Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ballkani i Hapur, Albin Kurti nuk tërhiqet: S’kam asgjë të re

14:00 / June 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama kurti3 1 770x390 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot në konferencën e përbashkët për shtyp me Edi Ramën se nuk ka asnjë të re sa i takon pjesëmarrjes së vendit të tij në Ballkanin e Hapur.

I pyetur nga mediat se ccfarë qëndrimi ka tani edhe pas kërkesës së Odës Ekonomike për të qenë e pranishme në Ballkanin e Hapur, Kurti tha se “Ne kemi firmosur 19 memorandume sot dhe kjo është për tu përshëndetur. Marrëveshjet tona janë vëllazërore. Cështja është e ngritur, është e një dimensoni tjetër, nuk është mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk kam asnjë gjë të re për të thënë”, u shpreh Kurti.

Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se nuk është problem që nuk bie dakord me Albin Kurtin për pjesëmarrjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur.

“Jam shumë i lumtur për cdo investim të huaj që vjen në Shqipëri, por ne kemi nevojë për kampionët tanë, që janë ata që bëjnë sipërmarrje në Shqipëri, Kosovë e kudoqoftë dhe që përfaqësojnë ambicien e sipërmarrësve shqiparë. Unë takohem me bizneset e Kosovës në Kosovë apo Shqipëri, por kjo nuk ka të bëjë me marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës dhe nuk duhet të përfshihet ëktu asnjë spekulim, sepse nuk është i vërtetë. Spekulime mund të bëni, se ju jetoni me to, por e vërteta është se ne jemi shumë pozitivë në raport me Kosovën, me marrëdhëniet, dhe nuk ka asnjë diskutim se për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe për Kosovën, ne nuk jemi dy. Kur vjen puna për Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit janë çështje të natyrës konceptuale. Fakti që nuk biem dakord për çdo gjë do të thotë që jemi në rregull”, u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.