Author: tirana

Ironia dhe batutat e kryeministrit Edi Rama, nuk munguan as në mbledhjen e sotme me qeverinë e Albin Kurtit në Prishtinë. Rama tregoi se para nisjes së ceremonisë zyrtare, ishte një qen të lehnte por që pushoi kur himnet e dy vendeve u dëgjuan. Sigurisht që kryeministri shqiptar e përdori këtë për të treguar se mes tij dhe Albin Kurtit nuk ka mosmarrëveshje. Ai tha se për çështjet që nuk merren vesh, janë të hapur t’i ndajnë. “Faleminderit për ndalimin e shiut se ka pasur herë pas herë reshje 20 minutëshe. Ishte një qen që lehte para se të nisnin…

Read More

Pas fjalës hapëse të mbledhjes së qeverive Shqipëri-Kosovë, kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke përmendur marrëdhënien me kryeministrin Albin Kurti, ku tha se me të ka një sinergji të veçantë. Kreu i qeverisë shqiptare tha edhe se këtë sezon veror, nuk duhet të ketë kontrolle në kufi. “Falenderoj Albinin, duke thënë publikisht që në sy të gjithë atyre që na ndjekin se është një kënaqësi e veçantë. Kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë. Dua t’u kujtoj ministrave se kemi një protokoll të nënshkruar në prill në Morinë për kalimin praktik të kufirit. Në këtë sezon…

Read More

Nga: Alban Daci Shqipëria, është pjesë e efekteve të Luftës në Ukrainë, e cila në fakt nuk është një luftë vetëm mes dy vendeve, por është një luftë që në terma ekonomik ka pasoja europiane po e po, por edhe globale! Kjo duke pasur parasysh sasinë e madh të prodhimit të drithërave që ka Ukraina që tashmë në gjendje lufte, do të prodhojë shumë pak në krahasim me sasinë që do të prodhonte në kohë paqeje! Arsyeja e dytë që lidhet me rritjen e çmimeve janë sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë, më të ashprat të aplikuar në 70 vitet e…

Read More

Në nisje të mbledhjes së përbashkët me qeverinë “Rama 3”, kryeministri Albin Kurti tha ndër të tjera se marrëdhëniet mes vendeve janë dëshmi se kurrë nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike, dhe se suksesi në të gjitha fushat e tjera është i garantuar. “Sfidat janë të shumta dhe situata politike botërore duket shumë e rënduar, por mund ta lexojmë këtë gjendje më qartë kur problemet shfaqen më hapur jo vetëm në burimet historike. Përcaktimi ynë është më i thjeshtë, parimi dhe strategjia jonë njesohen kur situata e madhe gjendet e detyruar të deklarojë rreshtimin e vet. Këto mbledhje qeverish tingëllojnë…

Read More

Delegacioni i qeverisë shqiptare, është pritur nga kryeministri Albin Kurti. Kryeministri Edi Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Garda Kombëtare e Kosovës. Rama shtrëngoi duart me delegacionin e Kosovës, ndërsa Kurti me atë të Shqipërisë. Ky takim, vjen në kuadër të mbledhjes së 8-të të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, aty ku pritet që të nënshkruhen 19 marrëveshje.

Read More

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antikanabis “Vallas” ku janë sekuestruar 246 kg kanabis dhe janë arrestuar 8 persona. Të arrestuarit janë Ardjan Tahiri, Besmir Rexhepi, Hekuran Myrtja, Liljana Çopani, Arben Uruçi, Danjela Hasani. Shpallen në kërkim 8 të tjerë, si bashkëpunëtorë në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. -Ardjan Tahiri, 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;-Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;-Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;-Liljana Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;-Arben Uruçi, 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe-Danjela Hasani, 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase…

Read More

Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka shtyrë vizitën e tij për në Afrikë dhe njoftoi po ashtu një mbledhje të pazakontë të kardinalëve. Sigurisht që ky zhvillim nuk është aspak i zakonshëm, pasi prej kohësh përflitet për një dorëzim të postit. Kjo edhe pasi kohët e fundit Papa është parë me karrige me rrota për shkak të problemeve me gjurin. Dorëheqja e një Pape ishte e pamendueshme derisa Benedikti XVI u tërhoq nga posti i tij në vitin 2013, duke argumentuar se nuk mund të vazhdonte më për shkak të gjendjes së tij fizike dhe shëndetit mendor. Në vitin 2014,…

Read More

Adrian Bujupi është përfolur prej disa kohësh se është në një lidhje me ish konkurrenten e Përputhen, Jasmina Kadriu. Shkak për këto thashetheme është bërë afrimiteti mes dyshes. Megjithatë, burime pranë këngëtarit kanë mohuar këtë gjë, nga ana tjetër, Jasmina ka lënë vend për dyshime. Mirëpo, së fundmi ata janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Në mesin e të ftuarve për ditëlindjen e Sara Hoxhës, partneres së Ledri Vulës, ishte dhe Ardiani. Krah tij nuk mungoi as Jasmina. Të jetë kjo paraqitje një konfirmim i lidhjes?

Read More

Një turiste 80-vjeçare është zhdukur mëngjesin e sotëm në Greqi. Sipas medieve greke turistja nga Austria kishte kaluar natën bashkë me të shoqin në plazhin e Ierapetras, në Kretë. Por mëngjesin e sotëm kur i shoqi u zgjua u ndesh me një të papritur, e shoqja e tij mungonte. Pasi kërkoi në zonën përreth, por pa suksese, bashkëshorti i 80-vjeçares telefonoi policinë ku denoncoi zhdukjen e të shoqes.

Read More

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Vallas” në Shkodër. Arrestohen 6 shtetas dhe shpallen në kërkim 8 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sekuestrohen, në banesën e njërit prej të arrestuarve, 246 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis Gjithashtu, konstatohen dhe asgjësohen me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas, Shkodër, si dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje. Në vijim të kontrolleve masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen…

Read More

Prishtina do të presë sot mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Gjithçka është bërë gati për pritjen e kryeministrit Edi Rama dhe të delegacionit që e shoqëron. Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel, ku delegacioni i qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, derisa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Rama nga kryeministri Albin Kurti. Mbledhja e dy qeverive do të fillojë në orën 11:15, ndërsa më pas është planifikuar një konferencë për shtyp. Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në hotelin ku do të mbahet mbledhja. Ai është fotografuar…

Read More