Pas 4 ditëve bojkot si përgjigje kundër hartës së re gjyqësore, kjo e hënë ka nisur po me bojkot nga ana e avokatëve në Korcë, që do të zgjasë përgjatë gjithë javës. Kreu i Dhomës së Avokatisë Arben Lena, thotë se avokatët nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore të proceseve penale, civile, administrative si dhe të gjitha llojet e veprimeve hetimore përgjatë kësaj jave. Por nga bojkoti përjashtohen vetëm masat e sigurisë, për të cilat Dhoma e Avokatisë do të diskutojë dhe marrë një vendim në ditët në vazhdim. Gjykata e Shkallës së Parë, Apeli dhe Gjykata Administrative…
Author: tirana
Vendimi për hartën e re gjyqësore kundërshtohet nga avokatët që cilit kanë nisur një bojkot, por gjyqëtarët kanë dalë në mbrojtje. Përmes një deklarate për mediat, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thekson se harta e re gjyqësore, “do të shërbejë jo vetëm për të zbutur sadopak” pasojat e këtij Vetting-ut, “por edhe për t’i dhënë vendit një shërbim gjyqësor sa më cilësor në të ardhmen”. “Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson maksimalisht punën gati tre vjeçare të udhëhequr deri më tani nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me analizën dhe projektimin e hartës së re gjyqësore. Shoqata shprehet…
Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të zhvillojnë pasditen e sotme mbledhjen e radhës. Mbledhja do të mbahet në Prishtinë dhe pritet të nisë në orën 11:15. Ndërkohë, ministrat e qeverisë shqiptare janë nisur drejt Kosovës, teksa po udhëtojnë me autobus. Siç shihet në foton e publikuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në autobus janë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ai i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e Kulturës, Elva Margariti, e Transportit, Belinda Balluku, e Arsimit, Evis Kushi, dhe e Rinisë, Bora Muzhaqi. Agjenda:11.15 – Hapja e…
Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës që mbahet sot në Prishtinë. Shehu shkruan se teksa Rama ndodhet në Prishtinë, Kuvendi në Tiranë për turp bllokon rezolutën ndaj gjenocidit serb në Kosovë.Sipas tij, në atë takim Rama do të tentojë përsëri të servirë në një “tabaka” si ëmbëlsirë “Ballkanin e hapur”, por ai e quan ‘helm’ i kuzhinës së Serbisë. POSTIMI I PLOTËRama ne Prishtine-Kuvendi ne Tirane per turp bllokon Rezoluten ndaj genocidit serb ne Kosove!Rama sot perpara takimit nderqeveritar duhet te sqaroje pse censurohet Mocioni…
Teksa sot do të mbahet në Prishtinë mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, policia ka nisur me zbatimin e planit të masave. Mediat kosovare raportojnë se sot do të ketë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut. “Me datën 20 qershor 2022, në Republikën e Kosovës, në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes…
Qytetarët e Greqisë, të cilët janë në vështirësi financiare nga të gjitha anët, janë në pritje të njoftimeve për kompensim nga qeveria. Konkretisht, rreth mesjavës së ardhshme ata do të njoftohen për ndërhyrjen e qeverisë për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve dhe skema e kompensimit do të zbatohet nga 1 korriku deri në fund të shtatorit. Sipas zyrtarëve të qeverisë, masa do të merret në raport me ndërhyrjen e mëparshme për sa i përket numrit të përfituesve ashtu edhe për shumat që ata do të marrin. Madje, ministri i Financave, Kristos Staikoras, duke folur për SKAI-n, për kartën…
Sinoptikani Hakil Osmani ka paralajmëruar se vendi jonë do të goditet një valë e pazakontë të nxehti. Temperaturat kapërcejnë pas të mërkurës. “Sot deri të martën mbeten temperaturat rreth vlerës 32 apo 33 gradë celsius në orët e mesditës në zona të ulëta ndërsa sa i përket vlerave minimale do të jenë jo më shumë se 11 gradë në zonat malore në orët e para të mëngjesit. Pas ditës së mërkurë kemi ndryshim sa i përket tablosë termike duke bërë që të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Maksimumet në qytetet e zonës së ulët pritet të ngjiten…
Një shqiptar është “arratisur” nëpër rrugët e Romës. I ndjekur nga policia dhe karabinierët ai ka refuzuar që të ndalojë. Ndjekje filmike nëpër rrugët e Romës 39-vjeçari shqiptar lëvizte kundravajtje në rrugët e Vatikanit me një “Dum-Dum” dhe i ka detyruar policët që të qëllojnë në drejtim të rrotave për ta ndalur. Shqiptari me precedentë të ndryshëm penalë kaloi përmes San Pio X, në drejtim të San Pietro. Edhe pse agjentët qëlluan në drejtin të rrotave të tij, ai nuk ndaloi. Më pas një nga karabinierët i është hedhur sipër në pjesën e sediljes së shoferit për ta ndalur me…
Një 38-vjeçare nga Tirana është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjende të dehur. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen M. I., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur”, indormojnë blutë. Përdorimi i alkoolit në timon është një nga kontrollet kryesore që Policia Rrugore e kryeqytetit po kryen testet tek shoferët e të gjitha moshave. Vetëm për këtë shkelje, gjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë konstatuar mbi 1 mijë e 500 shoferë nën ndikimin e alkoolit. Kohët e fundit shqetësues është edhe fenomeni i femrave…
Autoritetet ukrainase thonë se sistemet e mbrojtjes ajrore në rajonin e Kievit rrëzuan një “objekt ajror” rus këtë mëngjes. Shpërthime u dëgjuan në rrethin Vyshhorod, në veri të qendrës së qytetit. Ata nuk dhanë detaje për natyrën e objektivit, ndonëse javët e fundit perëndimi dhe qendra e vendit në përgjithësi janë shënjestruar nga raketat e lundrimit. Administrata Rajonale Ushtarake e Kievit shkroi në mediat sociale se nuk u zbulua tym, nuk pati zjarr dhe nuk raportohet për viktima.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar reforma në BE në mënyrë që të lehtësohen pranimet e anëtarëve të rinj në Bashkimin Europian. Jo vetëm kandidatët për një anëtarësim duhet të përgatiten, edhe BE vetë duhet të përgatitet për zgjerimin e unionit, tha politikani socialdemokrat në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Scholz do të lehtësojë anëtarësimet në BE me reforma “Për këtë duhet që BE të modernizojë strukturat dhe proceset vendimmarrëse. Jo gjithmonë do mund të vendosen mbi parimin unanim të gjitha ato vendime që duhen marrë sot unanimisht.” Scholz tha se do të flasë për këtë në…
Vladimir Putin ka urdhëruar deri në 50 agjentë të fjetur në Britani që të përgatiten për të goditur Mbretërinë e Bashkuar. MI5 beson se lideri rus ka udhëzuar agjentët e fshehtë që të jenë gati për të nisur sulme kibernetike në mes të tensioneve në rritje me Moskën për luftën në Ukrainë. Shefat e inteligjencës kanë frikë se agjentët do të përpiqen gjithashtu të vjedhin informacionin ushtarak dhe të synojnë aktivistët ukrainas dhe disidentët rusë. Burimet kanë thënë për Mirror se spiunët rusë kanë depërtuar në të gjitha pjesët e shoqërisë britanike, duke përfshirë shkollat e larta publike dhe shërbimin…