Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Begajn si President të Republikës së Shqipërisë. Begaj, prej 31 vitesh ka shërbyer në ushtri. Para marrjes së rolit të shefit të shtabit ai ka shërbyer si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare. Profesionalisht Begaj është një emër i palakuar negativisht. Sa i përket pasurisë edhe ai s’mbetet pas nga të ashtuquajturit politikanë. Madje, në këtë aspekt do ta përfaqësoje fare mirë Presidentin Ilir Meta. Pasuria…
Author: tirana
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot mocionin për heqjen e mandatit të deputetes për Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja, Merita Bakiu, Emilja Koliqi, Ferdinand Xhaferri, Ilda Dhori, Arbi Agalliu, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Selaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Flamur Hoxha dhe Dashnor Sula, i kanë kërkuar Kuvendit ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit për Olta Xhackën. Në mocion sqarohet se kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TÇ shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres…
Ka përfunduar mbledhja e tetë e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila u mbajt në Prishtinë ku dhe u firmosën një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi mes dy vendeve. Përveçse zyrtar, takimi ka qenë dhe miqësor. Ministrat e dy qeverive nuk i kanë rezistuar një seflie bashkë, për ta ndarë më vonë në rrjetet sociale. Një foto e postuar në profilin e ministres për Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, shihen të gjitha ministret në vijë të parë, ndërsa ministrat mbrapa. Ka qenë ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro që ka shkrepur foton ku shfaqen të buzëqeshur.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije ditën e djeshme se do të hiqen të gjitha detyrimet doganore për të gjitha mallrat nga Kosova që do të vijnë në Shqipëri. Edhe ditën e sotme, në konferencën për shtyp nuk dha një datë për këtë por e çoi fokusin tek volumi tregtar duke thënë se ka arritur pak më shumë se çmimi i këpucëve të Cristiano Ronaldos. “Dua të them që ne kemi sot një problem që është i vjetër, nuk është i ri. Sot në mbledhjen që spoa mbaroi ramë dakord për një studim për BE. Ky është një problem që…
Pas firmosjes së marrëveshjeve në Prishtinë, kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se me qeverinë aktuale shkalla e zbatimit të marrëveshjeve është më e larta. Rama nuk i ka kursyer as mesazhet kur tha: Shpresoj ky të konsiderohet fakt dhe jo për të bërë spekulime të tjera politike, sepse jam tërësisht i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës. Po ashtu Rama tha se është dakordësuar për organizimin e Kuvendin e përbashkët në nëntor, si dhe do të ketë një fletore zyrtare të të dyja qeverive, ku do publikohen në fund…
Presidenti Ilir Meta ktheu këtë të hënë në Kuvend për rishikim marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit, si edhe i ka kërkuar Parlamentit që të ngrihet po ashtu një Komision i Posaçëm parlamentar për Parkun Kombëtar të Butrintit. “Përmes një procesi të gjerë dhe solid konsultimi e diskutimi, të mund të prodhojë produktin më të mirë, e përmes një dakordësie të gjerë t`u ofrojë brezave që vijnë zgjidhjen më të mirë për Parkun Kombëtar të Butrintit dhe gjithë pasuritë të çdo lloji pjesë e tij”,-shprehet Meta. Qëndrimi i plotë Me qëllim: respektimin e parimeve kushtetuese dhe vlerave universale;mbrojtjen e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot në konferencën e përbashkët për shtyp me Edi Ramën se nuk ka asnjë të re sa i takon pjesëmarrjes së vendit të tij në Ballkanin e Hapur. I pyetur nga mediat se ccfarë qëndrimi ka tani edhe pas kërkesës së Odës Ekonomike për të qenë e pranishme në Ballkanin e Hapur, Kurti tha se “Ne kemi firmosur 19 memorandume sot dhe kjo është për tu përshëndetur. Marrëveshjet tona janë vëllazërore. Cështja është e ngritur, është e një dimensoni tjetër, nuk është mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk kam asnjë gjë të re për…
Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest me burg për 3 autorët e ngjarjes së Kolanecit, ku u gjet i vrarë dhe i hedhur në rezervuar 26-vjeçari Martin Çeço. Për 3 të pandehurit Bleti Angjo dhe dy kushërinjtë Valter e Edlir Mollaj rëndon akuza vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim. Dy kushërinjtë Mollaj nuk e kanë pranuar krimin, duke thënë në sallën e gjyqit se “Ne nuk kemi faj”. I arrestuari tjetër, Bleti Angjo, ishte pa shkollë dhe nuk dinte as të fliste dhe as nuk kuptonte çfarë bëhej në sallën e gjyqit, por siç raporton “BW”, ai ka…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët në selinë blu, paralajmëroi protesta ndaj qeverisë “Rama3″, duke u shprehur se ato janë në rendin e ditës. “Unë në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një veprimtari shumëplanëshe, sepse PD nuk mund të qëndrojë në një lloj veprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet shumëplanësh. Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës të kësaj partie. Kjo jashtë çdo lloj dyshimi. PD duhet të shfrytëzojë çdo lloj potenciali për objektivat e saj”.
Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, kryetari i PD-së Sali Berisha tregoi edhe vendimet që do të marri PD-ja në marrëdhëniet me Kosovën kur të vijë në pushtet. “Krahas njohjes së gjenocidit, do të jetë marrëveshja e parë, përvec heqjes së taksës në Rrugën e Kombit që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e PD”. Këto qëndrime vijnë në një kohë që sot qeveria Rama firmosi 19 marrëveshje me qeverinë e Albin Kurtit në Prishtinë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për shtyp me gazetarët, prezantoi edhe drejtorin e ri të zyrës së shypit në selinë blu, e që është gazetari i njohur Alfred Lela. Por kjo nuk ka kaluar pa batuta, pasi menjëherë sapo Berisha e prezantoi, Lela kërkoi të thoshte disa fjalë, por nuk kishte mikrofon. Drejtori i ri u zgjat nga Berisha për t’i marrë atij mikrofonin, por kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer ish-kryeministrit i cili mes batutave u shpreh: “A rrofsh, se të marrësh që në fillim mikrofonin tim”. Po ashtu Lela tha se Floriana Garo që…
Policia e Lezhës ka kryer veprime arbitrare ndaj 21-vjeçarit që u vetëvra në Lezhë, pasi ekzekutoi efektivin e policisë, Saimir Hoxha, më 28 shtator të vitit që shkoi. Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet, duke vendosur nën akuzë efektivin e policisë me iniciale M.M., ndërsa nuk ka gjetur prova për dy efektivët e tjerë që në vitin 2019 kishin shoqëruar në komisariat 21-vjeçarin Rama pas akuzave për dhunë ndaj të dashurës së tij. Përfundimin e ka arritur prokurori Françesk Ganaj, i cili më parë për shkak të vonesës në dërgimin e shkresave nga prokuroria në gjykatë, bëri që ndaj të…