhiqnin zvarrë…

Read More

Ben Blushi ka ndarë në faqen e tij të “Facebook” bisedën që ka realizuar me gjyshen e tij, Mynever Shuteriqi, në 98-vjetorin e saj të lindjes. Përmes pyetjeve të Blushit, ajo ka treguar për largimin nga Gjirokastra në moshën 2-vjeçare e deri te njohja me bashkëshortin, shkrimtarin e njohur Dhimitër Shuteriqi. Në një moment, ajo ka rrëfyer se i shoqi, i cili kishte jetuar gjashtë vite në Francë, kur u rikthye në Shqipëri kishte marrë me vete nga ai vend edhe fotografinë e ish-të dashurës së tij, Blanshës. Postimi ME GJYSHEN TIME,MYNEVER SHUTERIQI Shkova të takoj gjyshen. Mynever Shuteriqin Nuk…

Read More

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me pisha në zonën e Spillesë. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat zjarrfikëse të Rrogozhinës. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorë të zonës, të cilët po përdorin mjete rrethanore për neutralizimin e flakëve. Zjarri rrezikon edhe disa biznese si dhe dhjetëra automjete të cilat shërbejnë për kamping.

Read More

Kërkesa në rritje për kokainë në Evropë po nxit ndryshime në rrjetet globale të prodhimit të drogës dhe kriminelët evropianë po prodhojnë tani kokainë dhe metamfetaminë në terrenin e shtëpisë së tyre me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre në Amerikën Latine. Carolina Sampó, koordinatore e Qendrës së Argjentinës për Studimet Transnacionale thekson se trafikimi i narkotikëve midis Amerikës Latine dhe Evropës kryhet përmes mafias shqiptare dhe asaj italiane. “Shpërndarja në Evropë trajtohet nga organizata të tilla si mafia shqiptare apo italiane. Megjithatë, kartelet kolumbiane dhe meksikane kanë ndikimet e tyre. Kolumbianët marrin pjesë në këtë shkëmbim sepse prodhimi më i…

Read More

Në përgjigje të pretendimeve se Vladimri Putin vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se ky fakt po mbahet i fshehtë, Kremlini ka reaguar, duke thënë se lideri rus “po luante hokej” në fundjavë. “Mund t’ju them një gjë që dje, e di, gjatë pasdites ai ishte duke luajtur hokej. Bëhet fjalë për ditën e djeshme, ai po luante hokej dhe pastaj mendoni vetë për shëndetin e tij”, deklaroi zëdhënësi Dmitry Peskov. Dyshimet se Putin mund të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore kanë lindur nga sjellje deri diku të pazakonta të presidentit rus. Megjithatë, Peskov i ka quajtur…

Read More

Gjykata më e lartë administrative e Francës ka lënë në fuqi vendimin mbarëkombëtar për të ndaluar përdorimin e veshjes së kostumeve të notit “burkini” në pishinat publike. Burkini vishen kryesisht nga gratë muslimane, ato mbulojnë të gjithë trupin me përjashtim të fytyrës, këmbëve dhe duarve. Por gjykata franceze tha se nuk mund të lejonte “përjashtime selektive nga rregullat për të plotësuar kërkesat fetare”. Mosmarrëveshja shkoi deri në Këshillin e Shtetit pasi një gjykatë lokale në Grenoble pezulloi ndalimin me arsyetimin se cenonte seriozisht parimin e neutralitetit në shërbimet publike. Kryetari i bashkisë së Grenoble, Eric Piolle argumentoi se njerëzit që…

Read More