Author: tirana

Talenti kuqezi Armando Broja mbetet një temë e hapur që qarkullon fuqishëm në Serie A dhe Premier League. Në Itali, janë disa ekipe që kanë kryer sondazhe në lidhje me të, ekipe si Napoli, Lazio, Atalanta e së fundmi Bologna, por dëshira e lojtarit është të mbetet në Angli, në Premier League. Në fakt ofertat për të nuk mungojnë nga ishulli. Arsenal prej kohësh është vënë në ndjekje të Brojës, por në të njëjtën kohë edhe ekipe si Newcastle, Everton dhe Nottingham kanë kërkuar informacion zyrtar në dyert e Chelsea. Për Brojën pritet një derbi londinez, pasi së fundmi në…

Read More

Lufta ruse në Ukrainë ka tronditur mbarë botën, por Putin nuk po bën hapa pas. Atje ku raketat nuk ndalojnë, janë edhe gazetarët që raportojnë gjithcka, edhe pse jetën e tyre nuk e kanë të sigurtë. Për guximin dhe për raportimin e tyre nga Mariupoli, gazetarët Mstyslav Chernov dhe Evgeniy Maloletka u nderuan nga Deutsche Welles me cmimim “Freedom of Speech Award”. “Nga të gjitha ato që kam parë në Mariupol më ka mbetur një pamje në kujtesë: kufoma e një foshnjeje që ndodhej në bodrumin e një spitali”. Mstyslav Chernov përshkruan skenën në bisedë me Deutsche Welle. Ky ka…

Read More

Disa turistë kanë përjetuar momente tmerri pasi teleferiku i tyre u bllokua dhe ata u detyruan të vareshin me litar 1000 metra mbi tokë për të shpëtuar. 15 persona mbetën të bllokuar në ajër mbi shtegun Parwanoo në vargmalet veriore të Shivalik në Indi për shkak të një problemi teknik. Katër persona ndodheshin në teleferikun që po ngjitej dhe 11 në atë që po zbriste. Grupi mbeti i bllokuar për më shumë se një orë para se shërbimet e emergjencës të mbërrinin në vendngjarje. Në video shihen turistët duke u evakuuar nga teleferiku me një litar. Në vendngjarje u dërguan…

Read More

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet që të martën të arrijnë pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë. Takimet e tyre zhvillohen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, i cili ka nisur më 2011. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë, ka thënë më 13 qershor se kjo çështje do të rregullohet “duke respektuar marrëveshjen e arritur më 2013”. Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kryesisht serbë nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.…

Read More

Faqet e internetit në të gjithë botën mëngjesin e sotëm u hasën në probleme. Ofruesi i internetit Cloudflare, i cili lidhet me faqet e internetit të shumë bizneseve të ndryshme, përjetoi ndërprerje të gjerë globale që preku faqet më të njohura në internet. Kompania e teknologjisë pretendon se tani e ka identifikuar problemin e se e ka zgjidhur atë. Uebsajtet i dhanë përdoruesve mesazhe “Gabim 500”, duke mos i lënë hapësirë që të shikonin në faqe.

Read More

Në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të bllokut në Luksemburg, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josef Borrell, thotë se bllokada nga ana e Rusisë ndaj miliona tonëve grurë nga Ukraina është një krim i vërtetë lufte. Po ashtu Borrell i bëri thirrje Moskës që të zhbllokojë menjëherë portet ukrainase, për të shmangur pasoja dramatike për botën. “Është e paimagjinueshme që miliona tonë grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesë të tjera të botës njerëzit po vuajnë urinë. Ky është një krim i vërtetë lufte dhe nuk mund të imagjinojmë që do…

Read More

Një skenar filmash ka ndodhur në Tiranë, ku mbrëmjen e së hënës një i moshuar u gjet i vetëvarur në oborrin e banesës. Safet Meçaj, 80 vjeç, u gjet pa shenja jete nga nipi në bodrumin e banesës së tij në vendin e quajtur “Nënstacioni i Selitës”. Ajo që e bën më tragjike ngjarjen është se 80-vjeçari u vetëvra në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike, pasi ka parë bashkëshorten e tij Arta Meçaj të pajetë. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ditën e djeshme pësoi arrest kardiak. Bashkëshorti pasi ka parë bashkëshorten e vdekur ka ndërmarrë aktin…

Read More

Zjarri që ra në një pallat në zonën e Astrit, nisi në garazhin e ndërtesës ku edhe janë djegur katër makina. Një nga banorët e pallatit ka treguar momentet e tmerrit dhe vështirësitë me të cilat është përballur. “Mbrëmë ra zjarri, isha në gjumë. Dëgjova një zhurmë ndoshta plasën motorrat poshtë. Kur dola tek dera korridori ishte mbushur me tym, drita nuk kishim, me zor ndeza dritën e telefonit. Kur dola poshtë nëpër shkallë pashë që i gjithë pallati kishte zbritur dhe unë e gruaja ishim të fundit. Zbritja nëpër shkallë ishte e rrezikshme sepse të merrej fryma nga tymi.…

Read More

Harta e re gjyqësore që kundërshtohet nga një pjesë e mirë e avokatëve, përvec barrës së rëndë që do të ketë tek qytetarët, do të rëndojë edhe në buxhetin e shtetit. Referuar relacionit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re të miratuar prej tyre, rishpërndarja e gjykatave sjell nevojën e ndërtimit të 4 godinave të reja, si edhe rikonstruksionin e një godine ekzistuese. Në shpenzimet kapitale në relacion janë parashikuar fonde për projektet e ndërtimit të godinave të reja të gjykatave të Shkallës së Parë në Tiranë, Durrës, Fier dhe Lezhë. Ndërsa për godinën e Gjykatës së Apelit…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar më tej për projektin e portit të ri të Durrësit, për të cilin thotë se do të jetë një nga portat më strategjike të Mesdheut nga ana e ekonomisë. Kreu i qeverisë teksa ka ndarë një video një facebook, thotë se projekti i integruar me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal. “MIRËMËNGJES dhe me projektin ambicioz të Portit të ri të Durrësit, paraqitur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si projekt i integruar me projektin…

Read More

Zjarri që dogji katër makina dhe la tetë persona të plagosur në Astir dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Sipas ekspertizës e cila nuk ka përfunduar akoma, zjarri është vënë qëllimisht në një prej makinave në garazhin e pallatit në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”. Por flakët janë përhapur dhe për pasojë janë djegur katër mjete e janë plagosur tetë persona. Zjarri u aktivizua pas mensatës së kaluar, rreth orës 01:00. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë larguar për në banesat e tyre.

Read More

Aksident në hyrje të qytetit të Lezhës, pranë ish-fabrikës së letrës. Një automjet ka përplasur një motoçikletë me të cilën lëvizte një person. Për pasojë ka marrë lëndime drejtuesi i mototoçikletë i cili është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. Lezhë /Informacion paraprak Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Shëngjinit”, shtetasja E.L., duke drejtuar mjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin A.N. 47 vjeç, banues në Lezhë, i cili po lëvizte me…

Read More