Author: tirana

Në mbledhjen e tetë të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, e cila po mbahet në Prishtinë do të firmosen 19 marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjet mes dy qeverisë synojnë të forcojnë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të lehtësojnë jetën e qytetarëve në fusha të ndryshme të jetës. Të gjitha marrëveshjet 1. Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Pranimin e Studentëve në Institucionet e Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. 2. Protokolli Teknik i Pikës…

Read More

Në fund të mbledhjes së përbashkët mes qeverive Shqipëri-Kosovë në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti tha se më 28 Nëntor synohet që të mbahet edhe një Kuvend i përbashkët. “Ju falenderoj për punën dhe prezantimin, në 10 Qershor kur ishim në Prizren kur disktuam idenë në Vlorë, e di që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është dakord, dua ta pyes Glauk, do e takoj sot, që të jemi bashkë me 28 Nëntor, përveç se 1 shekull jemi dhe 1 orë e një çerek me vonesë”.

Read More

Pas debatit që ka krijuar marrëveshja e qeverisë për administrimin e Parkut të Butrintit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend këtë marrëveshje. Kreu i shtetit është shprehur se kjo marrëveshje cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës. Presidenti tha se praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij. “Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet…

Read More

Paris Saint Germain po bën çmos për të siguruar shërbimet e yllit të Real Madrid, Kampionët e Francës janë gati t’i dhurojnë 39 milionë euro në vit sulmuesit brazilian, vetëm që ky i fundit të mos rinovojë kontratën me madrilenët. Talenti 22-vjeçar i refuzoi fillimisht sheikët e Parisit, oferta e fundit nga Parisi mund ta tundojë jo pak. Futbollisti ka refuzuar për të dëgjuar dhe ofertat nga Premier League vetëm sepse dëshiron të qëndrojë te Real Madrid. Sezonin që lamë pas, braziliani u aktivizua në 52 ndeshje dhe shënoi 22 gola.

Read More

Kërkesa e Partisë Demokratike për krijimin e Komisionit për Investimet Strategjike, u rrëzua sot nga Konferenca e Kryetarëve. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e quan vendimin e Konferencës së Kryetarëve si skemë korruptive mirëpo paralajmëroi se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore. “Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”.

Read More

Një nga marrëveshjet e firmosura mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në mbledhjen e sotme në Prishtinë, është edhe ajo për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë. Sipas planit, 1 milionë euro i mbulon Shqipëria, dhe 980 mijë euro Kosova. “Marrëveshja e bashkëfinancimit vjen në vijim të bashkëpunimit 2 palëshe mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës. Synon përcaktimin dhe ndarjen e kostove. Fondi i përcaktuar për të gjithë projektin është 1 milion e 980 mijë euro, kështu që Shqipëria do të mbulojë 51% të këtij financimi dhe pjesa tjetër nga Ministria e Mjedisit të Kosovës. Kjo linjë hekurudhore është…

Read More

Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën e grupit parlamentar të PD, për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Në Konferencën e Kryetarëve është votuar kundër kërkesës së Grupit Parlamentar të PD, për ngritjen e  Komision Hetimor për Investimet Strategjike. Kujtojmë se grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në vend. Nisma mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin…

Read More

Dosja e vrasjes para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan, ku viktimë mbeti Pjetër Xhuvani nuk është mbyllur, pasi sot hetimet janë zgjeruar Prokuroria do të çojë sipas “abcnewsalbania”, një fletë thirrje edhe për deputetin demokrat Gazmend Bardhi, kjo në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por edhe si kryesuesi i listës së PD në Elbasan, ku ka bindje se nga ajo seli është dhënë urdhër për të qëlluar ndaj Pjerin Xhivanit. Krimi i rëndë erdhi pas një debati mbi pretendimet që kishte grupi i badigardëve të PD-së, për disa karta identiteti, për të cilat…

Read More

Gjatë mbledhjes me qeverinë e Albin Kurtit në Prishtinë, kryeministri Edi Rama shprehu po ashtu ambicien për të finalizuar projektin e albanologjisë dhe të një abetareje të përbashkët për çdo fëmijë që mëson shqip. Ndër të tjera Rama theksoi edhe se do të bashkëpunojë edhe me qeverinë e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në mënyrë që në çdo trevë ku flitet shqip të jetë e njëjta abetare. “Projekti për enciklopedinë shqiptarë. Projekti i albanologjisë që merr udhë si vullnet i përbashkët i dy qeverive. Është këtu vendi i duhur se ka përfunduar faza e parë për abetaren…

Read More

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, gjatë mbërritjes së saj në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg, tha se Bashkimi Europian duhet të hapi menjëherë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit për Ukrainën dhe Moldavinë, ky është një moment historik dhe të gjithë duhet të pyesin veten se çfarë do të ndodhë nëse marrim vendime të gabuara. Evropa gjithmonë rritet në kohë të vështira dhe ne jemi gjithashtu në favor të dërgimit të një mesazhi për Ballkanin Perëndimor, duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qartësoi edhe njëherë qëndrimin e qeverisë së Kosovës, që është anëtarësimi në Bashkimin Europian, e jo në nisma rajonale. “Anëtarësimi në BE mbetet synimi ynë i përhershëm. Në mbledhjen e fundit arritëm disa marrëveshje, të cilat janë realizuar dhe zbatuar aktualisht. Jemi duke punuar për marrëveshjet e nënshtruara në të kaluarën. Të gjitha marrëveshjet që do miratohen sot kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve, duke ndërtuar infrastrukturën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve. Po përmend marrëveshjen e pranimin e studentëve, apo ngritjen e grupeve të studimit. Është veti të flasim me gjuhën e rezultatit. Pritshmëritë…

Read More

Një nga marrëveshjet e firmosura mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në mbledhjen e përbashkët që po mbahet në Prishtinë, është edhe ajo për arsimin, ku do të hiqen kufizimet për studentët e dy vendeve. “Do nënshkruhet marrëveshja me ku do të hiqen kufizimet për studentët e dy vendeve, maturantët e Shqipërisë dhe Kosovës do të kenë të drejta të barabarta. Do të ofrohen kuota të vecanta për të rinjtë e Shqipërisë. Në frymën e procesit të Bolonjës do të punojmë për studentët që duan të kalojnë periudha më të shkurtra”,-tha ministri i Arsimit të Kosovës. Ministrja e Arsimit, Evis…

Read More