Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Nëse përmendni Çamërinë s’ka integrim në BE”, Idrizi-kryediplomatit grek: Gjuhë arrogante

10:36 / June 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
idrizi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë dhe qëndrimet për çështjen çame, i cili tha se nëse përmendet Çamëria s’ka integrim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, po ashtu vijon të shkaktojë lajm.

Këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet “Java Çame” që përkujton gjenocidin mbi çamët, dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se Dendias dhe Mitsotakis duhet të mos harrojnë deklaratën e babait të kryeministrit aktual Mitsotakis, i cili e ka pranuar çështjen çame në takime me ish-kryeministrin Aleksandër Meksi.

“Kush pjesë e çështjes çame nuk ekziston, nuk ekziston komuniteti çam? Ja ku i keni brenda në këtë sallë, nuk po përmend numrat. Nuk ekziston gjenocidi? Janë me mijëra të vrarë, familjarët tanë, prapë do t’i dëgjoni këtu nga rrëfenjat nga dëshmitarët okularë? Nuk ekziston çështja e të drejtave të njeriut? Të gjithë e dinë se akoma pleqtë shqiptarë të Çamërisë kur duan të shkojnë të shohin dhe njëherë shtëpitë e tyre, i ndalojnë në kufi. Të gjitha këto pjesë që përbëjnë çështjen e shqiptarëve të Çamërisë janë aty, janë në këmbë dhe unë nuk e di se kush pjesë nuk ekziston. Më duhet t’i kujtoj ministrit të Jashtëm të Greqisë së sotme, por dhe kryeministrit të sotëm, as më shumë e as më pak, por babain e kryeministrit të sotëm Mitsotakisin e parë, i cili në takimet me z. Meksi e ka pranuar ekzistencën e çështjes çame, madje kanë pranuar që të ngrenë dhe komisionet mikse duke filluar nga ngritja e varrezave për partizanët çamë të rënë në Greqi. Të paktën, të paktën të vdekurit t’i trajtojmë njësoj. Ne jemi të detyruar të vazhdojmë betejën tonë për drejtësi. Të gjithë ata që thonë heshtni, ne nuk heshtim dot për familjarët tanë, por bëjnë mirë të mos heshtin ata”.

Shpetim Idrizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.