Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, ndërsa në pranga ra një 22-vjeçar. Në kuadër të operacionit policor të koduar “ROAD GUARD 26” u arrestua shtetasi Diamant Domi, i cili u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA. Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 22-vjeçari. Sekuestrohen 1 automjet dhe 1 aparat celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve…
Author: tirana
Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu adresua sesionit përmbyllës të Forumit IX Global të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” në Baku të Azerbajxhanit, me temë “Sfidat ndaj rendit botëror”. Duke iu drejtuar shumë personaliteteve të nderuara të pranishëm, Presidenti Meta u shpreh se bota ka nevojë urgjente për paqe dhe siguri, por kjo kërkon një udhëheqje të përgjegjshme dhe të mençur. Ai theksoi se lufta në Ukrainë ka shkaktuar situatën më të rrezikshme dhe më të paqëndrueshme që nga Lufta e Dytë Botërore dhe kjo ka ndikuar rëndë sigurinë në shkallë globale. “Puna për çështjet e sigurisë, duke përfshirë…
Banorët e fshatit Perondi janë ngritur sot në protestë. Ata janë grumbulluar në qendër të fshatit për të protestuar kundër bashkisë së Kuçovës, që i ka lënë në mëshirë të fatit, pa rrugë, pa investime dhe pa kanalizime. Sipas banorëve-kolektori i grumbullimit të ujërave të larta dhe ujërave të zeza nuk është pastruar prej më shumë se 8 vjetësh dhe duke vijuar i bllokuar ai përmbyt jo vetëm banesat por edhe tokat bujqësore të këtij fshati, në raste të reshjeve të pandërprera të shiut. Vetëm gjatë këtij muaji familjet e këtij fshati janë përmbytur dy herë, uji u ka depërtuar…
Nga njësia 3 në kryeqytet, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Tiranë iu rikthye protestës së disa banorëve që preken nga procesi i rindërtimit tek lagjja “5 Maji”. Teksa i siguroi banorët për mbështetjen me pagesën e bonusit të qirasë deri në hyrjen në apartamentet e reja, Veliaj tha se shumica është në favor të zhvillimit dhe projekteve të Tiranës. “Kur Nënë Liza shkoi në Parlament për t’u ankuar, sipas saj, për projektin e rindërtimit te “5 Maji”, njerëzit nuk e dinin që, në fakt, personi që dëgjonte me durim pretendimet e saj…
Shkak i shpërthimit me tritol në biznesin e Shaban Agës në Durrës dyshohet se ka lidhje me një konflikt të djalit të tij, më saktë me një borxh në Angli. Autori dhe djali i Shaban Agës janë konfliktuar në Angli, pasi dyshohet se djali i Agës i ka marrë një borxh. Autori, shtetasi Dardan Kadiu ka ardhur në Shqipëri dhe i ka kërkuar borxhin familjes së djalit me të cilin pati konflikt, por nga Shaban Aga nuk ka marrë borxhin që i kishte djali i tij dhe është konfliktuar edhe me të dhe i vendosi edhe tritolin në biznes. 58-vjeçari…
Një 32 vjeçar është arrestuar në Tiranë për dhunë në familje. Sipas policisë, i riu i ka thyer telefonin të dashurës dhe e ka dhunuar. Nuk dihen se cilat kanë qenë arsyet që kanë nisur debatin mes tyre. “A. C., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Dhuna në familje”, pasi i ka thyer telefonin të dashurës dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Aksidentohet një familje në aksin rrugor Lushnjë-Fier. Shkak është bërë humbja e kontrollit të makinës nga 56 vjeçarja. Sipas policisë në fshatin Gorre, automjeti tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar burrë e grua dhe djali i tyre 17 vjeç. Ata ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën “Sot më datë 19.06.2022, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në fshatin Gorre, shtetasja L. P., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja dhe pasagjerët, shtetasi S. P dhe djali i tyre 17 vjeç,…
Teksa nesër do të mbahet në Prishtinë mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, policia ka nisur me zbatimin e planit të masave. Mediat kosovare raportojnë se sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut. “Me datën 20 qershor 2022, në Republikën e Kosovës, në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit…
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur me thikë një 38-vjeçar. ngjarja ndodhi në Elbasan. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet B.L. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. L., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë shtetasin F. K., 38 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Selanikun ditën e sotme. Një trup i pajetë, i dekompozuar është gjetur nga një peshkatar. Kufoma e cila është në kalbje të avancuar nuk ka kokë dhe këmbë. Sipas informacioneve të Thestival, peshkatari ka lokalizuar trupin mëngjesin e sotëm në zonën detare të Kalochorit, n drejtim të Halastrës. Forcat e Rojës Bregdetare ndodhen në vendngjarje dhe po mbledhin informacione. Trupi i pajetë është marrë dhe është dërguar në mjekësinë ligjore të Selanikut .
Princi William, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis janë shfaqur të buzëqeshur në një foto ku shfaqen të katërt me një sfond shkembor dhe me rërë. Fëmijët e Dukës së Kembrixhit janë fotografuar të qeshur në një foto të publikuar për të shënuar Ditën e Babait. E marrë në Jordani vjeshtën e kaluar, Princi Louis, i cili kohët e fundit luajti një rol kryesor në Jubileun Platinum të Mbretëreshës, është ulur mbi supet e babait të tij me Princin George dhe Princeshën Charlotte në secilën anë. Të tre fëmijët tetë vjec, shtatë dhe katër vjeç, shfaqen të qeshur në…
Policia ka zbarkuar në terren, ku po ndërmerr një aksion për drogë në të gjithë vendin. Mësohet se aksioni i policisë, që janë kontrolle të përjavshme që bëhen në zonat e cilësuara si risk, është shtrirë në Shkodër, Malësi të Madhe, Krujë, Vlorë dhe Tepelene. Kujtojmë se Policia e Shtetit i ka kërkuar OSHEE edhe një hartë të riskut për vjedhjen apo humbjet e energjisë elektrike, që vidhet duke u përdorur në shtëpitë e kultivimit të drogës dhe kriptomonedhat.