Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përjashtohet nga gjykimi i dy subjekteve të rivlerësimit komisionerja nën hetim nga SPAK, Etleda Çiftja. KPK: Nuk garanton paanshmëri

17:01 / June 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
etleda ciftja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përjashtuar komisioneren Etleda Çiftja nga procesi i vlerësimit të dosjes së gjyqtarit Altin Abdiu dhe Andri Ymeri, me argumentin se nuk garanton besueshmëri në gjykim. Dy gjyqtarët Andri Ymeri dhe Altin Abdiu kërkuan përjashtimin nga trupa e vlerësimit të komisioneres Etleda Çiftes me motivacionin se nuk mundet një e pandehur të gjykojë një gjyqtar.
Burime për tirananews.al bëjnë me dije se sot një tjetër trupë e KPK-së vendosi me shumicë pranimin e kërkesës së tyre dhe shpalljen e papajtueshmërisë së Etleda Çiftjes për të gjykuar.
Mësohet se anëtarët e KPK-së pranuan pretendimet se komisionerja Çiftja e cila është nën hetim nga SPAK për falsifikimi të dokumenteve dhe deklarimit të rremë, nuk krijon besueshmëri në vendimmarrjen e saj. Sipas tyre, për sa kohë që Komisionerja akuzohet nga SPAK për vepra penale që lidhen me pasurinë, ngrihen dyshime të forta që kryerja e procesit të rivlerësimit ndaj gjyqtarit Altin Abdiu dhe Andri Ymeri, do të sjellë cenimin e besueshmërisë dhe kredibilitetit të KPK-së duke cenuar edhe procesin e vettingut dhe besimin e publikut te drejtësia.
Në kushtet e këtij konflikti interesi, KPK-së vendosi përjashtimin e komisioneres Etleda Çiftja nga procesi i vlerësimit të dosjes së gjyqtarëve Altin Abdiu dhe Andri Ymeri, që është “de facto” dhe një përjashtim nga çdo proces. Vendimi i sotëm do të shërbejë dhe si precedent për çdo subjekt rivlerësimi që do të kërkojë përjashtimin e komisioneres nga shqyrtimi i dosjes së tij.

Lexo edhe: Përballet me dy akuza/ Shkon në SPAK anëtarja e KPK Etleda Çiftja



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.