Author: tirana

Renato Sanches prej kohës është lidhur me një kalim te Milan, skuadër që kërkon me ngulm shërbimet e tij, por për momentin akoma nuk është mbyllur ndonjë marrëveshje. Sipas “10 Sport” për mesfushorin portugez në garë është futur edhe PSG, të cilët kanë menduar edhe ofertën e mundshme me të cilën mund të tundojnë lojtarin të bashkohet me kampionët e francës. Sigurisht shifra që ofron PSG për Sanches është 30 milionë euro, më e lartë se oferta e Milan 20 milionë euro. Nëse më parë transferimi i Sanches tek Milani konsiderohej i sigurt, tashmë gjithçka është komplikuar.

Read More

Finalizohet faza e tetë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar shtatë muaj më parë. Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Vihet në pranga 1 tjetër shtetas dhe sekuestrohen 8 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate. Shkon në​ 20 numri i të ndaluarve, në 493.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e…

Read More

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj folur si rrallë herë për jetën e tij private teksa ka zbuluar disa të pathëna që nuk i kemi ditur për të. I ftuar në ‘A Live Night’, kantautori ka rreëfyer se si nisi rrugëtimi i tij për t’i hyrë muzikës dhe cili ka qenë personi që e shtyu të bëhej njeriu që është sot. Albani ka zbuluar se në një moshë shumë të vogël ka nisur të shkruajë tekset e tij të para. Kur ka nisur hapat e tij të para ka qenë një zotëri italian tek i cili mori disa leksione kantoje dhe…

Read More

Dy komandantë që mbronin fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port të rrethuar të Mariupolit janë transferuar në Rusi për hetim, siç ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS. Duke cituar një burim të paidentifikuar rus të zbatimit të ligjit, TASS tha se zëvendëskomandanti i batalionit Azov dhe komandanti i brigadës së 36-të detare të forcave të armatosura të Ukrainës, ishin zhvendosur në Rusi. “Oficerët e tjerë të njësive të ndryshme ukrainase u transportuan gjithashtu në Rusi”, sipas një burimi. Muajin e kaluar, Rusia pretendoi se më shumë se 250 luftëtarë ukrainas që ishin të ngujuar në fabrikën e çelikut…

Read More

Nëse Macron të dielën (19.06) e humb shumicën absolute, atëherë ai duhet rregullisht që të marrë mbështetjen e kampeve të tjera politike dhe të bëjë më shumë kompromise për programin e tij qeveritar, shkruan DW. Të dielën zhvillohet raundi i balotazhit për zgjedhjet parlamentare në Francë. Presidenti francez, Emmanuel Macron i trembet humbjes së shumicës absolute në Asamblenë franceze. Një “shumicë e qartë”, për të cilën ai u kishte bërë thirrje në të dyja raundet zgjedhore është e rrezikuar, sipas sondazheve të fundit. Partia e presidentit Macron “Ensemble” mund të marrë 225 deri në 305 vende, bashkë me aleatët e…

Read More

Ditët e fundit Gazpromi ka reduktuar furnizimet me gaz për Gjermaninë e Europën. Praktikë e njohur që Rusia e pakëson furnizimin, thotë ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Ai bën thirrje që të kursehet energji. Vazhdojnë problemet në furnizimin me gaz nga Rusia. Pas Gjermanisë, edhe vende të tjera kanë njoftuar reduktim të furnizimit me gaz nga Rusia. Çekia, Sllovakia dhe Austria bëjnë të ditur se ka parregullsi me furnizimin me gazin rus. Edhe Franca u njoftua të premten, se nuk furnizohet me gaz nga Gazprom. Koncerni italian, ENI bëri të ditur se merr aktualisht 65% të sasisë së gazit…

Read More

Dhjetëra operacione dhe megaoperacione, qindra të arrestuar dhe të proceduar. Kokainë, kanabis, arsenal armësh, punishte për modifikimin e armëve, bimë narkotike, mallra kontrabandë dhe asete të paligjshme, të sekuestruara gjatë kësaj jave, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin. Si rezultat i angazhimit dhe profesionalizmit maksimal të strukturave të Policisë së Shtetit, në një javë, u finalizuan me sukses 2 megaoperacione policore: -Operacioni “Silent”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, gjatë të cilit është zbuluar një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit. Në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan arsenal armësh të llojeve pistoletë…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, sot pritet ta vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas agjendës së siguruar nga Tirananews.al, Rama do të udhëtojë me delegacionin ku bëjnë pjesë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Mirela Kumbaro e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Pas përfundimit të vizitave të dielën, ministrat e Ramës do të udhëtojnë drejt Prishtinës, ndërsa ai vet do të shkojë në Burojë, te familja e ish-presidentit Thaçi. Një…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një biznes në Durrës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në derën e 58-vjeçarit Shaban Aga. Por kjo nuk është hera e parë që i vendoset tritol 58-vjeçarit. Ai tregon se u bënë 5 herë që ka ndodhur e njëjta gjë. “Jo vetëm mbrëmë, por u bënë 5 herë.” Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesi të sotëm, teksa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia thotë se ka identifikuar autorin, shtetasin me iniciale D.K.

Read More

Policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike në kufirin e gjelbër dhe ka vënë në pranga transportuesit. Sipas informacioneve paraprake janë gjetur 3 çanta me lëndën narkotike cannabis sativa, të cilat janë në peshën 50-60 kilogram. Po ashtu forcat e policisë kufitare kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, të cilët dyshohet se bënin transportin e lëndës narkotike drejt Greqisë. Vazhdojnë hetimet nga ana e drejtorisë së qarkut të Korçës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Ky është momenti, kur një automjet kalon në orën 03:11 të mëngjesit të sotëm dhe hedh nga dritarja e pasagjerit lëndën eksplozive në derën e dyqanit të 58-vjeçarit Shaban Aga në Durrës. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet qartë se si hidhet nga makina eksplozivi që tronditi zonën e Kënetës mëngjesin e sotëm.

Read More