Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve pro hartës së re gjyqësore: Do t’i japë vendit shërbim gjyqësor cilësor

09:26 / June 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokatet 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi për hartën e re gjyqësore kundërshtohet nga avokatët që cilit kanë nisur një bojkot, por gjyqëtarët kanë dalë në mbrojtje. Përmes një deklarate për mediat, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thekson se harta e re gjyqësore, “do të shërbejë jo vetëm për të zbutur sadopak” pasojat e këtij Vetting-ut, “por edhe për t’i dhënë vendit një shërbim gjyqësor sa më cilësor në të ardhmen”.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson maksimalisht punën gati tre vjeçare të udhëhequr deri më tani nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me analizën dhe projektimin e hartës së re gjyqësore. Shoqata shprehet se harta e re do t’i përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve për dhënien e një drejtësie cilësore dhe në kohë të barabartë për të gjithë.

Specializimi i gjyqtarëve dhe ecja me shpejtësi të njëjtë e çështjeve të ngjashme, në të gjithë gjykatat e Republikës, përbën një synim dhe sfidë që do të përmbushet pa më të voglin dyshim nga riorganizimi gjyqësor i parashikuar në këtë dokument. Për këtë shkak, ajo mbështet dhe inkurajon miratimin sa më parë të këtij dokumenti me rëndësi strategjike për të tashmen dhe të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë”, lexohet në deklaratën e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.

harta gjyqesore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete në makinë 39-vjeçari, dyshimet e para

15:07 / November 15, 2026

Maratona e Tiranës, në garë edhe personat me aftësi të kufizuara/ Vlerësohen me çmime, Bisha: Sporti është për të gjithë

12:57 / November 15, 2026

Protestat e dhunshme në Tiranë/ Arrestohen 3 protestues, procedohen penalisht 18 të tjerë/ Vendosen 44 gjoba

11:47 / November 15, 2026

Punonjëses së Bashkisë Elbasan iu vu tritol në makinë, shkon në tre numri i të arrestuarve

17:41 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.