Author: tirana

Romelu Lukaku dhe Interi janë pjesë e një histori që do të vijojë. Një vit pas rikthimit në Stamford Bridge, sulmuesi belg ka bërë prapaktheu, duke vendosur të veshë sërish fanellën zikaltër. Pas shkurorëzimit në kampionat, Interi kërkon të përforcojë sulmin. Lukaku përkrah Lautaro Martinez dhe Dybala do të krijonin repartin ofensiv më të mirë në Itali. Pasi ka bekimin e Lukakut që të kthehet në San Siro, tashmë drejtuesit e klubit duhet të gjejnë marrëveshjen me Chelsea. Në dy sezone me Interin, Romelu Lukaku ka shënuar 64 gola në 95 ndeshje. Nga këto, 47 gola ai i ka shënuar…

Read More

Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë dhe qëndrimet për çështjen çame, i cili tha se nëse përmendet Çamëria s’ka integrim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, po ashtu vijon të shkaktojë lajm. Këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet “Java Çame” që përkujton gjenocidin mbi çamët, dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se Dendias dhe Mitsotakis duhet të mos harrojnë deklaratën e babait të kryeministrit aktual Mitsotakis, i cili e ka pranuar çështjen çame në takime me ish-kryeministrin Aleksandër Meksi. “Kush pjesë e çështjes çame nuk ekziston, nuk ekziston komuniteti çam? Ja ku i…

Read More

Kancelari gjerman Olaf Scholz në një deklaratë të premten tha se është “absolutisht i nevojshëm” vazhdimi i dialogut me presidentin rus Vladimir Putin, sipas CNN. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve dpa, Scholz tha: “Është absolutisht e nevojshme të vazhdojmë të flasim me Putinin. Dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë, siç do ta bëjë edhe presidenti francez.” “Dhe ka disa vende dhe lider që duhet të flasin me të. Dhe është e nevojshme që ata të jenë të qartë, sepse kur flas me Putinin, them, për shembull, të njëjtat gjëra që ju thashë edhe juve: Ju duhet ta…

Read More

Kur bëhet fjalë për tërheqjen dhe vetëbesimin, shumë do t’i lidhin këto dy tipare me njerëzit në të 20-at apo 30-at. Megjithatë, anketat tregojnë të kundërtën. Një studim tregoi se njerëzit ndihen më tërheqës në të 50-at, sepse ata janë gjithnjë e më pak të interesuar në atë që të tjerët mendojnë për ta. Pikërisht, ata ndihen më tërheqës në moshën 53-vjeçare dhe kjo reflektohet në jetën e tyre seksuale. Sipas rezultateve të studimit, katër nga dhjetë persona rreth të pesëdhjetave (41 përqind) thonë se tani ndihen më tërheqës dhe më mirë në lëkurën e tyre. Përveç kësaj, pothuajse një…

Read More

Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Tiranë, edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Lajmin e dha sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili njoftoi se Festivali do të mbahet në Prishtinë në 4, 5, 6 e 7 gusht, kurse në Tiranë në 26, 27 dhe 28 gusht. “Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! Shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në 4, 5, 6 e 7 gusht, kurse në Tiranë në 26, 27 dhe 28 gusht. Një super lajm! BASHKË”,…

Read More

Dashi Marrja e disa përgjegjësive të reja dhe motivimi i vetes për t’u fokusuar në çështje të rëndësishme, do t’ju bëjë të ndiheni më pak të lodhur. Duhet të vlerësoni kohën dhe paratë ose përndryshe e ardhmja e afërt do të jetë plot me telashe dhe sfida. Partneri juaj dëshiron vetëm të kalojë pak kohë me ju, por ju nuk jeni në gjendje të përmbushni dëshirën e tij. Demi Shmangni sjelljen impulsive ose kokëfortë në mbledhjet shoqërore. Mbani nën kontroll zemërimin tuaj dhe trajtojini të gjithë në zyrë me mirësjellje. Devijimi nga kjo rrugë mund të vërë në rrezik punën…

Read More

Janë publikuar përgjigjet e provimit të Matematikës për gjimnazistët, që pak ditë më parë iu nënshtruan testimit të dijes në këtë lëndë. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar skemën e vlerësimit për provimin e Matematikës në websitin zyrtar, për Maturën 2022. Këtij testimi iu nënshtruan mbi 33 mijë maturantë, ndërsa ishte i treti për Maturën Shtetërore. Testi i Maturës në total ka 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë…

Read More

Nga: Roland Qafoku Më 24 korrik Bajram Begaj pritet të marrë detyrën e lartë të presidentit të Republikës. Për pesë vjet ai do jetë në zyrën e kreut të shtetit, si i 11-ti në këtë post në historinë Shqipërisë. Përpara ka një sfidë dhe pothuajse të gjithë janë në dilemë se si do ta kryejë ai këtë detyrë? Si do sillet me Partinë Socialiste që e zgjodhi dhe si do sillet me Partinë Demokratike që e kundërshtoi zgjedhjen e tij. Si do sillet ai me LSI-në dhe Ilir Metën që pritet të kthehet në krye të saj, pikërisht për paraardhësin…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanual Macron duket se fitoren e tij në mandatin e dytë presidencial, nuk do ta shijojë, kjo pasi ka humbur kontrollin e Parlamentit të Francës. Koalicioni i tij i qendrës ka humbur dhjetëra ulëse në zgjedhjet që kanë shpërfaqur ndasi të konsiderueshme në politikën franceze. Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, ka thënë se situata është e pashembullt. Sipas saj, Franca moderne nuk ka pasur kurrë një përbërje të tillë parlamentare. “Kjo situatë përbën rrezik për shtetin tonë, duke marrë parasysh rreziqet me të cilat jemi duke u përballur si në aspektin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ne…

Read More

Pas zhurmës që u krijua me festivalin e Dua Lipës, “Sunny Hill Festival”, “rikthehet” në Prishtinë. Ishte fillimisht qëndrimi i babait të artistes shqiptare me famë botërore, Dukagjin Lipa që reagoi duke thënë se festivali përshkak të vonesave procedurave nuk do mbahet në Prishtinë. Por tashmë gjërat janë vendosur në ujërat e duhur dhe Festivali do të mbahet në vendin e tij. Po ashtu edhe në Tiranë. Ministria e Kulturës së Kosovës, thotë se “Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz. Një makinë luksoze tip “Range Rover” është përmbysur në rrugë. Nga të dhënat e para raportohet se është plagosur rëndë një person, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë, me të cilët lëvizte makina. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa nuk dihet ende nëse ka pasur persona të tjerë brenda mjetit. Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në rrugë.

Read More

Bota e ka drejtuar vëmendjen tek refugjatët nga Ukraina, të tjerët janë harruar. Në një kohë që miliona vetë vazhdojnë të largohen nga vendlindja. Si është gjendja e tyre? Një vështrim në itinerarin e Ballkanit. “Në luftë kam humbur nënën e dy fëmijëve të mi. Ajo ishte gjithçka për mua”, rrëfen Kiano (emri i ndryshuar) dhe qan. Prej dy muajsh kamerunasi jeton nëkampin e refugjatëve, Lipa, pranë Bihaçit. Kur u njohëm, Kiano qëndronte para kontenierëve të bardhë, ku jetojnë një gjysmë duzinë refugjatësh e flenë në krevatë marinari. Temperaturat kanë kaluar 30 gradë, një vend në hije nuk e gjen…

Read More