Author: tirana

Samuel Eto dhe Jose Maria Mesalles e kanë pësuar për evazion fiskal. Ish-sulmuesi është dënuar me 22 muaj burg, kurse ish-agjenti i tij me një vit burg. Dënimi është marrë për fshehjen e rreth 3.8 milionë eurove, në periudhën 2006-2009. Eto’o e ka pranuar akuzën para Gjykatës Penale. Presidenti i Federatës Kamerunase të Futbollit fajëson Messalles, madje e ka paditur për mashtrim dhe shpërdorim në menaxhimin e pasurisë së tij. Për këto akuza po hetohet, ndërkohë që Eto’o ka thënë se në atë periudhë ka qenë fëmijë dhe ka bërë ato që Messalles i thoshte.

Read More

Covid19 duket se është zhdukur, teksa të gjithë mezi po presin t’i drejtohen plazhit dhe të shijojnë të parat pushime pas më shumë se dy viteve plot kufizime dhe me maska në fytyrë. Por sipas virologut të njohur italian Fabrizio Pregliasco duket se është ende shumë herët për të festuar “ditët e lirisë”, pasi rrezikohemi nga një valë e re infektimi me mutacionin e quajtur Omicron5 të Covid19. “Do të na duhet të shqetësohemi edhe për një kohë, fatkeqësisht duhet ta bëjmë sepse transmetueshmëria është shumë e lartë, shumë më e lartë se fruthi dhe lija e dhenve. Omicron 5 po i…

Read More

Flirtimi në punë? Disa shenja të Horoskopit janë pro dhe nuk e humbin rastin të tregojnë interesin e tyre dhe t’i afrohen tjetrit në mënyrë erotike nëse duan. Ndonjëherë, sigurisht, ata thjesht duan të kalojnë një kohë më të mirë në punë dhe nuk kërkojnë asgjë më shumë ose kërkojnë konfirmim që të ndihen më të sigurt gjatë punës. Çfarëdo që të ndodhë nga sa më sipër, e sigurta është se nëse punoni me një nga shenjat e mëposhtme, është mirë të përgatiteni për pak të pafajshëm ose jo “rënie”! Dashi Dashi është një nga shenjat e zodiakut që i…

Read More

Një i ri i cili akuzohet për vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar Armend Xhika në Britaninë e Madhe ka dalë para gjykatës. Mediat britanike raportojnë se 24-vjeçari Luigi Antonacci është vënë në pranga të premten dhe ka dalë është paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës Sheffield nën akuzat për vrasje. I riu shqiptar u qëllua me thikë për vdekje në rrugën “Earl Marshal”, Burngreave, Sheffield, më 13 maj të vitit të shkuar. Xhika humbi jetën në spital. Ndërsa, është bërë po ashtu e ditur se një vajzë 21-vjeçare që u arrestua të premten për rastin në fjalë, është liruar dhe po hetohet në gjendje…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Benida Nishani është kthyer në Itali për disa kohë pas zhvendosje në Shqipëri. Mirëpo, jo gjithçka duket se ka shkuar siç duhet, pasi ajo ka debatuar me komshien, sepse i kishte zënë garazhdin dhe e kishte ofenduar. Përmes një video në Instastory, Beniada ka treguar me plot humor se ishte gati t’i hidhte një kovë me ujë në kokë. “Sa erdha në Itali u zura me komshien sepse kishte vendosur makinën te garazhdi im. Thirra policinë. Vëllai im shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me…

Read More

Zyrtarë të policisë shqiptare kanë vizituar Kolumbinë dhe Ekuadorin për trafiqet e drogës ku janë përfshirë organizata kriminale shqiptare me veprimtari në Amerikën Latine. Kontejnerë që vijnë nga Amerika Latine në Portin e Durrësit dhe ku zbulohen sasi kokaine po shtohen dhe kjo ka shqetësuar edhe policinë shqiptare. Burime për gazetarin e News24 Igli Çelmeta bëjnë me dije se disa efektivë dhe agjentë të anti-drogës së Policisë se Shtetit, por edhe drejtues të lartë të policisë shqiptare janë takuar me homologët e tyre të anti-drogës në Kolumbi dhe Ekuador ku kanë shkëmbyer informacione rreth trafikut te kokainës nga Amerika Latine…

Read More

Ditën e sotme janë rikthyer sërish vatrat e zjarrit në rrethin e Gramshit. Në fshatin Cekin flakët e zjarrit kanë përfshirë një stallë bagëtish në pronësi të kryeplakut të fshatit. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale, pasi në momentin e rënies së zjarrit bagëtitë kanë qenë jashtë stallës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat për 60 minuta kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Read More

Një shtetas polak, 73-vjeçar, është gjetur i pajetë në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku bën me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Mamografia Mamografia është një instrument i rëndësishëm për diagnotsikimin e kancerit të gjirit dhe parandalimin e përhapjes së tij. Çdo grua mbi 40 vjeç duhet ta bëjë atë. Analiza e glukozës në gjak Nëse jeni të predispozuar të prekeni nga diabeti, atëherë duhet të bëni analizat çdo tre vjet. Për fat të mirë mjafton një analizë urine ose gjaku për të kontrolluar nivelin e glukozës në gjak. Niveli i kolesterolit Sëmundjet e zemrës dhe ishemisë janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve të parakohshme. Që nga mosha 20 vjeç një vajzë duhet të masë nivelin e kolesterolit çdo 4 deri në…

Read More

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin ka frikë nga “shkëndija e demokracisë” që po përhapet në vendin e tij, duke shtuar se ai po përpiqej të ndante Evropën dhe të kthehej në një botë të dominuar nga sferat e ndikimit. Gjatë një interviste për gazetën “Muenchner Merkur”, të publikuar të hënën, më 20 qershor Scholz u pyet nëse Putini do të pranonte që Ukraina të anëtarësohej në Bashkimin Evropian. “Presidenti rus duhet të pranojë se ekziston një komunitet i demokracive të bazuara në ligj mes fqinjëve të tij që po afrohet gjithnjë e më shumë së…

Read More

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar përplasjen mes Evi Kokalarit dhe deputetit demokrat, Belind Këlliçi. Ky i fundit e ka paditur aktivisten për shpifje. I ftuar në emisionin “Kontrast”, Vangjeli vlerësoi se Kokalarit do t’i duhet shumë fat për të dalë “pa u lagur” nga kjo çështje. “Disa ditë më parë, gazetarët e javanews.al u vunë në dijeni të një padie me qindra faqe që zoti Këlliçi ka bërë ndaj zonjës Kokalari. Padi që u botua edhe në Shqiptarja.com. Unë i uroj shumë fat e shëndet avokatëve të zonjës Kokalari. Juristët e njohur të konsultuar me kërkesën tonë na kanë vënë…

Read More