Kryeministri Edi Rama thotë se ka diskutuar sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për samitin e ardhshëm të BE-së. ‘Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!’- tha Rama.
Author: tirana
Liderët e vendeve pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur” thanë se të mërkurën, do të njoftojnë nëse do të shkojnë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel. “Pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, jemi marrë vesh që nesër në mesditë ta tregojmë vendimin tonë nëse do të marrim pjesë në këtë tubim”, ka shkruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në Instagram. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Vuçiç tha…
Në Samitin e Bashkimit Europian do të diskutohet për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, ndaj edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të martë pati një bisedë me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kjo për të vendosur nëse do të marrin pjesë apo jo në Samit. “Këtë mëngjes, fola me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin rreth Samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, kemi vendosur të shpallim nesër në mesditë vendimin tonë për të marrë, apo jo, pjesë, në këtë takim”. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi…
Pas situatës së krijuar nga rritja e çmimeve dhe protestave të vogla që u mbajtën nga qytetarët në Tiranë, ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës kanë hartuar një draft të ri që mbështet familjet dhe biznesin e vogël, dhe që së shpejti pritet të prezantohet edhe publikisht. Paketa e dytë është krijuar për të përmbushur boshllëqet e së parës. Në paketën e parë financiare që mbyllet këtë qershor, qeveria vendosi tu japë pensionistëve dhe familjeve në nevojë nga 3 mijë lekë për 3 muaj, në paketën e dytë, kompensimi për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, do të…
Në raportin e fundit, Shërbimi Informativ i Shtetit, thotë se organizatat terroriste si ISIS, “Al-Qaida” dhe grupe të tjera ekstremiste, mbeten kërcënim për sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale. Për të përhapur mesazhe radikalizuese dhe rekrutuese, sipas SHISH këto grupe përdorin teknologjitë e komunikimit online. “Grupet terroriste janë shpërndarë në platforma të tjera komunikimi për të decentralizuar edhe më tej propagandën dhe shpërndarjen e retorikës dhe ideologjisë së tyre. Lidhja e elementëve radikalë me luftëtarët e huaj terroristë (LHT) apo organizata terroriste janë faktorë nxitës të aktivitetit të mundshëm terrorist. Gjithashtu, shtetas nga rajoni tashmë pjesë e diasporës ballkanike në vendet evropiane,…
Deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës kanë debatuar në Komisionin e Ligjeve për projekt rezolutën e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2021. Deputeti i PD, Dashnor Sula tha se në vitin 2021, vit kur kishte edhe zgjedhje, janë punësuar 12 mijë persona më shumë në administratën publike. Sula kërkoi ngritjen e një grupi pune për të parë nëse punësimet kanë pasur lidhje me zgjedhjet. Ndërkohë, deputeti socialist Pandeli Majko tha se DAP nuk ka përgjegjësi për rritjen e punësimeve. Majko deklaroi se drejtuesja e DAP është personi që ministrat e “urrejnë” më shumë për shkak se është avokat…
Erion Brace është cilësuar si zëri i vetëm opozitar në PS. Në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate mes deputetit socialist, Erion Braçe dhe zv. ministrit të Infrastrukturës, Ilir Bejtja. Kjo për shkak të Aktit Normativ për të kompesuar kompanitë e ndërtimit pas rritjes së çmimit. Ilir Bejtja: Pavarësisht se prodhojmë në vend hekur, bitum, dhe çimentoja këtyre iu është rritur çmimi i energjisë me të cilin prodhojnë, sepse e marrin energjinë në tregun e lirë. Erion Braçe: Atëherë pse i referohemi bursës? Erion Braçe: Po bëni të njëjtën gjë si tek nafta? Ilir Bejtja: Se bursës i duhet referuar,…
Zbardhet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj, që i shpëtoi atentatit te mbikalimi i Shkozetit. Janë 45 faqe vendim, në të cilat gjenden thuajse të gjitha shkeljet që KPK pretendon që ka gjetur për prokurorin e Durrësit. Në vendim mes të tjerash bie në sy zbulimi i një morie kontaktesh që prokurori ka pasur me njerëz të politikës dhe të sistemit të drejtësisë, ku përmendet edhe lidhja e tij me Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, person me precedentë kriminalë. Pjesë nga vendimi i KPK: 19. DSIK-ja, me shkresën nr. ***…
Një kamerier shqiptar u vlerësua si hero nga mediat malteze pas raportimit se ndërhyrja e tij i shpëtoi jetën një klienteje në lokalin ku punonte. Endri Demaj ishte duke punuar në zonën “Ghar Lapsi” në Pieta, kur e njoftuan se një kliente, Patricia Neto, po mbytej me ushqimin që po konsumonte në lokal. Endri nxitoi të ndihmonte të moshuarën dhe arriti ta shpëtonte nga mbytja. Gruaja tha më pas se pandehu që do të vdiste pasi nuk po merrte dot frymë, por fatmirësisht shpëtoi. Vajza e saj, Carole Khosla, falënderoi Endrin përmes një postimi në Facebook. “I shpëtove jetën nënës…
Liderët e vendeve pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur” thanë se të mërkurën, do të njoftojnë nëse do të shkojnë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel. “Pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, jemi marrë vesh që nesër në mesditë ta tregojmë vendimin tonë nëse do të marrim pjesë në këtë tubim”, ka shkruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Instagram.Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Vuçiq tha se…
Babai i Britney Spears, Jamie Spears sfidon “pretendimet e pambështetura” që ylli i popit përdori kundër tij për të kërkuar përfundimin e “kujdesit ligjor” të tij dhe nëpërmjet avokatëve të tij, kërkon që vajza të kthehet në gjykatë për një çështje të re. Ai kërkoi që Britney të përdorte pasurinë e saj për të paguar avokatët, të cilët po merren me shpërbërjen e konservatorit. Britney akuzoi babanë e saj për “abuzimin e mbrojtjes” si në mediat sociale ashtu edhe në librin e saj autobiografik dhe të cilin Jamie Spears e përkufizon si “të pabazë”, ka nga ato që e kanë…
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e përjashtoi një mundësi që amerikanët e kapur në Ukrainë mund të përballen me dënimin me vdekje. “Këto janë vendime gjyqësore. Ne nuk i komentojmë dhe nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë”, tha Peskov në konferencën me gazetarët. Ai shtoi se Kremlini nuk e di ku janë amerikanët, pasi familjet e tyre thanë se nuk ishin kthyer nga një mision rreth rajonit të Kharkiv. Duke folur për gazetarët, Peskov tha se dy shtetasit amerikanë të arrestuar në Ukrainë ishin mercenarë që nuk mbulohen nga Konventat e Gjenevës dhe duhet të përballen me pasoja për…