Zbulohet emri i punonjësit të policisë i cili akuzohet se ka dhunuar Aldi Ramën. Ky i fundit pas daljes nga burgu vrau me armë zjarri punonjësin e policisë, Saimir Hoxha. Ndaj Myrteza Mehmetajt, prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzën e “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, edhe pse i pandehuri është larguar nga shërbimi në komisariatin e Lezhës dhe tashmë punon si specialist në policinë e Burgjeve, pranë burgut të Fushë-Krujës. “Gjatë kohës kur Mehmetaj ka qënë me detyrë oficer policie në komisariatin e Lezhës dhe gjatë kohës së procedurave të arrestimit të Aldi Ramës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj këtij të…
Author: tirana
Një nga 19 marrëveshjet që nënshkruajtën qeveria e Shqipërisë me të Kosovës, është edhe ajo për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson si projekt me vlera të rëndësishme kombëtare. Ndërtimi i hekurudhës do të krijojë mundësinë që të gjithë aksesin që Shqipëria ka në Detin Mesdhe, t’ia japi dhe Kosovës. “Është një projekt që jo vetëm do të lidhë dy vendet me hekurudhë, por edhe përmes konceptit të dy porteve, portit të Durrësit dhe portit të thatë të Prishtinës. Është një koncept shumë modern që është zbatuar në vende shumë të zhvilluara sa i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje në zonat e plazhit. Aksioni i IKMT është zhvendosur këtë të hënë në zonën e plazhit në Qerretit, ku janë shembur disa kioska që ishin të ndërtuara pa leje.
Ashtu si shumë vende të tjera të Bashkimit Europian, Greqia është përfshirë nga rritja e çmimeve të energjisë, e cila ka nisur që pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Që nga viti i kaluar Greqia ka marrë masa duke vendosur një buxhet prej 7 miliardë eurosh duke përfshirë subvencione për familjet për të paguar energjinë elektrike dhe për të përballuar rritjen e çmimit të naftës. Me vendimin e ri, familjet greke do të jenë në gjendje të blejnë deri në tre pajisje të reja që shpenzojnë më shumë energji elektrike, duke përfshirë kondicionerë, frigoriferë etj. Ato do të…
Aktivistja e opozitës në Bjellorusi, Ljudmila Ramanoviç është dënuar nga Gjykata me 18 muaj burg për një letër që ajo i dërgoi komitetit hetues në fillim të marsit, duke protestuar për përfshirjen e Bjellorusisë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Trupi gjykues e shpalli fajtore për “fyerje” të liderit autoritar të vendit Alyaksandr Lukashenka, pasi e quante “uzurpator” në letrën e saj. Lukashenko dhe qeveria e tij kanë qenë jashtëzakonisht të izoluar që kur ai pretendoi se kishte fituar një mandat të gjashtë presidencial në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht të vitit 2020, duke shkaktuar protesta të…
Pas zhvillimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës, ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, shefi i qeverisë së Kosovës deklaroi se në këtë mbledhje u nënshkruan disa marrëveshje në fusha të ndryshme. Teksa vuri theksin te rëndësia e unitetit, Kurti shtoi se suksesi nuk duhet matur me njëri-tjetrin, por duhet krahasuar me botën. “Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit,…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë, ku zhvilloi dhe një takim mes dy vendeve në të cilin u finalizuan disa marrëveshje. Gjatë vizitës, kreu i qeverisë gjeti kohë që të vizitonte edhe disa prej sipërmarrjeve kosovare Gjatë ndalesës në një kompani në qytetin e Gjakovës, kryeministrit iu bë një dhuratë e veçantë. Rama mori me vete një dyshek të personalizuar me firmën e tij dhe dy flamujt, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë, të stampuar në njërin krah të dyshekut.
Një 42-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Pogradec. Salih Akkurt, rezulton i dënuar me 21 vite burg për veprën penale “Mashtrimi i rëndë, duke përdorur sistemet informative të bankave dhe të kartave të kredit”. Pas arrestimit ai ishte arratisur nga vendi ku duhet të vuante dënimin, teksa i kishin mbetur ende dhe 10 vitë burg. Ndërkohë, ai mashtronte qytetarët përmes ushtrimit të profesionit të fizioterapistit në qytetin e Pogradecit.
Agjentë të policisë shqiptare kanë shkuar në Ekuador Disa efektivë të sektorit të anti-drogës kanë shkuar nga Shqipëria në Guayaquil për të parandaluar tregtinë e kokainës. Burime për “Euronews Albania” bëjnë me dije se zyrtarët e anti-drogës kanë marrë kontakt me homologët e tyre të anti-narkotikut në qytetin më të madh port të Ekuadorit. Ndaj dhe do të shohin nga afër të gjitha procedurat që kryen në portin e Guayaquilit për zbulimin e kontejnerëve të dyshuar, ku mund të fshihet kokainë. Lëndë narkotike, që më pas sillet me konteinerë drejt Shqipërisë, duke përdorur si pikë hyrëse portin e Durrësit.
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin Galilei në Piza të Italisë. Sipas mediave vendase, ai kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet belge për ta ekstraduar. 34-vjeçari akuzohet për veprat penale që lidhen me drogën, shkeljet kundër rendit dhe sigurisë publike. Në momentin kur u ndalua nga autoritetet italiane, ai deklaroi se ishte nisur për në provincën e Pizës për të vizituar familjarët e tij.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar bisedën që ka realizuar me motrën e Nuredin Dumanit, Xhuljanën, e cila këtë të hënë dha dorëheqjen nga detyra në Ministrinë e Jashtme. E reja rezultonte të ishte e pajisur edhe me një certifikatë sigurie në dikasterin e diplomacisë. Në takimin që zhvilloi me gazetaren Lala në një lokal të vogël në kryeqytet, teksa tregoi se si arriti të punësohej në Ministri, Xhuljana rrëfeu se ka vendosur të largohet nga vendi, pasi ndihet e kërcënuar. Ajo përsëriti se nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin kriminal të vëllezërve të saj, dhe se përgjegjësia duhet të bie…
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti zarfin bardh e kuq në kutinë e tij postare. Brenda kishte një thirrje që i kërkonte të paraqitej të nesërmen në zyrën lokale të rekrutimit ushtarak. “Dreqin, tani më duhet të shkoj në Ukrainë!”- kujton ai duke mallkuar me vete. Gjatë një bisede telefonike që zhvilluam bashkë, ai e pranon se e kaploi menjëherë frika. Kreçetov, 35 vjeç, është një punëtor ndërtimi dhe baba i një vajze 2-vjeçare. Ai jeton në Nizhni Novgorod, qytet që ndodhet rreth 7 orë me makinë në lindje të Moskës. Duke folur me nxitim, ai…