Author: tirana

Finalizohet operacioni policor i koduar “Triple”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Goditet një rast i mbajtjes së ambienteve për prostitucion dhe i përshtatjes së tyre për përdorim droge. Gjithashtu, goditet edhe një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal, dy aparatura DVR, dy peshore elektronike dhe katër aparate celulare. Vihen në pranga 7 shtetas, mes tyre pronari i hotelit.…

Read More

Nuk ka ende asnjë lajm të ri për të ardhmen e Angel Di Marias te Juventusi, teksa po kalon pushimet në Ibiza. Bardhezinjtë i kanë ofruar një kontrate me vlerë 7 milionë euro në sezon, plus dhe opsionin për rinovim në sezonin pasardhës. Argjentinasi ndërkohë synon rikthimin në Argjentinë, por një lëvizje e tillë mund të shtyhet për sezonin e ardhshëm. Futbollisti ka marrë dhe dy-tre ditë të tjera në dispozicion për të vendosur për të ardhmen, teksa do të japë një vendim brenda kësaj jave. “Zonja e Vjetër” kërkon të forcojë sulmin pas largimit të Dybala-s, teksa e sheh…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Tirana sot është kthyer në një Beograd të vogël. Për të situata është e njëjtë si në vitin 1944. “Ka edhe një faktor në këtë skenar dhe ai është Soros. Është sponsor i të gjitha projekteve antishqiptare”, shtoi Berisha gjatë fjalës në promovimin e librit “Mos harro kurrë”.

Read More

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës janë publikuar këtë të martë nga Ministria e Arsimit. Gjuha e huaj ishte lënda e parë në të cilën maturantët testuan njohuritë e tyre. Provimi u zhvillua në 9 qershor për rreth 33 mijë maturantë. Testi u cilësua me vështirësi të lehtë deri në mesatare dhe këtë e tregojnë dhe notat e mira, siç duket nga rezultatet e publikuara sot. Për të parë notën tuaj, klikoni këtu.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj priti në një takim dy kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe Evangjeli Veli. Dy sportistët e Klubit Sportiv Tirana, Qerimaj dhe Veli, të cilët po përgatiten për të marrë pjesë edhe në Lojërat Mesdhetare në Algjeri “Oran 2022”, u shpallën kampion në Kampionatin fundit Europian, që u mbajt pak ditë më parë në Tiranë. Veliaj falenderoi dy sportistët dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza për rezultatet e arritura. “Është kënaqësi e veçantë të pres dy miq të jashtëzakonshëm, Erkandin dhe Evangjelinë, të cilët na bënë krenar edhe në…

Read More

“Kërcënimi rus është real edhe për Ballkanin”. Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, tha se mirëpret anëtarësimin e vendit nordik dhe Suedisë në aleancën ushtarake. Po ashtu Rama tha se Ballkani është një hallkë e dobët, dhe për këtë arsye shtoi Rama, eksperienca dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për komunitetin. “Ne jemi në një fron kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të na mësuar, pasi për shkak të historisë e pozicionit të vet e njeh shumë mirë agresorin dhe natyrën e tij. Duke qenë një vend…

Read More

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me homologen nga Finlanda, tha se Sanna Marin ka treguar dhe po tregon mbështetje për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Ne folëm për atë që vjen në ditët e ardhshme, lidhur me çeljen zyrtare për bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I thash që nuk pres asgjë, por Finlanda po përpiqet për të hapur një shteg dhe për ta çliruar procesin. Ne mbështesim futjen e Finlandës në NATO, dy vendet kandidate janë vlerë e shtuar për aleancën. Dyert duhet të jenë të hapura në katër kanatet për këto vendet.…

Read More

Presidenti Ilir Meta është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK-u, këtë herë për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë, mashtrim në KQZ etj. Në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët, i pyetur në lidhje me këtë, Meta tha se artikulli ne median austriake as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston. Po ashtu kreu i shtetit ka paralajmëruar edhe se duke nisur nga 25 korriku ky sistem do të shkundet nga themeli. “Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë, nuk krijojnë asnjë shpërqëndrim jo vetëm nga detyrat e presidentit deri…

Read More

Një tjetër arsenal armësh është zbuluar në kryeqytet. Armët janë gjetur në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ndërsa policia ka mundur të arrestojë poseduesin e tyre. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se armët e zjarrit ishin fshehur në garazhin e një pallati 5 katësh që ishte lëshuar me qira. Bëhet fjalë për pistoleta me silenciator, kallashnikov por edhe snajper. Kujtojmë se pak ditë më parë në Tiranë u zbuluar një tjetër depo me armë. Në një banesë private, u gjetën pajisje që shpërbenin për të modifikuar armët e zjarrit të cilat dyshohet se ishin porositur nga krimi…

Read More

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për mediat, ku foli për cështjen e Parkut Kombëtar të Butrinit. Thirrja që ai bën është që shteti duhet të garantojë ruajtjen. “Shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi, të angazhojë një bord. Nëse qeveria shqiptare nuk garanton dot sigurimin e një vlerë kaq të madhe kobmëtare, si e garanton që bordi do të veprojë siç duhet. Nëpërmjet insititucionit të tij, shteti ka për detyrë që të ruajë këtë parim, si çdo parim tjetër në këtë kushtetutë”.

Read More

Kryeministri Edi Rama, të dielën dhe të hënën deri në orët e pasdites ishte në Kosovë, ku i takoi të gjithë, përvec Presidentes Vjosa Osmani. Por kjo pamje nuk është e panjohur. Në nëntor të 2020, Vjosa Osmani vizitën e parë si kryetare e shtetit e nisi në Shqipëri, dhe në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, u vu re mungesa e kryeministrit Edi Rama. Pos kësaj, Rama e quan Hashim Thaçin ende president. Kur u pyet nga gazetarët se mos ky komunikim publik i Ramës nënkupton “bojkot ndaj Osmanit”, por Edi Rama e mohoi. “Kur unë them presidenti…

Read More