Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët në selinë blu, paralajmëroi protesta ndaj qeverisë “Rama3”, duke u shprehur se ato janë në rendin e ditës. “Unë në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një veprimtari shumëplanëshe, sepse PD nuk mund të qëndrojë në një lloj veprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet shumëplanësh. Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës të kësaj partie. Kjo jashtë çdo lloj dyshimi. PD duhet të shfrytëzojë çdo lloj potenciali për objektivat e saj”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
