TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kievi zbulon rrjetin e spiunazhin rus, bie në grackë politikani ukrainas që punonte për Moskën

00:00 / June 25, 2022

4 Korriku në SHBA pritet të shënojë udhëtime rekord

23:54 / June 24, 2022

Kemi martesë së shpejti? Mariza Ikonomi habit me përgjigjen: Prit njëherë të…

23:49 / June 24, 2022

Kryebashkiaku i Mykolaiv thirrje banorëve: Largohuni nëse doni të mbeteni gjallë!

23:42 / June 24, 2022

Gjermani/ Kryebashkiakja e Berlinit bie viktimë e mashtrimit digjital me video të rreme

23:38 / June 24, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Përballet me dy akuza/ Shkon në SPAK anëtarja e KPK Etleda Çiftja

19:37 / June 11, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja është paraqitur në prokurorinë e Posaçme SPAK, ku mësohet se është njohur me dy akuzat dhe statusin e të pandehurës.

Pasi Prokuroria e posaçme e ka marrë në hetim, anëtarja e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit është përballuar para SPAK me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë.

Tashmë Çiftja është zyrtarisht e marrë e pandehur. Sipas veprimeve hetimore të kryera nga SPAK, ka rezultuar se në Korrik 2017, anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, plotëson deklaratën fillestare të pasurisë. Ndër të tjera, ajo ka deklaruar se është në pronësi të një aseti tokë arë, me sipërfaqe 3440 m2 në Qerret të Kavajës, blerë në 10 Korrik 2006, me vlerë 50 mijë euro.

Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Më parë janë proceduar anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ky i fundit i shkarkuar pasi u dënua me vendim të formës së prerë për falsifikim të formularit të aplikimit që mundësoi zgjedhjen e tij si anëtar i Kolegjit.

Edhe Hajdari u kallëzua penalisht për të njëjtin fakt, si dhe për fshehje të ardhurash. Rreth dy javë më parë SPAK i ka kërkuar gjykatës respektive gjykimin e Ardian Hajdarit për veprat penale “fshehje e të ardhurave” dhe “…deklarim të rremë të pasurisë…”, ndërsa u pushua procedimi për “falsifikim të dokumenteve” me argumentin se dy akuzat e para e përfshijë në vetvete.

Në faqen online të KPK-së sqarohet se Etleda Çiftja është diplomuar si juriste në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Aty thuhet se ajo ka punuar më shumë se 16 vite si juriste, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit. Po ashtu, ajo mban titullin “Avokat” që nga viti 2001. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Klodiana Lala i bën pyetjen e papritur Ervin Karamuços, eksperti i kthen përgjigjen epike: Ty nuk të lejohet të mos e dish këtë gjë

22:50 / June 24, 2022

SHISH për kërcënimet kibernetike: Kemi neutralizuar dhe identifikuar targetin dhe burimin, në rastet më të shumta janë sulmuar…

22:28 / June 24, 2022

Po ‘fluturonte’ me 190 km/h, makina inteligjente kap ‘mat’ shoferin në By Pass-in e Fierit

22:25 / June 24, 2022

Varianti i ri COVID, paralajmëron epidemiologu Alimehmeti: Do ketë dyfishim rastesh

22:16 / June 24, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

SHISH për kërcënimet kibernetike: Kemi neutralizuar dhe identifikuar targetin dhe burimin, në rastet më të shumta janë sulmuar…

22:28 / June 24, 2022

Varianti i ri COVID, paralajmëron epidemiologu Alimehmeti: Do ketë dyfishim rastesh

22:16 / June 24, 2022

Vrasja e biznesmenit Rroli në Laç për hakmarrje, flet autori i krimit: Më rrahën e më thyen këmbët 

21:52 / June 24, 2022

Barometri i Ballkanit për vitin 2022, Bregu: Të dhënat tregojnë rritje të pesimizmit të qytetarëve se vendet e rajonit do t’i bashkohen BE-së

21:32 / June 24, 2022
Te fundit

Kievi zbulon rrjetin e spiunazhin rus, bie në grackë politikani ukrainas që punonte për Moskën

00:00 / June 25, 2022

4 Korriku në SHBA pritet të shënojë udhëtime rekord

23:54 / June 24, 2022

Kemi martesë së shpejti? Mariza Ikonomi habit me përgjigjen: Prit njëherë të…

23:49 / June 24, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.