Deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës kanë debatuar në Komisionin e Ligjeve për projekt rezolutën e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2021. Deputeti i PD, Dashnor Sula tha se në vitin 2021, vit kur kishte edhe zgjedhje, janë punësuar 12 mijë persona më shumë në administratën publike. Sula kërkoi ngritjen e një grupi pune për të parë nëse punësimet kanë pasur lidhje me zgjedhjet. Ndërkohë, deputeti socialist Pandeli Majko tha se DAP nuk ka përgjegjësi për rritjen e punësimeve. Majko deklaroi se drejtuesja e DAP është personi që ministrat e “urrejnë” më shumë për shkak se është avokat…
Author: tirana
Kamza ishte ndalesa e radhës për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit. Dy kandidatet e përzgjedhura për fazën finale, Migena Qerimi dhe Rebeka Sulejmani, paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Kamëz platformat e tyre të kandidimit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste , Damian Gjiknuri deklaroi se ky proces është një gur kilometrik në rigjallërimin e PS. “Çdo parti kur rri gjatë në pushtet aq më tepër përpara zgjedhjeve vendore, ka nevojë për një shkundje, rigjallërimin për t’u përgatitur për sfidat që na presin. Sfidat nuk janë të lehta, sepse kemi zgjedhjet vendore. Zgjedhjet…
Treni sapo kishte arritur në stacionin e trenit në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës. “Hajde shqipe, zbrit!”, i thirri zëshëm Rama – Dritanit, kryeministrit të Malit të Zi. Dritani, një shqiptar tipik nga Mali i Zi, që nuk e ka prekur dhe shijuar Kosovën, ka jetuar me guston jugosllave dhe mban peshën e kohës, me shqipen e Ulqinit dhe Tivarit. Shqipja e tij kishte një muzikalitet malazez. Edhe rrokjet e shqipes tingëllonin “malazezçe”. Ishte i këndshëm dhe pa komplekse. Një figurë multietnike. Një model i mbetur i vëllazërim-bashkimit të kohës së Titos. Shqiptar tipik i Kosovës së viteve të ‘70-ta. Ishte…
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruan për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë. Teksa e konsideroi marrëveshjen e arritur si rrugën e duhur, shefi i qeveria shtoi se të tjerat janë humbje kohe. “Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”, shkruan Rama.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përjashtuar komisioneren Etleda Çiftja nga procesi i vlerësimit të dosjes së gjyqtarit Altin Abdiu dhe Andri Ymeri, me argumentin se nuk garanton besueshmëri në gjykim. Dy gjyqtarët Andri Ymeri dhe Altin Abdiu kërkuan përjashtimin nga trupa e vlerësimit të komisioneres Etleda Çiftes me motivacionin se nuk mundet një e pandehur të gjykojë një gjyqtar.Burime për tirananews.al bëjnë me dije se sot një tjetër trupë e KPK-së vendosi me shumicë pranimin e kërkesës së tyre dhe shpalljen e papajtueshmërisë së Etleda Çiftjes për të gjykuar.Mësohet se anëtarët e KPK-së pranuan pretendimet se komisionerja Çiftja e…
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku e cilëson idenë për të bojkotuar samitin e BE-së një ftesë ndaj influencave ruse në Ballkan. Me këtë frymë, sipas tij, nisma “Ballkani i Hapur” mbulohet me hijet e një skepticizmi të arsyeshëm. “Bojkoti ndaj ftesave te BE, është “ftese” ndaj influencave ruse ne Ballkan. Është ne nivelin e një skandali te paprecedente diskutimi midis Rames Kovacevskit dhe Vucic dhe plani apo ideja per te bojkotuar samitin e ftesen e BE ne 24-25 qershor per lideret e Ballkanit Perendimor. Per Vucic qe nxit nje Ballkan per ballkanasit,nje Ballkan nen influencen ruse kjo nuk ka asnje…
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u shpreh se qeveria po bën gjithçka që mundet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve sa i përket çmimit të karburantit, por nuk mund ta ndalë luftën në Ukrainë. Shqetësimi më i madh i qeverisë, shtoi ai, është se çfarë do të ndodhë në vjeshtë. Sipas tij, nuk do të ketë vetëm krizë energjetike, por edhe ushqimore. “Vendet serioze po e konsiderojnë seriozisht krizën e afërt. Ne do t’i marrim të gjitha masat dhe i kemi marrë dhe tashmë kemi pasur një iniciativë për politikën e akcizës”, tha ai në një konferencë për shtyp…
“Pagesën e shërbimit të sotëm e ke bërë më 1999”. Kjo është fatura që një mjek në Kosova ka për të gjithë ish anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vetarani Xhevdet Qeriqi, në një shënim në rrjetet sociale, ka zbuluar se si mjeku Burim Jashari nuk pranoi asnjë pagesë për të. Pasi ka kryer shërbimet mjekësore në fund klinika private nuk ka vendosur një shumë në faturë, duke specifikuar se pagesa është bërë në vitin 1999, në kohën kur Qeriqi luftonte kundër serbëve për lirinë e Kosovës.
Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka reaguar pas lajmeve të fundit mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit. Ministria bën të ditur se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm. “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga disa lajme të përhapura në media të ndryshme mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit, sqaron: Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për të mos marrë pjesë në Samitin e BE-së që pritet të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel. Duke cilësuar këtë vendim antikombëtar, lideri historik i demokratëve u shpreh se qëllimi i Ramës dhe Vuçiç është kthimi i rajonit drejt projektit serbo-rus. Më tej, ai ftoi shqiptarët të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatlantik të tyre. “Aleanca pro Putin ne Ballkan reagon! Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit! Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd…
Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal Vitamina A Vitamina A ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme. Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës. Kjo sepse ne priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë gjatë kësaj stine. Prandaj është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës. Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë A nga ushqimi, mungesa e saj…
Në burgjet e Sigurisë së lartë ditën e djeshme ka pasur aksion për gjetjen e sendeve të paligjshme. Gjatë kontrolleve janë zbuluar në dy qeli, përkatësisht në burgun e Peqinit dhe të Burrelit dy pajisje që dyshohet se përdoreshin për komunikim. Bëhet fjalë për televizorë të përshtatur me dekoder të veçantë për të bërë telefonata nga burgu.