Furnizimet e armëve për Kievin për t’u mbrojtur kundër agresorit rus mund të përfundojnë në tregun e zi për të ushqyer rrjetet terroriste. Brukseli, Interpoli dhe Pentagoni janë të shqetësuar për këtë, shkruan frenchdailynews. Volodymyr Zelensky vazhdon t’u kërkojë vendeve perëndimore armë për të luftuar kundër pushtuesit rus. Dhe dëshirat e tij plotësohen. Emmanuel Macron, gjatë një vizite në Kiev të enjten, premtoi gjashtë tanke shtesë Cezar, përveç dymbëdhjetë të dërguarve tashmë, raketa antitank, pushkë dhe shumë armë të tjera për të cilat Elysée preferon të ruajë sekretin. “Ndihma ushtarake kolosale”Vendet e tjera në kampin perëndimor nuk janë lënë jashtë. Prillin…
Author: tirana
Një shqiptar dhe një 35-vjeçar sirian janë përleshur me thika në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kretë. Sipas informacioneve të cretapost, të kanë tentuar të zgjidhin mosmarrëveshjet me thika. Sipas burimeve, gjithçka ka ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit në Chania kur një burrë me origjinë shqiptare ka goditur me thikë një 35-vjeçar me origjinë siriane, ndërsa molla e sherrit mes tyre ka qenë një grua, shkruan protothema. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit të EKAB -it, por 35-vjeçari nuk ka pranuar të transportohet me ambulancë në spital dhe ka preferuar të shkojë me mjete private.Atij i është dhënë ndihma e parë në Spitalin…
Nga Marlene Cimons “Washington Post” Studiuesit janë përpjekur për dekada të radhë të shfrytëzojnë fuqinë natyrore të sistemit imunitar të njeriut për të luftuar kancerin, duke synuar të gjejnë mënyrat që përdorin tumoret për të anashkaluar atë sistem mbrojtës. Pavarësisht zhgënjimeve dhe sfidave të hershme, shkencëtarët që studiojnë vaksinat kundër kancerit, besojnë se ato janë tani më afër se kurrë më parë. Ndërsa këto vaksina janë ende shumë larg miratimit nga autoritetet rregullatore, studiuesit mendojnë se përfaqësojnë të ardhmen e terapive kundër kancerit. “Kjo është një periudhë shumë emocionuese për fushën e vaksinave kundër kancerit. Ne kemi bërë shumë përparim në kuptimin se si sistemi jonë imunitar i…
Ekipi olimpik që do përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, nga data 25 qershor deri në 6 korrik, mori sot në dorëzim Flamurin Kombëtar, në një ceremoni të posaçme, ku mori pjesë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe Shefi i Misionit Diplomatik të Algjerisë, Ridha Nebais. Duke i uruar suksese ekipit kombëtar në përfaqësimin e ngjyrave kuqezi, Veliaj tha se sportistët janë diplomatët më të mirë të një vendi. “Mezi pres që të marrim medalje, por mbi të gjitha, të lëmë një…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Çeki, ku një sasi e madhe kokaine është gjetur e shpërndarë në disa supermarkete. Stafi i supermarketit u habit kur gjeti pakot jeshile në kutitë e bananeve që po tregtoheshin. Kutitë ishin dërguar në supermarkete në qytetet veriore në Republikën Çeke. Policia thotë se gjithsej 840 kg kokainë – me vlerë rreth 80 milionë euro – u sekuestruan. Oficerët tani po kontrollojnë dyqanet e tjera në vendin ku janë dërguar kutitë. Droga mësohet se është dërguar nga Amerika Qendrore. Kutitë ishin dërguar në dyqane në qytetet Jicin dhe Rychnov nad Kneznou, në rajonin…
Disa javë më parë Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre prej 20 vitesh me një ceremoni madhështore buzë detit. I ftuar në emisionin ‘Rudina’ fituesi i “BBVIP” është shprehur se tashmë pas dasmës po planifikojnë të ketë një fëmijë tjetër me Emanuelën. Balerini është gjithashtu dhe baba i një vajze tepër të talentuar por kësaj here ai duket se dëshiron një djalë. “Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe për këtë jam duke gjuajtur shumë peshq. Të trashëgohemi me një djalë.”- zbuloi ai.Rikujtojmë se në ditën e dasmës së tyre Ilir së bashku me të ftuarit…
Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është në shënjestër të autoriteteve italiane që pas arrestimit të tij me 20 kilogramë kokainë nga karabienrët e San Benedeto del Tronto në një fidanishte në qytezën Grotamare ku kishte shkuar për të blerë bimë që rriten në vazo dhe në to fshehu sasinë e drogës. Il Resto del Carlino shkruan për ngjarjen e bujshme duke e cilësuar si një histori filmi që në fakt është e vërtetë. Hetimet për ish-kryebashkiakun krahas italisë, janë shtrirë edhe në Shqipëri. Ditët e fundit në portin e Durrësit është ushtruar kontroll në një prej kamionëve të kompanisë së…
Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se ditën e sotme, do të jenë të hapura 24 orë kujdesi shëndetësor për të gjithë ata që vendosin të pushojnë në mal apo në bregdet. Kreu i qeverisë thekson se gjithçka bëhet për një sezon turistik të siguritë, ndërsa tregon se 29 qendra shëndetësore janë në gatishmëri 24/7 në zonat turistike. MESAZHI I RAMËS🏞☀️ 🏖 Kudo ku keni zgjedhur të pushoni këtë të diel, në mal apo buzë detit, kemi siguruar kujdes shëndetësor 24 orë për pushuesit dhe turistët nga veriu në jug, me rrjetin e qendrave…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Long ëay” dhe vihen në pranga 5 persona. Si rezultat u arrestuan në flagrancë D. Xh., 33 vjeç, banues në Kanin, T. B., 36 vjeç, T. Xh., 34 vjeç, S. V., 32 vjeç dhe K. H., 47 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një lokali, me 20 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, një automjet, 10 aparate celulare, si dhe 1250 euro.…
Një 47-vjeçar nga Bari vdiq në det rreth orës 15:00 të ditës së djeshme në Forcatella, në provincën e Brindisit. Ai shpëtoi dy vajzat e tij binjake 11-vjeçare, të cilat nuk mundën të ktheheshin në breg. Burri ishte në plazh bashkë me familjen e tij kur pa dy vajzat që ishin duke u mbytur për shkak të dallgëve të forta të shkaktuara nga era. Ai menjëherë u zhyt në det dhe arriti t’i shpëtojë. Megjithatë, 47-vjeçari mbeti i bllokuar nga dallgët. Pushuesit e tjerë u zhytën për ta ndihmuar, por në kohën kur arritën tek ai, tashmë ishte vonë. Përpjekjet…
Elena e vogël u godit plot 11 herë me një armë që përputhet me një thikë kuzhine, ende të pa gjetur deri tani. Vetëm njëra rezultoi fatale sepse preu enët e arteries subklaviane. Por vdekja e fëmijës nuk ishte e menjëhershme. Kështu mësohet nga burime të Prokurorisë Publike mbi rezultatet e para të autopsisë së kryer ndaj vajzës së vrarë nga nëna e saj, Martina Patti, 23 vjeçe, e cila ka pranuar krimin. Ndërkohë e dyshuara vazhdon të jetë në burg. Vendimi u mor nga Gip i Catania Daniela Monaco Crea, i cili vërtetoi arrestimin e Prokurorisë Publike dhe lëshoi…
Një 44-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Gorizisë për posedim të dokumenteve false të identifikimit. Shqiptari u ndalua për kontroll në ish-kalimin kufitar Sant’Andrea dhe vinte nga Sllovenia. 44-vjeçari i dha efektivëve një patentë shoferi dhe kartë identiteti greke dhe të dyja dokumentet rezultuan tërësisht false. Në kabinë u gjetën edhe dy thika, të dyja me teh 20 cm dhe gjatësi të përgjithshme 34, të fshehura poshtë një ndenjëseje. Shtetasi shqiptar u arrestua në bazë të nenit 497 bis të Kodit Penal, i cili parashikon dënim me burg nga 2 deri në 5 vjet për këdo që posedon dokumente…